Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alfred Lela
Disa vite më parë, pat shërbyer një shkrim i imi te gazeta MAPO, që i bënte jehonë kritike një takimi të ambasadorit amerikan të asaj kohe Alexander Arvizu me Shpëtim Idrizin e PDIU, si një përpjekje për të krijuar sipas meje një ‘opozitë të simuluar’. Disa javë pas shkrimit u shkëmbyem rastësisht me z. Arvizu në një mjedis të kryeqytetit, dhe pas disa batutave i thashë “siç keni thënë vetë, z. Ambasador, le të biem dakord për të mos rënë dakord”.
Kanë kaluar shumë vite prej atëherë, dhe me Alex Arvizunë jemi miq edhe sot. Shumë ka ndryshuar për të dy, por jo ideja e “të rënit dakord për të mos rënë dakord”. Nuk mund të bie dakord as me pasardhësen e dytë në radhë të Arvizusë, zonjën Kim e cila është vazhdimisht në kërkim të një ‘opozite të simuluar’. Me të tillë kupto një fashë në Partinë Demokratike, e cila qartësisht nuk reflekton dhe as përfaqëson shumicën, së cilës i krijohen hapësira, lehtësira dhe iluzione ku ajo mund të varë idenë së është faktori kryesor në opozitë apo ‘opozicioni i vërtetë’. Të paktën që pranohet prej amerikanëve.
Historia na tregon se nuk është hera e parë që partitë në pushtet, me pjesëmarrjen amerikane, janë munduar të farkëtojnë opozita të reja, të cilat janë garantuese të një pax politicae që mund ta paqtojë teatrin politik lokal, por than procesin politik si të tillë, zbeh garën, shtrembëron konkurencën dhe krijon institucione të dobëta të denja për një banana republic.
Si Berisha në pushtet në periudhën 1992-1996, ashtu dhe socialistët më pas, në periudhën 1997-2004, kanë bërë përpjekje të të gjitha mjeteve për të sendërtuar fraksione apo parti në opozitë, duke u dhënë atyre formën e ‘opozitave të vërteta’, me të cilat mund të negociohet, diskutohet dhe bëhen pakte të rëndësishme kombëtare.
Të gjitha përpjekjet, në një formë a një tjetër, kanë marrë edhe një dorë ndihmë nga amerikanët. Të gjitha në mënyra të ndryshme kanë shkuar njësoj: në dështim. Partia Demokratike ka qenë posaçërisht e dhunuar në proceset e saj të brendshme. Përpjekja e vjetër për ta larguar Sali Berishën ka prodhuar paradoksalisht edhe më shumë Sali Berishë. Duke filluar nga mocionistët, që u bënë PAD në fillim të viteve ’90, te Eduard Selami pak vite më vonë, Genc Pollo edhe pak më tej, e për të ardhur te më e famshmja, në banalitet, e ‘opozitave të simuluara’, ajo e viteve 2019-2021, të gjitha kanë patur jetë dhe vepër të ndryshme, por fund të njëjtë. Nuk ia kanë dalë as të ngrihen vetë në rolin e opozitës, dhe as të shkatërrojnë forcën opozitare prej së cilës kanë dalë. Investimi ndërkombëtar te e ashtuquajtuar ‘opozitë e re’ ka qenë maksimal dhe grotesk. Që nga photo ops deri te shoqërimi në fushatë, takime e deklarata mbështetëse, të gjitha të dizajnuara për të ndihmuar ‘opozitarët e vërtetë, ata të konsensusit, atdhedashurisë etj., etj.,” kanë bërë të kundërtën: I kanë hedhur edhe më thellë në honet e politikës. Deputetë të ‘opozitës së re’, aleatët e djeshëm të qeverisë dhe ndërkombëtarëve do të mbahen mend vetëm për sound byte-t e pavdekshme, memet seriale dhe asgjë më shumë. Por turpi i tyre nuk u mbetet vetëm atyre.
E njëjta gjë po i ndodh edhe një grupi shumë më cilësor deputetëtsh të Partisë Demokratike. Edhe pse me grada, profesione, të regjur në zanatin e politikës, me disa mandate deputeti në xhep, e me radhë, ata janë kthyer në ‘Kërpëratën’ e re të qeverisë dhe ndërkombëtarëve.
Tani, sa janë në qendër të vëmendjes do t’ju shijojë e gjitha, por nuk do kalojë shumë dhe do të vijë edhe fundi i së gjithës. I cili, sipas leksioneve të historisë së re të paktën, do të jetë i njëjtë me “Kërpëratat” e tjera të opozitave të opozitës.
Por, edhe turpi mbërrin gjithmonë. Ai është më i ngadaltë, por kur vjen rri edhe më gjatë. Të paktën nga literatura politike nuk zhduket kurrë.
Në fund, sa për kujtesë, e vetmja “opozitë amerikane” me fat ka qenë ajo e viteve 1991-1992.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38