
Flash News
Vdesin tragjikisht në aksident ylli i Liverpool, Diogo Jota dhe vëllai i tij
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Ceno Klosi me mbi 800 vota të vjedhura, Balluku gjen si arsye lodhjen e numëruesve
"Fast & Furious" në ish-Bllok, policia ndjek një Audi Q8, përplasen 4 makina
Makina përplas dy turistë me motoçikletë në Fushë Arrëz, humb jetën njëri prej tyre

Alfred Lela
Fjalimi i Ramës në homazhet për shkrimtarin Ismail Kadare, arriti atë që, jo pak herë, gjestet e kryeministrit arrijnë: të flitet për detajet dhe të harrohet thelbi.
Përcjellja, apo përshpirtja, e Ismail Kadaresë, shkrimtarit më të mirë të shqipes, dhe një prej më të shquarve të botës, duhet të ishte dita e ndarjes publike e lexuesve dhe dashamirësve të tij me të, jo bashkimi në kotësi, edhe njëherë si përherë, me transgresionet e Kryeministrit Diell.
Burime me dijeni të ceremonisë thonë se, nuk ka qenë zonja Kadare që ia ka ofruar fjalën e eulogjisë, por kjo ka qenë mënyra që familja të shpëtonte prej një luzme fjalimesh, pasi 'oferta' e qeverisë ishte që të flisnin disa prej kabinetit dhe oborrtarëve (dhe ruajna Zot! Elisa vetë).
Kështuqë fjalia “Ismaili do të kishte dashur vetëm ty, Edi”, ka qenë një dalje me nder nga një situatë përdhosëse.
Ajo që ra në sy është se, edhe Rama vetë, që e ka kulturën e nevojshme për të mos rënë në banalitetin ku bien përditë vartësit e tij, u kap jo vetëm në delirin e vet, por edhe atë që mund të quhet ‘betejë koke’. Ai pati një përballje imagjinare me ‘varrkërkuesit’. Ajo tiradë mund të kishte qenë fare mirë për një postim në Facebook, por i kalonte me milje kushtet e një eulogjie, e cila për përkufizim ka ndërmend të përshpirturin, jo përshpirtësin, të përjetshmen, jo aktualen.
Eulogjitë janë më të suksesshme kur përmbajnë edhe doza humori ose ironie, të tilla që shigjetojnë, pa helm, jo vetëm autorin, por edhe atë për të cilin janë bërë dhe që është tashmë në jetën e pasosun.
Rama e drejtoi të gjithë ironinë kudër një pale të tretë, imagjinare ose të qenë, e cila megjithatë nuk kishte vend përreth arkëmortit ku prehej mjeshtri i groteskut.
Atë që z. Rama deshi t’jua vishte të tjerëve (varrkërkuesve), duke i paraqitur si personazhe të Kadaresë, në një novelë imagjinare dhe të pamundur për t’u shkruar tashmë, në fakt i shkonte atij vetë.
Edi Rama përmbylli kështu me Ismail Kadarenë një raport të paqetë (ndoshta të lehtësuar vitet e fundit nga pushteti i tij) që i ka fillesat në vitin 1991. I gjendur në vrullin e tij të preferuar, atë të ikonoklastit, Edi Rama asohere në fillimet e veta politike, bashkë me një grup miqsh-ndër ta Ardian Klosi-, kishin si synim ‘rrëzimin’ e mitit të Kadaresë dhe ngritjes së Kasem Trebeshinës.
Miqtë e tyre tregojnë se ai thirri edhe Spartak Ngjelën në këtë lozhë anti-Kadare, asokohe i sapoliruar nga burgu. Ngjela, cinik si përherë, iu përgjigj kështu ofertës: “po rrini ore, mos u merrni me këto punë, se do t'ju fusë Kadareja në ndonjë novelë dhe do t’u nxjerrë bojën!”.
Në novelat e Kadaresë nuk përfunduan, por ndoshta në romuzet e bisedave të tij, po. Ajo që nuk mbaroi përgjatë dy dekadave ama, ishte një kundra-kulturë (ndoshta hapi i parë i cancel culture këtu te ne) në debatin mbi letërsinë shqipe, me rrënjët te ajo lëvizje e Ramës & CO për ta anulluar Kadarenë dhe ngritur Kasem Trebeshinën. Një debat naiv dhe i pavend zgjatej nëpër faqet e shtojcave letrare të kohës për epërsinë e Trebeshinës ndaj Kadaresë. Një gjë që tashmë e kishte vendosur vepra e secilit. Një largësi që, edhe më pak i lexuari në letërsi do ta kuptonte si një hendek të pakapërcyeshëm.
Kjo ‘betejë koke’ me Kadarenë, që me gjasë i ka rrënjët te të vetëndjerit e Ramës (grafullimi me veten që ia plotësojnë edhe elisëmilvat e oborrit) u plotësua nga një gabim trashanik. Nuk është edhe aq ngatërrimi i Majakovskit të Agron Tufës me atë të Ismail Kadaresë, por vetë fakti se, në eulogjinë e autorit më të madh të shqipes, eulogjisti nuk sjell një krijim origjinal të autorit, por një përkthim.
Helena psh e di se çfarë mendonte Ismaili për ‘kohën e humbur me përkthime’ të një shkrimtari.
Për kë pra, e kishte eulogjinë Edi Rama, për poetin rus Majakovski apo shkrimtarin shqiptar Ismail Kadare, vepra origjinale e të cilit ka me mijra fragmente të denja për lexim? Se çfarë ka ndodhur në këtë rast e di vetë Rama. I ka besuar kujt ia ka çuar dhe nuk e ka kontrolluar, apo këto janë dënimet e rastësisë. Shkoi e lexoi përkthimin e Agron Tufës, një shkrimtari që kërkoi azil politik në Zvicër për t’i ikur qeverisjes së tij, në homazhet për shkrimtarin Ismail Kadare, të cilin në grup me një bandë të vogël të ish-Bllokut dhe margjinave, donin ta zëvendësonin në majë të letrave shqipe me Kasem Trebeshinën, një autor që, ashtu si Rama me miqtë e tij, mund të kishte jetë, por nuk kishte vepër.
Të fundit


Deputetja demokrate flet për inceneratorin, Spiropali i fik mikrofonin
3 Korrik 2025, 10:39
Osmani vazhdon edhe sot takimet me partitë politike për ngërçin në Kuvend
3 Korrik 2025, 10:29
Vdesin tragjikisht në aksident ylli i Liverpool, Diogo Jota dhe vëllai i tij
3 Korrik 2025, 10:21
Zbulohet rrjeti i trafikimit të kokainës në Greqi, të përfshirë dhe shqiptarë
3 Korrik 2025, 10:10
Rama vizitë të papritur në Bashkinë e Vlorës, mbledh stafin dhe deputetët
3 Korrik 2025, 10:04
Nisin aplikimet e para për pension italian, kujdes me plotësimin e formularit
3 Korrik 2025, 09:50
Balluku fajëson lodhjen e numëruesve për tjetërsimin e qindra votave në Fier
3 Korrik 2025, 09:44
Korreshi: Manipulimi i zgjedhjeve ka filluar shumë përpara datës së votimit
3 Korrik 2025, 09:39
Arrestimi i doganierit grek 'paralizon' kalimin e automjeteve në Qafë Botë
3 Korrik 2025, 09:28
Pas Tiranës e Fierit, sot hapen kutitë në Durrës
3 Korrik 2025, 09:21
Enea Mihaj transferohet në SHBA, do të luajë si kundërshtar i Messit dhe Uzunit
3 Korrik 2025, 09:10

Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
3 Korrik 2025, 08:53
Indeksi, Shqipëria me cilësinë më të keqe të jetesës në Europë
3 Korrik 2025, 08:48

Seanca e fundit plenare për këtë legjislaturë, çfarë do të diskutohet sot në Kuvend
3 Korrik 2025, 08:29
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
3 Korrik 2025, 08:17
Mot i kthjellët dhe temperatura të larta, ja parashikimi për këtë të enjte
3 Korrik 2025, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
3 Korrik 2025, 07:46
Rama e përmendi si histori suksesi, agroturizmi në Çajup është ndërtim pa leje
2 Korrik 2025, 22:51


Kurti: S’kemi garanci për 61 vota, duhet provuar votimi i fshehtë
2 Korrik 2025, 21:58
Lufta në Gaza/ Pse Netanyahu do vetëm një armëpushim 60-ditor, jo të përhershëm?
2 Korrik 2025, 21:56
SHBA-ja pezullon disa ndihma ushtarake për Ukrainën
2 Korrik 2025, 21:40



Mungon metadoni, përdoruesit i rikthehen heroinës: Vjedhim që ta blejmë
2 Korrik 2025, 20:57
Qeveria hyn në tregun e naftës, Rama: Çmim të ri për konsumatorët
2 Korrik 2025, 20:43
OBSH kërkon rritje me 50% të çmimit të duhanit, alkoolit dhe pijeve me sheqer
2 Korrik 2025, 20:41


Ceno Klosi me mbi 800 vota të vjedhura, Balluku gjen si arsye lodhjen e numëruesve
2 Korrik 2025, 19:54
"Mund të shpërthejë në flakë"/ Ja pse nuk duhet të karikoni telefonin nën jastëk
2 Korrik 2025, 19:35




“Çmendet” moti në Gjermani, temperaturat arrijnë në 40°C
2 Korrik 2025, 18:22

"Fast & Furious" në ish-Bllok, policia ndjek një Audi Q8, përplasen 4 makina
2 Korrik 2025, 17:59

Burgjet në Itali drejt kolapsit, shkalla e mbipopullimit një nga më të lartat në BE
2 Korrik 2025, 17:30



Arrestohet CEO dhe ish-drejtori i ‘Bankers Petrolium’ në Fier
2 Korrik 2025, 16:40
Makina përplas dy turistë me motoçikletë në Fushë Arrëz, humb jetën njëri prej tyre
2 Korrik 2025, 16:33

Përfundon rinumërimi i votave për qarkun e Fierit, Zegjine Çaushi e PS humb mandatin
2 Korrik 2025, 16:07

Zjarri në landfillin e Inceneratorit të Elbasanit, Prokuroria nis hetimet
2 Korrik 2025, 15:34
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në një vend me vullkane aktive
2 Korrik 2025, 15:33

Theu arrestin shtëpiak dhe kanosi me thikë një person, arrestohet vlonjati
2 Korrik 2025, 15:09
Berisha takon zyrtarët e lartë në OSBE: Duhet qeveri teknike përpara se të jetë vonë
2 Korrik 2025, 14:59
BE-ja propozon reduktim prej 90% të gazrave serrë deri më 2040
2 Korrik 2025, 14:50
Evropa po digjet nga i nxehti/ Italia dhe Franca janë në gjendje alarmi maksimal
2 Korrik 2025, 14:36
Mediu: Mbrojtja Euroatlantike, detyra kryesore për sigurinë e Shqipërisë dhe rajonit
2 Korrik 2025, 14:36
Deklaratat kontradiktore të Moskës: A po prishet miqësia me Vuçiçin?
2 Korrik 2025, 14:21
'E humba betejën time': ngrohja e detit po vret peshkimin në Shqipëri
2 Korrik 2025, 14:08
Sekretet kimike që ndihmojnë në mbajtjen e mjaltit të freskët për kaq gjatë
2 Korrik 2025, 14:01

Danimarka merr vendimin historik, bën të detyrueshëm shërbimin ushtarak për gratë
2 Korrik 2025, 13:44
Apeli i GJKKO lë në burg ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu
2 Korrik 2025, 13:30
Humbjet nga produktiviteti mund të ulin 1.3% të PBB-së si efekt i të nxehtit ekstrem
2 Korrik 2025, 13:21
Abuzoi me vajzën e tij të mitur, lihet në burg Zamir Meta
2 Korrik 2025, 13:04

Djegia e mbetjeve në Elbasan, Alizoti: Po helmojnë njerëzit dhe vjedhin paratë
2 Korrik 2025, 12:48
Në Serbi vazhdon mosbindja civile, dhjetëra persona të ndaluar
2 Korrik 2025, 12:40
Qeveria e Ramës ka lindur nën shenjën e plehrave dhe kështu edhe do të përfundojë
2 Korrik 2025, 12:28
Shtrenjtohet çmimi i ujit në bashkitë e qarkut të Elbasanit
2 Korrik 2025, 12:13
Në Serbi vazhdon mosbindja civile, çfarë po ndodh në Beograd?
2 Korrik 2025, 12:07
Aksident i rëndë në Thumanë, një i vdekur, 3 të plagosur
2 Korrik 2025, 11:54
Gjykata e Durrësit pezullon nga detyra drejtorin e Arsimit Parauniversitar
2 Korrik 2025, 11:49
Të enjten seancë plenare, çfarë pritet të diskutohet
2 Korrik 2025, 11:36
Evropa po digjet nga valët e të nxehtit/ Çfarë është fenomeni i ‘kupolës termike’?
2 Korrik 2025, 11:26
Në kërkim nga Italia për vrasje, arrestohet 45-vjeçari në Vlorë
2 Korrik 2025, 11:19
Situata me zjarret, në 24 orë u raportuan 28 vatra, 2 ende aktive
2 Korrik 2025, 11:13
Dosja “Buka”, shtyhet më 17 korrik seanca paraprake për Ahmetajn
2 Korrik 2025, 11:03


Baçi: Belinda Balluku dhe Ceno Klosi, “bandat” më të rrezikshme në Fier
2 Korrik 2025, 10:32
Dyshohet se abuzoi se*sualisht me vajzën e tij, mbërrin në gjykatë Zamir Meta
2 Korrik 2025, 10:21

Trump: Izraeli ka rënë dakord për armëpushim 60-ditor në Gaza
2 Korrik 2025, 10:01
Vazhdon zjarri në landfillin e Elbasanit
2 Korrik 2025, 09:51
‘Kujtimet nuk futen në tuba’: Një fshat në Mat i reziston valës së HEC-eve
2 Korrik 2025, 09:43
Datat që duhet të shënosh gjatë korrikut, ngjarje të rëndësishme do të ndodhin
2 Korrik 2025, 09:31
Shtyhet seanca për pretencën e Jorgo Goros
2 Korrik 2025, 09:24


Fermerët po braktisin kafshët për bletët, arsyet pse po rritet numri i koshereve
2 Korrik 2025, 08:54
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen monedhat e huaja
2 Korrik 2025, 08:42

52% e pensionistëve nuk morën pension të plotë në 2024-n
2 Korrik 2025, 08:27
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
2 Korrik 2025, 08:13