Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alfred Lela
Në romanet e autorëve latino-amerikanë caudillo-t abuzivë, në fund të moshës dhe karrierës kthehen në impotentë që lagin shtratin. Në fund të Luftës së Ftohtë, diktatori rumun Çaushesku, që për disa dekada sundoi me dorë të hekurt, pati një vdekje tragjikomike. Manule Noriega përjetoi gjithashtu një fund qesharak. Në kontekstin që don të ilustrojë ky shkrim, me qesharak do të kuptojmë gjendjen apo fundin e njerëzve dhe regjimeve politike që kanë pretenduar për një kohë të gjatë një gjë, dhe janë përmbyllur me krejt të kundërtën. Si qesharake shihet rënia e tyre në raport me fuqinë dhe pretendimet e veta.
Në këtë rrafsh, edhe regjimi i Edi Ramës po kthehet në qesharak, çka do të thotë se është drejt fundit. Rama e nisi si kryeministër, duke shembur me tritol disa ndërtesa apo duke publikuar fotot e rrangallave të gjetura, me gjasë, në bodrumin e selisë së qeverisë. Ishte mënyra e tij për të thënë se, me ardhjen e Rilindjes në krye të punëve, do të merrte fund rrumpalla e qeverisë paraardhëse demokrate, do të mbizotëronte ligji dhe rregulli, dhe estetika do të ishte fytyra e gjërave.
Kështu, ai shpiku Rilindjen urbane, hoqi gardhin e Kryeminstrisë dhe mbolli instalacione në kopështin e saj, për të treguar hapje dhe orientim drejt së bukurës. Në anësoret e autostradës Tiranë-Durrës mbolli palma dhe disa minikupola të çuditshme betoni.
Njerëzit, përjetuan kështu atë që mund të quhet si faza e tronditjes, që vinte sa nga metodologjia e Ramës, aq edhe gjuha e zgjedhur për ta përcjellë. Kjo përzierje e jakobinizmit me sanguinizmin, e kaloi habinë e fillimit dhe publiku u bë shpërfillës. Pasi e kaloi fazën e dëshirës për të tronditur, Rama u fut në fazën e dytë, që mund të quhet e reformizmit. Pretendimet më të mëdha lidhen me Reformën në Drejtësi, dhe një aneks i saj, vettingu në polici, deri edhe te shfryrja e barkut të madh të policëve. Pa harruar një lejtmotiv, që e kishte bartur nga fushata elektorale, me ndriçimin e një klisheje që, si të gjitha klishetë është sa banale edhe popullore: “fajin nuk e ka individi, por sistemi”.
11 vjet më vonë mund të thuhet, tashmë me siguri, se regjimi i Ramës është në fazën e fundit, përmbyllëse. Janë tre shembuj ilustrues gjatë javës së fundit që dëshmojnë bash atë se Rilindja ka kaluar nga faza e tronditjes, te reformatorja dhe tashmë fle te qesharakja.
Rasti i parë lidhet me arrestimin nga SPAK të një drejtori të lartë, në varësi të Ministrisë që drejtohet nga zëvendësja e Ramës, B. Balluku. Pas një kontrolli në banesë, drejtorit Berberi iu gjetën disa piktura, të raportuara si të shtrenjta (kjo është një metodë e njohur e botës kriminale për të fshehur pasuritë e paligjshme apo pastruar para të pista: blerja e pikturave të shtrenjta nga autorë të famshëm të cilat në njëfarë mënyrë ‘ngrijnë’ asetet financiare deri në një moment të dytë kur ato ndërrojnë duar apo shiten, duke e marrë mbrapsht, ndonjëherë edhe të shumëfishuar investimin fillestar). Pretendimi i drejtorit të qeverisë së Rilindjes ishte fantastik: pikturat i kam bërë vetë. Sigurisht, është një pretendim prej të dëshpëruari, sepse nëse policët kontrollues (edhe pse me bark të rënë pas reformave!!!) nuk ia kanë haberin artit, SPAK, edhe pse mund të mos ketë njerëz edhe aq të ngritur në punë të kulturës, ia kërkon puna që të pajtojë ekspertë arti apo koleksionistë, për të bërë vlerësimin dhe nxjerrë të vërtetën.
Rasti i dytë është edhe më i lezetshëm. Policia lajmëroi se kishte ekstraduar nga Dubai një të kërkuar, shfaqi edhe pamjet kur ai zbriste nga avioni me duar në pranga. Të nesërmen ‘i ekstraduari’ tha krejt të kundërtën. Ai ishte kthyer vetë nga Dubai dhe i ishte dorëzuar policisë sapo kishte zbritur në Rinas. Blutë e kishin prangosur edhe e kishin hipur në shkallët e avionit nga i kishin kërkuar që të zbriste në mënyrë që të mund ta fotografonin dhe t’ja shpërndanin medias këtë ‘sukses’.
Rasti i tretë i përket një sanitareje që e nxirrete jetesën duke pastruar shtëpitë e atyre më mundësi të mira financiare (lexo: njerëz të administratës së Ramës). Njëra prej tyre ishte Ada Klosi ish-drejtoreshë, në banesën e së cilës sanitarja dhe i biri vodhën 500 mijë euro. Në përfundim të hetimeve, Prokuroria kërkoi që vjedhësja e parave të taksapaguesve të dënohej me 1.5 vite burg, kurse sanitarja, që vodhi paratë e vjedhura me 4.8 vite burg. Me logjikë të thjeshtë, shuma e vjedhur ka qenë e njëjtë si për ish-drejtoreshën dhe për sanitaren, pra 500 mijë euro. Ndryshimi do duhej bërë te shpërdorimi i detyrës. Klosi ka shpërdoruar detyrën si funksionare publike, kurse Dobi ka shpërdoruar ‘detyrën’ si sanitare. Në çdo rast, barra e përgjegjësisë dhe e fajit duhet të ishte më e rëndë për ish-zyrtaren.
Këto janë vetëm tre episode që kanë dalë në sipërfaqe. Por, që ilustrojnë më së miri banalitetin e së keqes, pra aklimatizmin me vjedhjen të qeverisë dhe administratës, korrupsionin, shtrembërimin e së vërtetës nëpërmjet propagandës, me çdo synim dhe çdo kusht.
Nga faza e tronditjes te e reformizmit, regjimi i Ramës ka kaluar te qesharkëzimi. Nuk është për të qeshur, sigurisht sepse shpenzimet e të tria etapave i paguan publiku.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38