Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Lindita Nikolla, si dëshmi e një aksioni opozitar në kërkim të busullës
Alfred Lela
Lindita Nikolla është një nga gratë e urta e të mira të politikës shqiptare. Ajo nuk e zgjedh konfliktin, edhe kur bisha e tij e ndjek me urë zjarri në dorë. Ilustrimi më i shkoqur i kësaj është një foto, thuajse lirike, në fotomontazhin me epizëm absurd të politikës sonë. Kur diskutohej në Kuvend projektligji për Arsimin e Lartë, 'të shkretës' Linditë iu desh të përballej, më shumë se me asgjë, me hobetë e Agamemnonit, zotit të luftës, Sali Berishës. Dha e mori me replika e ndërhyrje, urt'-e-but', si të kish dalë nga një libër lutjesh i Françeskut të Azisit, dhe u dha aty nga fundi. U dorëzua me anë të një gjesti. Zbriti nga platforma e Qeverisë, e ngritur lart mbi platenë e Kuvendit dhe çapiti deri te ulësja e ish-kryetarit të opozitës. I ofroi kokën dhe nisi t’i shpjegonte, me sa mundtte, se ç’ishte në tekst e ç’kishte ndërmend ajo.
Nuk e dimë dialogun mes tyre, ndoshta ka aspak rëndësi, por ka vlerë gjesti. Kishte aty si njerëzi (humanizëm) ashtu edhe respekt. Një grua politikane e njërit krah po i tregonte respekt politikanit burrë të një krahu tjetër. Jo çdo të tilli, por atij që konsiderohet nga e majta si kryearmiku, Sali Berisha.
Sigurisht, jemi dëshmitarë të afrimeve më të mëdha politike, por ato nuk kanë patur në sy njerëzinë, por interesin elektoral. Nuk kanë qenë afrime të papritura dhe të atypëratyshme, por përllogaritje me thikë në gojë. Në kanë 'vrarë kundërshtarin', interesin publik e kanë zbritur në hone.
Kësisoj, Lindita Nikolla përbën një nga ato rastet krejt të rralla e të njëmendta të humanizmit dhe respektit politik për kundërshtarin.
Pasë ditur (por ndoshta jo kuptuar) këtë, përshëndetja e parë e opozitës me të në rolin e kryeparlamentares ishte e pavend. Si zhurma fizike, duke përplasur duart në tavolina, ashtu dhe zhurma e bardhë e grisjes së fletëve të votimit, ishte një teprim. I cili nuk do të qe i tillë në rast të një burri, një nga ata skifterët që rrinë në degën që po thyhet të së majtës, por për zonjën Nikolla po.
Ky moskuptim lexohej edhe në sytë e saj. Dyfish të qelqtë e të thyer pas syzve. Dyfish të hutuar përballë grave të opozitës, që ditën përbetohen për gjininë e tyre dhe unitetin e saj, dhe natën e rastit më të parë qesin dhëmbin kallaj të burrnisë së nënvetëdijes, ngulur aq thellë në shpirt sa po të mos e nxirrnin do u shponte xhannë.
E kuptoj, megjithatë, ‘tërbimin’ e opozitës. E kompleksuar prej percetimit publik ‘janë në shtrat me Ramën', PD kapet pas skenarit të çdo teatraliteti për shpëtim të lëkurës politike. Apo prej asaj tjetrës, frikës se me votim të fshehtë, ndonjë votë mund të rridhte dhe t'i turpëronte që ditën e parë.
I tillë duhet të ketë qenë edhe inskenimi anti-linditanikollë i 10 shtatorit. Ç’rëndësi ka se kryeministri ua mblodhi atë gazetari të verdhë opozitarimi të fortë kundër gruas që kishte emëruar në krye të Kuvendit, dhe ua futi në një qese. Kryeministrat, ju e dini, duhet të mbajnë përherë një qese plastike në xhep. Nuk e kishte me vete se dinte diçka (sinjalizuar thua?!) për sjelljen e opozitës atë ditë. Jo, mor jo! Ngaqë do të shpallte ndalimin e qeseve plastike në vend, i duhej një e tillë që populli t’a dinte se për çfarë e kishte fjalën.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38