Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Fajin e ka Saliu”, nga slogan elektoral në strategji persekutimi
Alfred Lela
Në pranverën e 2013, Edi Rama dhe Partia Socialiste, filluan të qarkullojnë sloganin “fajin e ka Saliu”. Këshilltarët e huaj të pr-it, me sa duket, kishin ideuar një fushatë dy drejtimëshe ku PS riemërohej si “Rilindja”-e cila do të instalohej pas rrëzimit të kryeministrit Berisha, 8 vite në krye të vendit.
Sigurisht, sloganet e fushatave janë ‘të pafajshme’, edhe kur ato qëllojnë të jenë më agresive apo më manipulative se ç’duhet. Slogani u be teprim kur, vit pas viti, edhe pse Sali Berisha kishte dhënë dorëheqjen nga drejtimi i PD, duke mbetur deputet dhe autori zulmëmadh i një faqeje në Facebook ku “qytetari dixhital” bënte kërdinë me denoncime, socialistët shfaqeshin sërish në debate mediatike dhe, pa kurrfarë zori deklaronin ‘fajin e ka Saliu”. Slogani kësisoj po dilte nga fushata elektorale dhe roli i vet dhe po shndërrohej në diçka tjetër. As më pak e as më shumë po një fushatë persekucioni politik me qëllim, së pari vrasjen karakteriale të Sali Berishës dhe, në finale, largimin e tij nga skena me të gjitha mjetet.
Është rasti kur një slogan është më shumë se parulla e një fushate, një strategji e qartë politike për të ndërruar me mjete deus ex machina opozitën e një vendi.
Akuzat mediatike u bënë sfondi i një përpjekjeje më programatike dhe diabolike për ta targetuar z. Berisha, jo vetëm si sinonim i të këqijave të së shkuarës, por si një pengesë në rrugën e së ardhmes së vendit. Ngjarjet duhen parë nga perspektiva në retrospektivë për të shpërndarë pak mjegullën e habisë për të huajt e instaluar në Tiranë, që heshtnin para skandaleve të “qeverisë Rama”. Kanabizimi përshëndetej si luftë kundër drogës, korrupsioni si betejë për zhbërjen e tij, shkelja e të drejtave të njeriut si reformacion, e me radhë.
Prania gjithnjë e më e madhe e Fondacionit Shoqëria e Hapur dhe George e Alex Soros-it, plani i tyre për reformën në drejtësi dhe shkëmbimet e territoreve në Kosovë, ideja e materializuar e Ballkanit të Hapur etj., e panë Sali Berishën thuajse të vetëm përballë një komploti transnacional.
Edi Rama e paralajmëroi në Kuvendin e Shqipërisë, muaj përpara, shpalljen non grata të Sali Berishës. Të njëtën gjë edhe në rastin e Britanisë së Madhe. Që qeveritë e vendeve partnere i shërbenin kryeministrit të Shqipërisë informacione për kundërshtarin politik, të cilat ai mund t’i përdorte për të ngjyrosur sloganin e dalëboje “fajin e ka Saliu”, kjo më së paku ka shije të keqe gjeopolitke.
Një fakt i mëvonshëm nuk pyeste as për shijen dhe as për kodet, por shpaloste më gjerë dhe më thellë homo corruptus-in që ndërkombëtarët mbështesnin te Edi Rama dhe shpura e tij. Dosja McGonigal ekspozonte thelbin banal të sulmit të orkestruar ndaj Partisë Demokratike dhe Sali Berishës. Lulzim Basha gjendej aty vetëm si aksesor i planit. Nëse kemi një material shtrëngues për të, atëherë do t’i duhet të zgjedhë mes atit politik, demokratëve dhe kokës së vet.
Luli u dorëzua, por jo Saliu. Ky mosdorëzim hedh në erë edhe sloganin më jetëgjatë (ndoshta) në historinë politike të botës ‘fajin e ka Saliu’ sepse, si rregull ai që ka faj, dorëzohet dhe tërhiqet, nuk duelon në prani të fajit.
Non gratat amerikane dhe britanike ndihmuan Bashën dhe Ramën për të kënduar refrenin e lodhshëm dhe hipokrit se janë ata kryqtarët e euro-atlantikes në këtë vend, por nuk pakësuan as nervin politik të Berishës dhe as mbështetësit e tij.
Në dy palk zgjedhje Sali Berisha u dëshmua si shefi i forcës së dytë më të rëndësishme në vend, duke e mbuluar me turp pasardhësin dhe paraadhësin e tij në krye të PD.
Në këto kushte ‘fajin e ka Saliu” duhej ripërpunuar, apo më saktë duhej çuar faji te Saliu, pasi Saliu nuk pranonte të shkonte te faji. Për këtë faze të aksionit u vu në lëvizje SPAK, një prej institucioneve të drjetësisë së re, platformën e të cilës (mos harroni!) e kishte hartuar dhe paraqitur në Tiranë “Fondacioni Soros”.
Sali Berishës i shkon shprehja e Xhulio Andreotit ‘më akuzojnë për çdo gjë në Itali, përjashto Luftrat Punike”, por ndër akuzat, tre më qendroret kanë qenë 97-a, Gërdeci dhe 21 janari. Për të përpunuar “fajin” megjithatë, u zgjodh një çështje tjetër, më pak e trajtuar, privatizimi i “kompleksit Partizani”. Pse? Në terma të propagandës, “Partizani” ngjiste më lehtë. Bashkoheshin në të besnikëritë sportive, toka dhe prona- dy njësi që gjithmonë përbëjnë lakmi në mitologjinë popullore dhe ‘kullat’. Vini re që ndërtesat e kompleksit cilësoheshin nga mediat pranë qeverisë “kulla”, edhe pse nuk ishin më shumë se pallatet e zakonshme 9 apo 10 katëshe të çdo lagjeje në Tiranë. Me këtë rast qeveria që akuzohej për betonizimin e Tiranës me kulla kërkonte të krijonte përshtypjen se kullat në fakt i bën Saliu. Me gjasë, ‘tehu’ më djallëzor i përzgjedhjes së Partizanit kishte të bënte me përfshirjen e dhëndrrit të Berishës, Jamarbër Malltezi. Kjo e bënte ‘aferën’ sagë familjare dhe çonte ujë te akuzat e vjetra e të pashterrshme të përfshirjes së familjarëve të Berishës në akte korruptive. Pra, hetimi i SPAK takohej me akuzat e Ramës ndër vite dhe me non grata-n.
Qarku i persekucionit politik të Sali Beridhës mbyllej kështu i plotë. 10 vjet pas ardhjes në pushtet të socialistëve, edhe pse PD kishte qeverisur tashmë më pak se PS gjatë 30 viteve të paskomunizmit në Shqipëri, edhe pse skandalet e qeverisë Rama i përkasin kategorisë së epikes së korrupsionit, faji duhej deleguar te Saliu.
Në këtë kuptim, atë të përpjekjeve të politikës, që nëpërmjet drejtësisë të godasë kundërshtarin, Sali Berisha futet në radhën e politikanëve të djathtë si Berlusconi dhe Trump.
Në një kuptim tjetër Sali Berisha qëndron më vete si humanist. Në periudhën 1991-1992, kur partia që ai drejtonte synonte pushtetin, Sali Berisha shpiku dhe përdori sloganin ‘bashkëvuajtës dhe bashkëfajtorë’. Me të donte të thoshte se nuk ka vend për hakmarrje. Në Shqipërinë e Enver Hoxhës të gjithë kemi qenë pjesë e fajit dhe vuajtjes. Nuk e di se nga e nxori Berisha atë paradigm, por rrënjët e saj janë, me siguri, të krishtera. Berisha, paraqitej si lideri thelbi i të cilit ishte mëshira kristiane, pra aspak i huaj për Europën.
Në këtë finale, në perspektivën e re që na lejon të shohim në retrospective, Sali Berisha ka gbauar. Ai duhet të kishte zgjedhur kodin hebraik ‘një sy për një sy”. Sepse sot, ata që ishin më fajtorë se Berisha, në sistemin ku, sipas Doktorit, të gjithë ishin ‘bashkëvuajtës dhe bashkëfajorë’, kthehen me shpagim për ta shpallur atë si fajtorin e vetëm.
Në këtë kthesë të fatit qëndon sot Sali Berisha. Fajtorët e djeshëm të komunizmit, veshur me petkat e sotme të progresivizmit, vijnë për t’i thënë se për të nuk ka bashkëvuajtës.
Një mësim tjetër po nga Krishtërimi: “Asnjë vepër e mirë nuk kalon pa u ndëshkuar”.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38