Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alfred Lela
The point is, ladies and gentlemen, that greed, for lack of a better word, is good*. Kjo është një nga fjalitë cinike dhe monumentale të Gordon Gekko-s personazhit të filmit Wall Street, interpretuar nga Michael Douglas. Gekko, siç edhe në filmin vijues Money never sleeps është bërë sinonimi i ‘kapitalizmit të pashpirt’ që aq shumë i pëlqen Hollywood-it (të pasur) të portretizojë.
Të rrimë te babëzia në politikë, meqë me të lidhet edhe filli i këtij editoriali. Ajo rastis të jetë e disallojshme, dhe mund të fillojë nga informativja, te vanitozja dhe deri te monetarja. Babëzi informative kemi atëherë kur një njeri bën çmos për të qenë në qendër të vëmendjes, dhe kur nuk e bën dot këtë me kreativitet, pra me stilin dhe bëmat e veta, e blen apo e trafikon mbulimin mediatik. Babëzia e vanitetit lidhet me atë informative, por dallon prej saj për faktin se sajon ngjarje (pseudongjarje) për të simuluar lajme dhe për të krijuar iluzionin (shpresakotën) e tyre. Ky zhanër i komunikimit mundësohet, kryesisht, nëpërmjet eventeve që synojnë të bëhen qendrore duke ftuar personazhe të njohur të televizionit dhe të kitsch-it televiziv, kryesisht njerëz që kanë më shumë famë se kontribute. Babëzia financiare, besoj, nuk ka nevojë për shpjegime.
Një personazh i shumëdiskutuar i babëzive, nona e tyre, për disa është kryebashkiaku Veliaj. Sa më takon, nuk jam prej atyre që e shoh bardh-e-zi këtë personazh politik dhe shoqëror. Përshkrimi më i saktë i tij është nëpërmjet dritëhijes. Vetëm servilët profesionistë dhe përfituesit e drejtpërdrejtë, apo të punësuarit e tij, e përshkruajnë me nota epërsie, thuajse biblike. Në ekstremin tjetër janë ata që nuk e honepsin dot për motive politike, se u ka prishur punë apo nuk u ka ndrequr një të tillë.
Mundohem të bëj pjesë te një grup më i vogël, që e kritikon kur i bie në qafë qytetit dhe e lëvdon kur bën punë të mira publike. Duhet thënë se dora e tij, në formë kulari, në qafën e Tiranës, mund të ilustrohet më së miri nga një thënie, e futur tashmë në zhargonin urban: dikur e kishim kullë Sahati, tani kemi orë muri.
Te punët e mira duhet futur sistemimi, estetizimi dhe standardizimi i parkut të Liqenit. Kush nuk ia njeh as këtë bën pjesë te grupi i pare, i kundërshtarëve fanatikë.
Pavarësisht kampeve për Veliajn, atij nuk i rrihet pa e nxjerrë kokën publicitare mbi murin që i ndan palët, sikur përpiqet të provokojë njërën e të shtyjë në përkulje edhe më të thella tjetrën. Rasti më i freskët është premiera botërore e serialit të filmave me ‘007’, bazuar mbi personazhin e famshëm dhe të trilluar të spiunazhit britanik, James Bond. Një event për të cilin dukej se ishte kujdesur vetë kryebashkiaku, u shfaq mëngjesin e së dielës me fotografitë e së shtunës mbrëma, në më shumë poza edhe se vetë kryezana e pozave Paris Hilton. Sa në një përkulje përkëdhelëse për ambasadoren Kim, sa me gishtat në formën he is the man me aktorë të vodëvillit politik, e deri te shkarkesat fotografike që të kapin papërgatitur e të bëjnë të dukesh një kuluf i madh në gëzimin gjithë silikon të kotësive të kryeqytetit.
Por, nuk është pamja e jashtme që ka rëndësi në atë premierë filmi të së shtunës mbrëma. Simbolika që ato pamje shenjojnë, po.
Kryebashkiaku, për shembull, i ka kompromentuar, dashur pa dashur, një pjesë të të ftuarve të tij. Kur shihje paradën e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, kryeprokurorit të Republikës apo kreut të SPAK-ut, nuk mund të mos vëreje se si stononin në raport me të ftuarit e tjerë. Jo në kuptimin figurativ, se këta nuk ishin të bukur sa pjeshkat e ftuara, por në atë se krerët e këtyre institucioneve presupozohen të jenë mbi palët ose të paktën anash tyre. Kur në një event të mbushur përjashtimisht me përfaqësues të shumicës dhe me satelitë të tyre në jetën publike, gjen kreun më të lartë të Policisë dhe drejtuesit e dy institucioneve të saporeformuara, me qëllim drejtësinë e drejtë dhe të paanshme, nuk ke gëzim por idhnim. Këta burra nuk duhet të ishin aty sepse publiku i pret të luajnë 007-a në shërbim të tyre, jo të simulojnë aristokraci të vonuar nëpër photo opp-e.
Parada të shtynte me forcë drejt pyetjes: çfarë i bashkon këta personazhe? A janë shpura e albsoc-ut (socializmit shqiptar) të Erion Veliajt, apo asgjë më shumë se flutura marroke të mbledhura nga poçi i ndritshëm i vanitetit.
Nëse synimi ka qenë paraqitja e shoqërisë së lartë të së majtës qëllimi është arritur.
_____________________________________________________________________
*The point is, ladies and gentlemen, that greed, for lack of a better word, is good: Ajo që dua të them, zonja e zotërinj, është se babëzia, në mungesë të një fjalë më të përshtatshme, është gjë e mirë
**Fshati Potemkin: Në politikë dhe ekonomi, një fshat Potemkin është çdo ndërtim (fjalë për fjalë ose figurativ) qëllimi i vetëm i të cilit është të sigurojë një fasadë të jashtme për një vend që po shkon keq, duke i bërë njerëzit të besojnë se vendi po shkon më mirë. Termi vjen nga historitë e një fshati portativ të rremë të ndërtuar nga Grigory Potemkin, ish i dashuri i Perandoreshës Katerina II, vetëm për të bërë përshtypje Perandoresha gjatë udhëtimit të saj në Krime në 1787.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38