Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Kulmi i marrëzisë: E sheh përditë dhe e pret verifikimin nga Pandora Papers
Alfred Lela
Pas Paradise dhe Panama Papers, Pandora është rrjedhja më e madhe e dokumentacionit sekret financiar, në një total prej 11.9 milionësh. Emrat e mëdhenj të përfshirë në leaks variojnë nga despotët e zakonshëm të hapësirës ish-sovjetike si Putin e Alyev, dhe deri te krerët e ish-hapësirës komuniste euroqendrore, si presidenti çek Babis, apo deri në kufijtë, kinse të pamundur të Perëndimit, ku rri qesh-e-ngjesh anglo-saksoni i virtytshëm Tony Blair.
Emri i këtij të fundit është edhe ilustrimi i asaj se, edhe për gazetat prestigjioze, si për shembull britanikja The Guardian, një skandal global bëhet skenë e animeve politike. E përditshmja gati e shfajësonte ish-kryeministrin e partisë së majtë (Laburiste), edhe pse ai me të shoqen ishin përfshirë në një transaksion që u ruante mbi 300 mijë paund nga blerja e një shtëpie (dhe ia largonte arkës së shtetit britanik, të cilin e kish drejtuar për tre mandate). E njëjta media ishte shumë më gjykuese për kryeministrin aktual, konservatorin Boris Johnson. I cili, në fakt, nuk kishte aspak të bënte me skandalin. Emri i tij futej në rreth nga The Guardian vetëm për faktin se disa donatorë të Partisë Konservatore ishin pjesë e dokumenteve të rrjedhura.
Kjo lojë tymi dhe pasqyrash prek edhe gazeta të mëdha, të respektuara, perëndimore. Imagjinoni tani mediat tona gjytryme apo portalosferën e Tiranës.
E cila në këtë rast është një raportuese indirekte dhe terciare. Përfshirja shqiptare në Pandora Papers duket se përbëhet nga 13 kompani dhe një politikan, prej të cilëve BIRN, partneri shqiptar i ICIJ (Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarisë Investigative) ka identifikuar vetëm njërën. Një kompani në sektorin e energjisë me lidhje me OST, ish-kryeministrin socialist Nano, një projekt të GIZ-it gjerman për linjat e interkonjeksionit dhe ‘pajtimin’ e qeverive shqiptare si të majta dhe të djathta me të.
Me siguri, kureshtja e madhe lidhet me politikanin e ‘hamendësuar’ në Pandora Papers dhe për këtë duhet pritur një ose dy ditë, derikur ICIJ të shkarkojë të gjithë lumin prej 11.9 milion dokumentesh në faqen e vet.
Cilidoqoftë emri, ai nuk do të thotë asgjë, ose fare pak, si për skandalet ashtu dhe për shkallën e korrupsionit, dhe sidomos të reflektimit që shqiptarët kanë mbi të. Zhurma për Pandora Papers, Panama Papers, kabllogramet e Uikileaks etj., dhe distanca disa vjeçare mes tyre, theksojnë sërish e përherë atë të njëjtë gjë. Korrupsioni është kthyer në një enë të zbrazët e cila nuk jep më lajme, por shuan kureshtje. Përsëritja dhe mbivendosja e akuzave, thashethemeve, denoncimeve opozitare, mini-investigimeve gazetareske, kinsepadive dhe proceseve të sistemit gjyqësor, i kanë hequr çdo kuptim dhe rëndësi, si korrupsionit ashtu edhe akteve përbërëse të tij. Të korruptosh dhe të korruptohesh sot është një gjest bosh. Përderisa thuhet se e bëjnë të gjithë duhet ta bëjnë të gjithë. Sa kohë që e bëjnë të gjithë dhe askush nuk dënohet, dmth se ai është lubrifikant dhe jo ngecës i shoqërisë.
Rastet e ‘suksesit’ kundër korrupsionit, për shembull procesi i ditëve të fundit i SPAK, dhe arrestimi i disa të mjerëve në drejtorinë Arsimore të Dibrës, që merrnin (mbani vesh!!!) 100 mijë lekë për një vend pune, është vetëm mënyra se si, mekanizmi mblidhet, si iriqi, për t’u vetëruajtur.
E njëjta gjë vlen edhe për kureshtjen, zhurmën dhe pritshmëritë për emrat nga Pandora Papers: e gjitha një iluzion i llojit tym dhe pasqyra. Një digestiv për të tretur ushqimin e rëndë informativ të ditës. Një mënyrë për të kaluar pasdarkën me misterin e pasurisë së dikujt dhe për ta ëndërruar veten, jo ndryshe prej tij, por krejt si ai.
Nuk ka nevojë për Pandora Papers, letra që vijnë nga thellësitë e ishujve Virgjinë dhe nuk thonë shumë, për faktin e thjeshtë se, më shumë se paligjshmëri janë lojë në kufijtë e imtë të ligjeve, ata që quhen loopholes.
Të jetosh në një vend ku hendeku i dallimeve shoqërore rritet mu para syve, ku aksionet më të mëdha në ekonomi i përfitojnë një grup i përbërë nga 5-10 vetë/kompani, ku në 30 vjet i dënuari i rangut më të lartë është një ish-ministër minoritar, në një ministri minoritare (si ajo e Punës), i proceduar për shpërdorim fondesh të një trajnimi.
Të presësh shpagim, dënim apo transparencë nga Pandora Papers është sikur, një ditë të bukur, vilat e shtrenjta në Rolling Hills apo Green Coast, të hapin gojë e të thonë se cilët janë burimet e pronarëve të tyre që vijnë nga politika, qeverisja apo administrata publike.
Ato nuk thonë asgjë veçse bërtasin më të qartën: jemi geto luksi.
Nëse e kthejmë mbrapa në mitologji emrin Pandora, mund të kujtojmë edhe një moment ftillues. Hapjen e kutisë prej nga dolën gjithë të zezat të cilat më pas i përftuan njerëzit. Kur e kuptoi se ç’kishte bërë, Pandora e mbylli kutinë duke lënë brenda të fundmen gjë: shpresën.
Kur ka shpresë deri në fund edhe vilat mund të flasin një ditë. Të na thonë atë qpresim më kot nga Pandora Papers.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38