Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alfred Lela
Kryeministri Rama ka pezulluar mardhëniet diplomatike me Republikën Islamike të Iranit, duke urdhëruar largimin e personelit dhe lirimin e ambasadës iraniane ne rrugën “Mustafa Matohiti”.
Arsyeja tashmë është artikuluar: iranianët kanë hyrë në sistemet kibernetike të Shqipërisë, duke vjedhur të dhëna dhe duke thyer sigurinë e rrjetit të infrastrukturës online. Pasë bërë këtë, ata kanë në dorë informacione të ndjeshmërisë së lartë për punët e shtetit, zyrtarët e Republikës, por edhe informacione që dëmtojnë apo ekspozojnë privatësinë e qytetarëve shqiptarë, pra të secilit prej nesh.
Propoganda zyrtare e ka naltuar këtë vendim të kryeministrit, dhe kjo ka ardhur për disa motive.
Së pari, se Ramës i pëlqen, ku s’ka më, të luajë në skakierën e madhe të politikës ndërkombëtare;
së dyti se jemi një vend ku ‘loja me spiunë’ është një sport kaq i pëlqyer dhe,
së treti, se një qeveri që noton në kaq shumë skandale të prodhimit të vet, një rast për kundër-skandal nuk mund t’i shpëtojë.
Këmbëngatërruar, siç shpesh jemi në liane të tilla socio-psikologjike, shumë prej nesh kanë harruar se, iranianët nuk qenë të parët që e derdhën kupenë plot të të dhënave të qytetarëve të Shqipërisë. Iranianët e parë qenë, në fakt, të njëjtët që sot janë shndërruar në anti-iranianët më të përndezur.
E kam fjalën për patronazhistët, një sistem kujdestarie, spiunazhi, përndjekjeje dhe skuthërie, ngritur nga partia në pushtet, shef i së cilës është, sipas gojëdhanave, anti-iraniani më i madh pas Ronald Reganit, dora vetë, Edi Rama.
Patronazhistët ishin një rrjetë e madhe hedhur mbi trupën elektorale shqiptare, një lloj STAS-i zgjedhor, që përimtonte bindjet dhe animet politike të shtetasve të Republikës, dhe u caktonte atyre një ‘kujdestar’ apo hije, i/e cila “i ndiqte” me qëllimin final tjetërsimin e vullnetit politik. Ky ishte ndoshta hapi final në një operacion edhe më të madh, edhe më të vjetër, i cili përfshinte më së pari përdorjen flagrante të administratës shtetërore, intimidimin e zgjedhësve me anë të të fortëve të zonave, dhe, ndoshta me ndërhyrjen më të butë të kësaj thertoreje elektorale, blerjen e votës drejtpërdrejt, duke dhënë para në këmbim të një kryqi anash kandidatit të majtë ditën e zgjedhjeve.
Infrastrukturat, si formale ashtu dhe informale, janë, sigurisht, pjesë e teatrit shoqëror. Të dytat, informalet, ekzistojnë si paralele, herë të sikletshme e herë sekrete të formaleve, dhe variojnë nga lozhat, klubet, besëlidhjet, konspiracionet, e deri te grupet paramilitare. I ka çdo vend, që nga Argjentina, deri në Amerikë e Singapor. Ajo që nuk ndodh në asnjë vend është promovimi i tyre publik. Për këtë gjë në demokraci është rënë dakord. Të lejohen me stil anekset e frustrimit apo bindjeve shoqërore, të papranuara publikisht, por të mos pagëzohen në sferën e gjerë të lojës publike.
Edi Rama e theu këtë rregull. Në vend që, qoftë edhe duke u shtirur, t’i dënonte strukturat e patronazhimit, ai i naltoi duke u shprehur krenar. Pra, i nxori nga infrastruktura informale dhe i bëri pjesë të superstrukturës publike. Rrallë në historinë e kombeve ka ndodhur që kreu i një shteti të kryejë trangresione të tilla. Për një ndikim në procesin e infrastrukturës zgjedhore, të një shkalle më të vogël dhe gjithsesi në tentativë, Richard Nixon dha dorëheqjen si president i Amerikës, në skandalin e njohur si Watergate.
Edi Rama mori patronzhgejtin e tij dhe na e hodhi në fytyrë, si ne të pafuqishmëve të Shqipërisë, ashtu edhe përfaqësuesve të vendit kolosal, që vinin nga Watergate-i i mëkatit fillestar zgjedhor.
Jeta vazhdoi e lumtur me koncerte beiste dhe ritaora të tjera në Republikën albo-amerikane, deri në një fazë të dytë të batërdisë dhe bastardësisë. Një rrjedhje industriale e të dhënave, dalë nga AKSHI-i qeverisë, nxori në publik detaje personale, nga kartat e identitetit der te adresat dhe rrogat e të gjithë të gjallëve të Shqipërisë.
Pasë përvetësuar një teknikë të komunikimit publik, sipas së cilës mënyra më e mirë për ta shuar një skandal të madh është të marrit e pronësisë së tij (owning it up), Edi Rama bëri një salto tjetër mortale, në logjikën e shtetit, duke e çuar operacionin e së keqes në Fazën 2. Ai doli dhe tha se do të jemi ne, pra shteti, që do të bëjmë publike rrogat e nënshtetasve të Republikës.
Opozita shfryu ajrin e denoncimeve, populli nuk u bë publik as kësaj here, të huajt futën veshët në lesh dhe jeta në regjimin e iranianit të parë dhe ajatollahut të radhës, shqiptarit të mirë, por të pështjelluar në leqet marramendëse të pushtetit, Edi Rama.
Ata që nuk e mbajnë frymën në gëzimin se Shqipëria, ky ‘varr perandorish’, u ndesh dhëmb për dhëmb me regjimin e urryer teokratik të Iranit, duhet të mendohen pak.
Iranianët bënë atë që bëjnë të gjitha fuqitë e huaja me kundërshtarët. Ajo që ne nuk duhet të bëjmë, është të mos lejojmë që shqiptarët të sillen me ne si ajatollahë. Kjo është detyra jonë, e të gjithëve.
Ajatollahët e ambasadës ikën dhe, sa më takon mua, kurrë mos u kthefshin, por ata nuk qenë iranianët e parë. Vetëm të radhës. Aspak të fundit.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38