Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alfred Lela
Dy ngjarje që, në pamje të parë, nuk kanë lidhje me sho-shoqen, janë shpalosur përreth Korçës në javën e fundit. Një koncert i artistit ‘jugosllav’ Goran Bregoviç, në një aktivitet birre & mezesh, dhe kapitullimi i degës së Partisë Demokratike të Korçës. Të dyja kanë përndezur Shqipërinë, megjitëse debati për Bregoviçin ka qenë më i flaktë, edhe se zjarret që kanë përcëlluar ditët e fundit masive malore dhe pyjore të vendit.
Megjithatë të dyja janë të lidhura, dhe flasin për përpjekjen që, në mos një aleancë opozitare, të krijohet një opozitë e re alternative e Partisë Demokratike.
Gjithmonë, qesharakja ta shërben e para mundësinë e ‘lidhjes së fijeve’ që në shkujdesje e sipër duken të pamundura. Bie në rrafshin e qesharakes, për shembull, turlia e krijuar në reagimet mbi koncertin e këngëtarit kroato-serb në Korçë. Të tilla sepse sheh liberalë që bëjnë si konservatorë, dhe nacionalistë të shndërruar në kozmopolitë. Për nevojën e pasionit apo të animit politik të çastit mendimi kthehet në të panevojshëm në këtë vendin tonë. Do të thotë: edhe kur je ideologjikisht i së djathtës konservatore mund të përqafosh teza të së majtës liberale, nëse kjo e pjek më shpejt dhe me leverdi frutin e pasionit politik dhe ekonomik.
Jashtë kësaj, automatikisht, duket se në Tiranë dhe në Prishtinë janë krijuar dy blloqe të mëdha dhe laramane: kundra dhe pro-Bregoviçit. Sidomos në Tiranë kjo është e thekshme, ndërsa në kryqendrën tjetër shqiptare bëhet më shumë si shpërfaqje e snobizmit dhe një elitizmi që ka në qendër idenë e kosovarizmit të ndarë nga shqiptarizmi.
Por, pas asaj që duket si indinjatë për këngëtarin kundrathënës, që ka në mbiemër një breg ‘shqiptar’ dhe një viç serb, janë në fakt dy aksione të mëdha politike: Vetëvendosja e Albin Kurtit dhe 'progresistët' e Edi Ramës.
Të dyja blloqet po i nxjerrin qarin, sipas mënyrës së tyre, këtij demarkacioni me gjasë etnik, etik dhe kulturor. Kurti dhe VV e bëjnë plot pasion dhe bindje sepse kjo u jep rastin e madh që të luajnë rolin e opozitës mbarëshqiptare që fillon në Mitrovicë kalon në Prishtinë e mbyllet në Tiranë. Rama, sepse ky është stili i tij, sa forma aq dhe përmbajtja; pra, synimi se me anë të formës mund të themelosh përmbajtjen. Politikisht, në një verë të mbushur me zjarre dhe me një reagim si përherë të shqepët, bonfires që ndezin patriotët e internetit dhe opozitarët e qesimit, i shërbejnë Ramës; siç çdo pseudo-krizë shërben për të mbuluar një ngjarje të vërtetë.
Veç kësaj, flakadani atdheqar që ndizet e bredh si koka e Meduzës status më status, nga Prishtina, në Drenicë, Malësi të Gjakovës, Tiranë e deri poshtë në Jug, thekson, dhe në të njëjtën kohë fsheh, atë bllok që duhet të ishte opozita e vërtetë, kombinimin, tashmë të pafat, PD-LSI. Po të vëresh gazetarët dhe analistët afër këtyre dy forcave sheh pështjellim, sikur zjarret u janë ofruar shtëpive të tyre dhe tymi u djeg sytë dhe u than fryëmarrjen. Në këtë huti ata kanë rënë pre e agjendës së Albin Kurtit dhe VV (ose janë me vetëdije promvues të saj). Aty e kërkojnë edhe opozitën edhe qeverinë, dhe duket sikur nuk u mjafton as opozita dhe as qeveria e brendshme.
Për herë të parë ndoshta, në një kombinim fatlum ose fatkeq, të ngjarjeve është Tirana që sheh nga Prishtina, në daçi quajeni iluzion, në daçi shpresë. Heroizimi i Vjosa Osmanit dhe ministrit të Brendshëm kosovar për reagimin dhe ndërhyrjet në vatrat e zjarreve në Shqipëri, rreken të krijojnë të njëjtin mallëngjim si të varganeve të kosovarëve që kalonin kufirin në kohë të genocidit serb ndaj shqiptarëve të përtej kufirit.
Mbështetësit e opozitës e kanë huqur shënjestrën. Ata duhet t’i kërkojnë opozitës që ‘të kapë armët’ dhe jo qeverisë së Kosovës të bëjë opozitën në Tiranë. Element që na kthen sërish te ‘zemra e dramës’, Korça, dhe te shkrirja e strukturës së Partisë Demokratike atje. Jehona e koncertit të Bregoçivit në Korçë do të shuhet për tri ditë (aq pat zgjatur edhe një tur i mëparshëm i këngëtarit në Tiranë), por hiri i një opozite zjarrshuar, dhe sidomos rikompozimi me burime njerëzore i një strukture të rrëgjuar politike lokale, do të mbetet gjatë.
Në këtë dritare kohe do të fusë kokën vazhdimisht Albin Kurti dhe VV e tij. Sa më takon, mund të mos e duroj Bashën dhe opozitën e tij të stilit ad interim, por qenia, qenësia dhe kuptimi që ka Partia Demokratike për jetën politike dhe opozitarizmin në vend janë thelbësorë, dhe nuk mund dhe as duhet të mbushen nga ‘opozita në ekzil’ e Albin Kurtit.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38