Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Foto me Leon, yll. Por ndotja është 'Made in Albania', madje është faji juaj
Alfred Lela
Kryeministri e ka mirë kur thotë se nuk i shan në anglisht kundërshtarët politikë. Shqipja mjafton për sharjet, dhe në këtë gjuhë shkëmbehen aq shumë sharje e rrena, sa nuk duhet rripi i transportierit i asnjë gjuhe të huaj.
Shefit të qeverisë i duhet kujtuar se deklaratat që bën për audienca të huaja, si ato në Samitin e klimës në Glasgou, vijnë edhe në shqip, por edhe sikur të mos arrinin do të kuptoheshin në anglisht, të paktën nga një pjesë e audiencës së brendshme.
Ajo që tha z. Rama në atë takim të niveleve më të larta, vlen për atë audiencë të huaj, globaliste, kapitaliste dhe vendimmarrëse, por jehon edhe këtu te ne. Kur e dëgjon kryeministrin e vendit tënd të kërkojë ndihmë në grante për të ulur ndotjen, që shkaktokan vendet e zhvilluara dhe paguakan ato në zhvillim, nuk mund të mos të të vijë një buzagaz.
Me një renditje faktesh të thjeshtë e kupton se ne nuk jemi viktimë e chain pollution (ndotjes zinxhir), por të një lloji tjetër, që është e vetëshkaktuar. Vendi ynë nuk ka fabrika të zinxhirit të madh global, të prodhimit apo përpunimit të mineraleve dhe të lëndëve kimike. Në Shqipëri asnjë firmë e madhe e prodhimit të makinave nuk ka bujtur ende. Me siguri mund të thuhet se markat e mëdha, si në asnjë vend tjetër në Europë apo rajon, janë të mungura, të painteresuara apo të shkurajuara nga aksesi në tregun tonë.
Pra, ne nuk jemi pjesë e industrive globale. Ne jemi konsumatorë, jo prodhues. Që do të thotë nuk mund të ankohemi se jemi të ndikuar drejtpërdrejt prej output-it global. Sigurisht, nën efektin flutur rasti i një ndotjeje alarmante në Greqi, Itali apo edhe më larg, do të na ndikonte, por ky është një argument tjetër.
Që nuk prekemi nga një aspekt i ndotjes, nuk do të thotë se Shqipëria është një vend i pastër. Tirana të paktën, është një metropol ku ndotjen nuk ke nevojë ta masësh, sepse është fizikisht e pranishme, shihet, si të thuash, me sy të lirë. Shih rrugët, makinat, tendat e ballkoneve, këpucët, e me radhë, për ta parë se ç’futet në mushkëritë e shqiptarëve të kryeqytetit. Kjo ndotje vjen kryesisht nga industria e ndërtimit, nga qepjet dhe shqepjet e rrugëve, ndërtimet pa kriter e pa sezon, e me radhë.
Emëtimet e dioksidit të karbonit janë një ndotës i dytë dhe vijnë kryesisht prej makinave në qarkullim. Të cilat ndosin për dy faktorë: janë prodhime të vjetra (jo pak prej tyre janë në rrugë edhe pse nuk i plotësojnë kriteret e kontrollit teknik) dhe nga cilësia e keqe e naftës (më saktë abuzimi me hidrokarburet nga kompanitë tregtuese).
Duhet thënë se të gjithë këta elementë i ka në dorë drejpërdrejt qeveria e Ramës, dhe jo ato të vendeve të huaja, dhe as kapitali i madh global të cili ai i kërkonte ndihmë nga Glasgou. Si kontrolli i naftës, si kolaudimi i automjeteve, ashtu edhe kriteret e ndërtimit janë ekskluzivisht në tagër të qeverisë. Nën hyqmin e saj janë edhe Kurumi i Elbasanit apo fabrikat e çimentos në Fushë-Krujë të cilat, sipas raportimeve nga njohës të sektorit dhe banorë të zonave, i kanë të instaluara filtrat në oxhaqe, por i aktivizojnë vetëm në raste kontrolli. Arsyeja: kursimi i energjisë dhe rrjedhimisht i shpenzimeve.
Rregullimin dhe kontrollin me efikasitet të këtyre parametrave nuk i ka në dorë as Agjencia globale e ndotjes së mjedisit, as Parisi, Londra apo Uashingtoni, por agjencitë e qeverisë që vetë z. Rama drejton.
Kur sheh kryeministrin shqiptar mbi kalin e ambjentalistit, të vjen në mendje koha kur ai kishte ca ëndrra dhe premtime, shumica e të cilave janë ende enë boshe që kumbojnë që nga e shkuara e tij si shef i opozitës. Dikur, sa herë i jepej rasti, Rama i drejtohej Berishës me fjalët: "atë që ia keni bërë ju Krujës nuk ia kanë bërë as turqit”. Sa herë ta ngrini kokën nga kodrat që shtrihen poshtë këmbëve të qytetit, do të shquani të njëjtat kafshime groteske e të egra të gjelbërimit nga fabrikat e çimentos. E njëjta re e hirtë që rri pezull mbi ato kodra, si të ishte silueta e rrethimit të pestë të Krujës.
Nëse doni të flisni për ndotje, kujtoni edhe një episod të freskët po nga Kruja: helmimin e ujit të pijshëm të qytetit që çoi në spital qindra krutanë.
Për atë foton me Leo di Caprion jemi xhelozë të gjithë (imagjino sikur të kish qenë Scarlett Johannson), por që na fyen inteligjencën në gjuhë të huaj, jo dhe aq.
Sepse, ne e njohim Shqipërinë për pëllëmbë dhe e dimë se nga, si, qysh e tek i vjen ndotja asaj.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38