Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Çfarë mund të bëjmë që humbja e Munellës të mos jetë ‘tri ditë habie’

Alfred Lela
-një javë pas rënies në mal të dëshmorit të parë të alpinizmit shqiptar, Ndoc Mulaj
Pas dramës së Munellës, ku humbi jetën miku dhe alpinisti Ndoc Mulaj, u plagos rëndë Ilir Shyti dhe mbeta i lënduar vetë, kam marrë disa kërkesa për të dalë në emisione televizive. Arsyetimi i refuzimit ishte se ‘trauma e familjes së Ndocit dhe të përfshirëve në ngjarje nuk dua të kthehet në spektakël’. Media jonë, dhe jo vetëm ajo (meqë nuk e keni zakon leximin, shumë prej jush mund të shihni filmin Don’t look up në Netflix për të kuptuar gjendjen tragjike të medias dhe shoqërisë sot) nuk i mendon, por i spektakolarizon ngjarjet.
Por kjo mosdalje, kjo heshtje, kjo futje e vetes në traumën time dhe atyre pak të tjerëve të përfshirë në të, nuk do të thotë se Munella dhe ikja e Ndocit nuk jeton ende, dhe nuk do të jetojë në format e saj në ngjarje të tjera.
Qasja naïve ‘ç’ju duhet në male’ nuk është zgjidhja. Eshtë si t’i thuash dikujt ‘mos shkel në bare a restorante sepse, jo rrallë, ndodhin atentate mafioze që kanë plagosur apo vrarë edhe të pafajshëm. Në mijra vjet histori, asnjë tragjedi nuk e ka ndalur aktivitetin njerëzor, thjesht njerëzimi ka nxjerrë mësime me qëllim pakësimin e rreziqeve.
Alpinizmi në Shqipëri është një sport apo pasion që, edhe falë të ndjerit Ndoc, është bërë i dashur për qindra apo mijra vetë. Ndoci është dëshmori i parë i tij dhe na takon që të mos e lëmë dëshminë e tij të shkojë e paregjistruar, e shpërfillur, e hedhur në honet e errëta të ‘tri ditëve të kureshtjes’.
Kryebashkiaku i Pukës Gjon Gjonaj, fatmirësisht, dhe shpresoj jo i shtyrë nga i nxehti dhe trysnia e ngjarjes së dhimbshme, e ka hedhur hapin e parë. Ai i ka prirë një procesioni që ka mbjellë 1, 100 pisha të zeza në malin e Munellës. Ka një domethënie ky pyllëzim, jo vetëm për faktin se, simbolikisht, trupi njerëzor i Ndocit zëvendësohet nga një mijë pemë, si shenjë e kalimit të shpirtit në jetën e pasosur. Padashur, z. Gjonaj, ka bërë atë që bashkëpatritotët e tij kanë zhbërë për tri dekada në pyjet e Pukës. Një pukjan që takova rrugës për në Munellë, të enjten e shkuar ngarkuar me kob, më tha se zona e tyre ka qenë më e masakruara dhe poshtë suksesit të biznesmenëve të fuqishëm pukjanë në Tiranë gjendet ky rrënim. Këta e si këta e kanë filluar aktivitetin pikërisht me pasurinë e vendlindjes së tyre, trupat dhe lëndët drusore dalë nga masivet pyjore të zonës. Sot ata janë kompani të fuqishme në ndërtim, rrugë, produkte elektronike dhe mobilieri, por milioni i tyre i parë është ngritur mbi rrënimin e pyjeve të Pukës. E gjithë faqja perëndimore e Munellës është e zhveshur, në pjesën më të madhe si pasojë e prerjes së pishave dhe aheve. Me pemë të larta dhe të shpeshta, era dhe borë e së enjtes së 30 dhjetorit do të kishin paraqitur rrezik shumë më të vogël për pesë alpinistët, dy prej të cilëve u plagosën dhe një mbeti në mal.
Duhet rijetësimi i pyjeve të maleve tona dhe, më të paktën, një brerje morale duhet t’i shtyjë shfytëzuesit e dikurshëm që me paratë e shumta të akumuluara t’i kthejnë zonave të tyre të paktën atë që i kanë marrë me përdhunë.
Përgjegjësi duhet të ndjejnë edhe guidat. Aksidenti i së enjtes së kaluar nuk është i pari në botën e alpinistëve shqiptarë, megjithëse vdekja e Ndocit e ktheu në më të bujshmin. Ka patur të tjerë që kanë shkuar shumë pranë vdekjes, dhe falë Zotit, kanë shpëtuar. Para tre vjetësh H. Becka ka rrëshqitur në borë, qindra metra, duke u ulur nga maja e Çikës. Ka thyer këmbën, por dëshmitarët thonë se i ka shpëtuar rënies në humnerë për një fije. Një tjetër e njohur e qarqeve të të apasionuarve pas maleve, L. Sulo, ka rënë para një viti në malin e Tomorrit. Edhe ajo ka shpëtuar me një këmbë të thyer, por rreziku ka qenë gjithashtu, thuajse fatal.
Becka është ankuar në faqen e saj në Facebook, disa herë, por edhe miqve të afërt se pas rënies nuk është ndihmuar në asnjë moment nga guida (High Albania Mountain Club) e cila shoqëronte atë dhe grupin (ka qenë gazetarja Beti Njuma që ka marrë ministren Manastirliu, e cila ka dërguar një helikpter). As një vizitë në spital apo telefonatë për ta pyetur për shëndetin. Si HAMC ka me dhjetëra guida, dhe duhet thënë se bëjnë një punë të lavdërueshme në promovimin e turizmit malor dhe të aventurës në Shqipëri. Megjithatë, pyetje mbi sigurinë, të ngritura me forcë nga aksidenti i fundit në Munellë duhen bërë. A e kanë ekspertizën për të shmangur aksidentet? A i kanë mjetet e duhura për ngjitje dhe zbritje në terren të vështirë? A kanë personel të mjaftueshëm? A kryejnë një njohje me procedurën e sigurisë, si ajo që kryhet në çdo avion para para çdo fluturimi? Nga përvojat personale dhe të shumë miqve me guida si HAMC, përgjigjet janë në shumicë JO. Qartësisht, persona të tillë përfitojnë nga pasioni i të tjerëve për malet dhe gjejnë rastin për të fituar para. Një guidë e tillë, në grupe që variojnë zakonisht nga 25-40 vetë, por që shkojnë edhe në 50 e më shumë, kushton nga 20 deri në 80 euro. Me një çmim të tillë elementët e sigurisë duhet të ishin të mbyllur. Pa kaluar te një detaj i cili ka rëndësinë e vet: a i paguajnë detyrimet në shtet sa kohë veprojnë si kompani turistike?
Nëse kjo e fundit mund të anashkalohet, a e kanë parë të arsyeshme që, pjesë të paketës të bëjnë edhe sigurimin nga aksidentet apo dher sigurimin e jetës? Ka plot kompani sigurimesh në Shqipëri të cilat me një kosto minimale do t’i përgjigjeshin një kërkese të tillë. Rasti H. Beckës tregon një pandjeshmëri totale: ajo i mbuloi vetë të gjitha shpenzimet spitalore, por nuk mori as kujdesin minimal human në formën e një vizite në spital.
Në fund, jo të gjitha zgjedhjet dhe vendimet janë kolektive, të kompanive apo të shtetit. Sheh një dallim thelbësor mes alpinistëve tanë dhe atyre nga Kosova. Në asnjë rast, ne të këtej kufirit, nuk mbajmë kaskë mbrojtëse, një prej elementëve të parë të sigurisë në male. Krejt ndryshe bëjnë alpinistët nga Kosova.
Një javë pas një incidenti tragjik në Munellë, që prodhoi dëshmorin e parë të alpinzimit shqiptar, Ndoc Mulaj, jeta vazhdon për shumë prej atyre që e kanë pasion malin. Për familjarët e Ndocit dhe ata që ishin atë ditë me të në mal, nuk do të jetë më kurrë e njëjta. Edhe pse plagët do të mbyllen, trauma do të jetë përjetë e fshehur diku.
Ky shkrim është për të thënë se, me një ndryshim të sjelljes dhe përgjegjësive, traumat dhe plagët mund të kufizohen. Jo të zhduken, sepse sa të vazhdojë jeta do të vijojnë edhe humbjet.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38