Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alfred Lela
Kundërshtarët politikë (edhe pse fshehurazi), dhe sidomos kritikët e kryeministrit Rama, në fund të ditës do të donin që ai të përfaqësonte një Shqipëri të respektuar e cila, edhe nëpërmjet tij, bëhej më e pranuar, më e dëgjuar, më thelbësore në komunitetin ndërkombëtar. Sa herë ai, me anë të akteve, gjesteve apo fjalëve, e bën Shqipërinë të duket, të paktën një vend normal, apo sa herë, për të normalizuar profilin e qeverisë së vet, bën të kundërtën, si kritikët ashtu edhe mbështetësit, mendojnë të njëjtën gjë. Kur përmenden këto dy grupe, shmangen fanatikët, ata që çfarëdo të bënte idhulli apo armiku i tyre, ose do të skërmiteshin në urrejtje, ose do të shkriheshin në kënaqësi, pothuaj erotike. Fanatikët nuk janë masa e duhur e matjes apo përshkrimit të gjërave.
Pasë hequr qafe këtë, duhet thënë, nga pozitat e një jofanatiku, se kryeministri Rama, në marrdhëniet me jashtë e ngatërron qeverinë me Shqipërinë. Në kuptimin se, në aktet e ndërmarra për të marketuar qeverinë apo veten si kryeministër, ai shpërfill, si peshën gjeopolitike të Shqipërisë, ashtu edhe tagrin që i jep kjo rëndesë atij si Kryeministër. Duke bërë këtë e fut veten në një cirk ekspozimesh mediatike dhe të piarit politik, që e bëjnë të duket i pavend dhe jashtë kohe-madje edhe jashtë stili (duke e marrë këtë si masë të përhershme të unitetit te vetes që ai i njeh vetes).
Vizita në Kiev dhe takimi me presidentin Zelensky është ilustrim i kthjellët i kësaj. Turi, bërë për të dëshmuar Ramën si solidar, euroatlanticist, pjesëmarrës aktiv të klubit të së mirës kundër boshtit të së keqes (lexo Rusisë dhe Putinit, etj.,), nuk realizon dot, dhe as nuk do të mundej, ndonjëherë, asnjërën. Fakti që ekipi i komunikimit të Presidentit ukrainas i kishte ngatërruar dy kryeministrat ballkanikë, duke e bërë Ramën shef të qeverisë malazeze dhe Abazoviçin të shqiptares, është vetëm një bisht i keqkuptimit të Special One-it nga Tirana me rolin e vet në arenën ndërkombëtare. Fakti se gafa e ukrainsave e dëshmon si të panjohur, nuk lidhet direkt me të, se sa me vendin që përfaqëson. Gafa e Ramës fillon kur ai ngutet të ulet, me hartën e vogël të Shqipërisë, si kaçatorr, në luftanijen e madhe të konfliktit të ri botëror, ankoruar tashmë prej disa muajsh në Europën lindore.
Vendimi i tij për të publikuar bisedën telefonike të para disa javëve me presidentin ukrainas, një precedent më vete në repertorin e marrdhënieve ndërkombëtare, e bën të ngjajë më shumë si një influencer në rrjetet sociale, se sa dikush që don të ndikojë jetën e vendit të vet dhe të botës.
Sado e habitshme të duket, Shqipëria ndikohet ZERO nga biseda e Ramës me Zelenskin në telefon dhe ASFARE nga vizita e tij në Kiev. Shqipëria dhe kryeministri i saj nuk kanë një zë dhe rol në këtë luftë; ata janë vetëm pjesë e korit të djemve në psalmin e madh vagnerian të kësaj lufte, që e dirigjojnë dy apo tri fuqi të mëdha. Të ngatërruarit e veladonit të bardhë të fëmijës së korit me dalmatikën e purpurt të kardinalit, është një shmangie dhe teprim.
Është sidomos i tillë spiropalizimi, edhe i kësaj vizite (për të përdorur një term të kolegëve të lapsi.al). Morbiditeti, që si kryeminsitri ashtu edhe ministresha e tij, u kishin veshur portreteve, dhe sidomos kopjimi i skenave të filmave apo vizitave të presidentëve amerikanë, me syzet e errëta firmato, aksesorë klishe, me qëllim holllivudëzimin e atij momenti dhe vizite fatkeqe, tregojnë diçka për karakterin e tyre dhe synimet, më shumë prej influencers se sa qeveritarësh. Në të gjitha vizitat e bëra në Kiev nga përfaqësues shtetesh të tjera, në emër të solidaritetit me një komb dhe qeveri të rrethuar dhe padrejtësisht të sulmuar, nuk gjen asnjë imazh të ngjashëm me ato të shpërndara nga kryeministri ynë dhe shpura e tij. Me dëshirën për pompë, aty ku duhet të ketë vetëm përunjësi, kryeministri dhe të tijtë ia dolën të anulojnë një vizitë solidariteti duke e kthyer në ekskursion lufte.
Rama, megjithë Elisën e tij të çudirave të mbetur pa botë reale, dukeshin dje si vizitorë në Muzen e luftës së Ukrainës me Rusinë, jo si qeveritarë në një vend në luftë.
Fanatikët, sigurisht, nuk mendojnë kështu, por ata janë vazhdimisht në luftën e të dashurit më shumë të idhullit se sa të vetes, dhe rrjedhimisht nuk e dalllojnë dot kur lufta ka filluar.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38