Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alfred Lela
Nëse hebrejtë iu kundërvunë fatit disa shekullor, për ta tubuar fisin e tyre hapërdarës dhe bërë komb në tokën e të parëve, ku i pat hedhur në zanafillë Zoti, Edi Rama, i vetëpagëzuar ‘Moisiu’ (Ismaili) i shqiptarëve, ka plan krejt të kundërt. Nuk mund ta them nëse kjo vjen nga diabolika, moskokëçarja, apo natyra vetjake, që sheh suksesin, jo procesin e kryer si duhet dhe mbyllur me sukses, si parësor.
Edi Rama alarmon me fjalën e mbajtur para kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste dhe që ai mban si program. Sqarimi më poshtë:
Në 90 përqind të fjalës, Kryeministri rrotullohet rreth idesë së antarësimit në Bashkimin Europian. Në të gjitha fjalimet e tij, prej më shumë se një muaji, ai e mban ligjërimin brenda kësaj kornize narrative (ky proces në komunikim publik quhet framing). Thënë shqip, kryefjala është Europa dhe antarësimi në BE, dhe prej saj rrjedh gjithë teksti dhe nënteksti. Se si ka arritur në këtë përfundim Rama, nëpërmjet sondazheve që thonë se i bën të shpeshta, se këtë i kanë thënë këshilltarët- apo askush tjetër veç intuitës së vet, nuk dihet.
Vlen të thuhet se nuk është shqetësuese narrativa pro apo paneuropiane e Ramës. Aspak. BE është rrugëtimi i natyrshëm i këtij kombi, sa kohë vlera dhe ëndrra europiane kanë vend dhe ruajnë këtë aspiratë të përmirësimit të përbashkët.
Metodologjia, pra mënyra se si Rama e sheh antarësimin në BE dhe procesin deri aty, por edhe pas mbërritjes, është shqetësuese për të thënë më të paktën.
Së pari, ai e sheh BE-në, dhe Shqipërinë në të, në terma tregtarë. Thotë në një pjesë të fjalimit: në 10 vjet kemi marrë 1 miliard euro nga BE; kur të antarësohemi, do të marrim 1 miliard në vit! Që Kryeministri bën një llogari financiare të antarësimit në klub, nuk ka gjë të keqe në parim. Që e bën këtë si Sudja, një emër që i pëlqen shpesh si përqeshje të kundërshtarit, pra si ‘fus kaq dhe marr herë kaq më shumë’, e bën një fajdexhi të ëndrrës, një Ponzi të gjeopolitikës, një sekser që shet besë (kur dihet që sekserët nuk këmbejnë në besë).
Nuk është dhe aq Rama si llogaritar i acquis communautaire që shqetëson, por fakti se administrata e tij, me paratë e Europës është sjellë bash si fajdexhinjtë e Sudes me përqindjet e nxjerra herët e para: duke i shpërdoruar, siç bëjnë të gjithë kur qyli zëvendëson djersën. Rama e fut vetë në morsetën e kujtimit të keq kokën e një shembulli. Thotë ‘llogaritari i Europës’: nga fondet e Bujqësisë kemi marrë 300 milionë këta 10 vjet. Kur të futemi në BE do të marrim 300 milion në vit. E shmang, nuk ka si të ndodhë ndryshe, një fakt të hidhur që e bën qeverisjen e tij ‘bagëti e bujqësi’. Fondet IPARD, krahut të BE për Bujqësinë, janë zhvatur nga zyrtarët e Ramës, dhe për këtë BE ka hapur një hetim dhe ka ngrirë fondet!
Pyetja që bëhet me këto 2 episode ‘në dorë’ është: Rama, që na futka në Europë, a është ai që duhet besuar me fondet e BE?! Pa harruar atë tjetrën, më kryesoren: a do ta fusë BE Shqipërinë në klub me Ramën KM, kur e di se ky fondet i përlan?!
Pyetja tjetër do të ishte: çfarë është bërë me këta 1.3 miliard euro?! Ku kanë shkuar?
Ramës mund t’i faleshin paratë dhe llogaritë me to, por është mizori modeli që ka për Shqipërinë ‘europiane’. Në pjesë të fjalimit, Kryeministri i kthehet idesë së antarësimit në Europë, duke e barazvlerësuar me një ‘pasaportë’, me të cilën shqiptarin nuk e ndal askush në kufij, me të cilën ai hidhet nga Shqipëria në Suedi, si të shkonte ng Shkodra në Korçë; me të cilën të rinjtë shkojnë e kthehen, vijnë e ikin, etj., etj.
Për t’iu kthyer fabulës hebraike, Edi Rama po përpiqet, jo të mbledhë shqiptarët në tokën e kombit të tyre, por t’i ‘japë pasaportë’ fisit shqiptar që të lëvizë, të ikë e të vijë. Pra, jo të ngulë themele, por të rendë, ashtu rrënjëshkulur në drejtim të kahmosit. Ky popull ambulant i Ramës mund të jetë i lirë, por nuk është europian. Europianët, ata DOC, nuk mërgojnë: ata kanë shtëpinë e tyre të sigurta, prej dritareve të të cilave shohin botën ku shqiptari, serbi, moldavi, siriani, afgani, e të tjerë, të mos ua kërcënojnë mënyrën e jetesës, lirinë, qytetërimin.
Shqipëria pra, nuk bëhet europiane duke u futur në BE, por duke u bërë sovrane me kapacitetet e veta të shtetndërtimit, ekonomisë së qëndrueshme, shtetit ligjor, rendit dhe sigurisë. Edi Rama nuk flet për këto, sepse nuk ka çfarë thotë. E fsheh, si të vërtetën edhe qëllimin, me shifra të larta. Ja pra kur, më në fund, siç thotë populli, atë që qeshë ke me veshë, Edi Rama kthehet si Sude politike 25 vjet pas Sudes antropologjike, që i tërhoqi shqiptarët, si circja lundërtarët e Uliksit, në siujdhesat e kaosit.
Edi Rama këtë paradigmë (grup teorish) ka për shqiptarët: le të ikë kjo farë trazovaçe; me turistë cheap dhe punëtorë nga Filipinet dhe Bangladeshi, me enklava paslestineze, irakene dhe afgane, unë ndërtoj një Shqipëri që i pëlqen botës dhe e kontrolloj unë.
Nuk ka Europë poshtë qëllimeve dhe narrativës së Edi Ramës për shqipërinë. Ka një Zululand grotesk me kulla të larta në qendër, inevstitorë strategjikë në Rivierë. Në periferitë e Tiranës dhe të vendit, geto me punëtorë/emigrantë sezonalë për Europën dhe shitës periodikë votash te pushteti.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38