
Flash News
Denoncimi i pacientit nga spitali Covid: Më japin vetëm një panine në ditë
Politiko 'zbardh' listat e Bashës në 12 qarqe/ Ja kandidatët për 25 prillin; shumica ‘zgjidhje politike’
Profile të paautorizuara të ‘kapitenëve’ të LSI: nga ‘idioti i dobishëm’ te ‘Peço i çarçafëve’
Kë do të mandatojë pas zgjedhjeve? Përgjigjet Meta; Komenton rezolutën e PE-së për Shqipërinë
Çomo dhe Bozo në listat e PS, Meta: I rëndësishëm është integriteti, qytetarët t'i japin mesazh politikës

Alfred Lela
Kryeministri dhe ministri i Brendshëm shkuan deri ‘përtej urës së Qabesë’ për të riatdhesuar një grup fëmijësh dhe grash të mbetur në Siri, në tokën e askujt, në territore aq të pasigurta, sa nuk i përkasin më as ISIS, një shteti hipotetik islamik.
Nëse shteti shqiptar duhet përgëzuar për misionin e shpëtimit duhen theksuar edhe teprimet e tij.
Çfarë flet për shëndetin e shoqërisë dhe forcën e shtetit tonë fakti që prindër me fëmijë të vegjël braktisin atdheun për t’iu bashkuar një xhihadi në Lindjen e Mesme?
Në këtë rast kryeministri dhe ministri, apo dhe shpura gazetareske që i përcollën dhe i transmetuan, duhet të kishin qenë më të përunjur.
Triumfalizmi ishte i pavend edhe pse te ai lexohej nevoja për të nxjerrë kredite politike.
Gjithaq e dëmshme ishte edhe shkelja e kodeve etike dhe njerëzore. Parada që iu bë fëmijëve duke i ekspozuar me fytyrë, emër dhe mbiemër, ishte e pashoqe. Pak ditë pasi entuziazmi i kthimit të tyre të fashitet, si do të reagojnë bashkëmoshatarët e tyre në shkollë dhe bashkëfshatarët në rrugë?
Kush vë bast se ata nuk do të quhen ‘terroristë’, ‘xhihadistë’, apo edhe ‘kopilë’.
Ata ishin qartësisht të traumatizuar, dhe përdorimi i tyre nga kolegët gazetarë si mish për scoop nuk është etik. Siç nuk po bënin as scoop, sepse i tillë është vetëm çka zbulon vetë gazetari dhe jo çfarë të jep, ‘qofte te daja’, qeveria.
Në fund, pasi i mori dhe i shoqëroi me tam tame, çfarë do të bëjë shteti për ata fëmijë dhe gra. Do t’i hedhë sërish në fshatrat e Pogradecit dhe Librazhdit, ku do të riciklohen si material i gatshëm për xhihadin e radhës apo ka një plan rehabilitimi për ta?
Ditari politik





Të fundit

Aeroportet e Ramës, ironia e Fugës: Do popullohet ajri, vu tajaret nëpër re
5 Mars 2021, 22:44
Ftesa në PS, Balla: Najda Çomo përfaqëson të gjithë mjekët dhe infermierët
5 Mars 2021, 22:38

Koalicion PS-PD pas zgjedhjeve? Shkullaku: Në politikë gjithçka ndodh
5 Mars 2021, 21:55

Denoncimi i pacientit nga spitali Covid: Më japin vetëm një panine në ditë
5 Mars 2021, 21:23
Bozo tek listat e PS, Haxhinasto: Është pozitive, por shoh edhe një problem
5 Mars 2021, 21:15


OBSH planifikon të heqë dorë nga hetimet për origjinën e Covid-19 në Kinë
5 Mars 2021, 20:54


Si konsumimi i orizit i ndihmon japonezët që jetojnë kaq gjatë
5 Mars 2021, 20:24



