Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alfred Lela
Lulzim Basha duhet ta ketë ditur se mënyra e vetme për t’a mbajtur përreth, ose pas vetes, një pjesë të atyre që, deri para 6 marsit përvijoheshin si anti-berishistë apo pro-amerikanë, ishte një rezultat pozitiv në 6 bashkitë në garë. Para se zgjedhjet të mbaheshin dhe rezultatet të shpalleshin, ai i furnizonte ndjekësit dhe strukturat partiake me sondazhe të rrejshme, ku Berisha kishte ‘kthyer shputat nga dielli’. Një prej zyrtarëve të tij ishte i bindur, vetëm dy ditë para së dielës së 6 marsit dhe bazuar në sondazhet e brendshme, se Basha e mundte Berishën.
Kur Vora u pa e humbur që mbrëmjen e së dielës, falë votimit dhe numërimit elektronik dhe, kur nga paraditja e së hënës u duk qartë se dështimi i radhës po ulej këmbëkryq në agorën e debatit publik, Basha filloi të merrte ndaj fakteve pozicionin final të humbësit të keq: mohimin nëpërmjet shpikjes së një realiteti paralel. Duke thënë se nuk kishte humbur asnjë garë, ai po fitonte kohë për të parë se si mund të konfiguroheshin forcat, tashmë që Berisha ishte afruar te portat e PD, jo me turmat dhe kërcënimin e marrjes së selisë ala 8 janar, por me rezultatin e ftohtë të 6 marsit. E kuptoi shpejt se 6 marsi i kishte marrë edhe ndjekësit e fundit, duke i lënë vetëm një grusht besnikësh në zyrat e selisë, dhe thuajse gjysmën e kryetarëve të degëve lokale. Dyzet prej tyre, nga rreth 80 degë të Partisë Demokratike, u shfaqën në një takim me Bashën. Me qëndrime që ngjanin katërcipërisht, shefat lokalë iu kundërvunë deputetëve. Në këto qëndrime nuk kishte thelb politik, por një përplasje e qëndrestarit provincial me oportunistin e qendrës. Të parët ruanin besën me kryetarin, ndërsa të dytët, kur shihnin anijen që po fundosej donin të shpëtonin lëkurën politike, apo thjesht një karrierë të mundshme.
Ata që deri më 7 mars kishin qenë në këtë anë të llogores bashkë me Bashën, tani shiheshin vëngërt nga pozicione të kundërta. Deputetët kishin epërsinë e mbulimit mediatik, ndërkohë që kryetarët lokalë përhapeshin në publik vetëm nga zyra e shtypit e PD, ende nën komandën e Bashës. Nëse të parëve u bërtiste ndërrimi i kampeve sa hap e mbyll sytë, të dytëve u shquhej banaliteti te fakti se, ashtu si kryetari i tyre, pas 6 marsit ishin funksionarë të vulës, por pa mbështetje në bazë. Si dhe Basha ata ishin irrelevantë politikë. Shumë prej tyre nuk ishin ndeshur më 6 mars, por nëse do të kishin qenë në garë, të korrat e tyre do të ishin njëlloj si të kolegëve.
Pasë ardhur nga kjo gjendje apolitike, një pjesë e tyre, cytur sipas gjithë gjasave nga Basha, filluan të artikulonin se Berisha duhej të bënte një hap pas. Të njëjtët që bënin be e rrufe se ish-kryetari i PD ishte tashmë një gjë e së shkuarës, për t’u përgënjeshtruar nga 6 marsi, tani kur Berisha u kishte marrë hapësirë në të tashmen dhe kërcënonte nga e ardhmja, i kërkonin që, me dëshirën e tij dhe vendimin e tyre të rihidhej në të shkuarën. Pra, t’jua falte irrelevancën politike dhe të futej edhe vetë në të.
Nuk i kërkonin Berishës një lexim politik të fatit të PD, as edhe shpalljen e fraksionit të tyre në gjirin e zhvillimeve të ardhme, dhe as përballeshin me faktin që kishte prodhuar 6 marsi, por thjesht jetonin në Tramvajin me emrin dëshirë të makinistit Lul Basha.
Ndryshe nga një pjesë e mirë e deputetëve, kryetarët e degëve dhe kryetari i selisë, nuk e pranojnë disfatën dhe kutojnë se, duke e dëshiruar të pandodhur, do të shndërrohet në mosqenie. Duke harruar se negociata, modulet e saj, fillimi i një procesi politik bashkimi dhe pajtimi, ndodh si fazë e dytë e së parës: të pranuarit e të qenit pakicë. Baza e partisë, si ajo që doli në votimet e 6 marsit, ashtu edhe refuzuesit e procesit, e ka dhënë verdiktin. Certifikimi, kësaj radhe nuk është kryer nga Jemin Gjana dhe, rrjedhimisht, qëndron.
Kokëfortësia e mosnjohjes së 6 marsit dhe opsioneve të reja të tij është banalitet politik. Sa më shpejt të braktiset ky banalitet, aq më parë mund të fillojë një proces rikthimi dhe vërtetësie. Nëse zgjidhet kahu i kundërt, shija e vetëvrasjes politike do të dalë mbi atë të banalitetit.
Në këtë pikë fillon edhe zgjidhja e krizës në PD. Kush vetësakrifikohet në banalitet, në zgjidhje nuk ka pjesë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38