Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Luli nxjerr Kolegjin e Kryetarëve për ta vjedhur, edhe njëherë, PD
Alfred Lela
Kolegji i Kryetarëve të PDv (shkurtim tash e tutje i PD së vulës) më ka kujtuar sot Kolegjin e Kardinalëve. Sigurisht, jo në prominencë dhe as në eminence, por në frekuencë, apo më saktë në mungesën e saj, në atë që mund të quhet rrallësi. Për lexuesit që e kanë të paqartë, ngase aq u bën kush janë dhe çfarë bën Kolegji i Kryetarëve, bëhet fjalë për krerët e PDv në rrethe, një mekanizëm karshillëku statutor i krijuar nga ish-kryetari i PD, L. Basha, para disa vitesh, për t’u përdorur si mjet kërcënimi politik ndaj forumeve partiake, si Kryesia etj. KK qe një trupë që mblidhej në rast nevoje të kryetarit, kur balancat e forcës rrëshqisnin apo kur ndaj të pabindurve duhej trysni. Në thuajse 2 vitet e fundit nuk keni dëgjuar asgjë për KK, dhe kësisoj as u ka rënë ndërmend për ta. Me të drejtë: ndryshe nga Kolegji i Kardinalëve që zgjedh Papën, që ka ndër veti njerëz me peshën intelektuale të Umberto Ecos, Kolegji i PDv është një shtojcë e Lulit, i cili për nga pesha intelektuale është pak mbi Luizin.
Kolegji i PDv u mblodh më 5 qershor (për fjalën mbledhje të biem dakord që është eufemizëm dhe nuk ka ndodhur-as edhe në zoom, ngase jo të gjithë mund ta përdorin-por edhe sepse… ç’nevojë ka tubimi kur mejtimi është me porosi), dhe vendosi (dy pika) :-)
Vendosi që të mos pritej për zgjedhjen e kryetarit, gjë që e propozonte grupi parlamentar, trupë që normalisht, përfaqëson mendimin dhe aksionin politik të PDv, por të bëhej brenda 15 korrikut (anno domini, do thoshte në latinishten që e kjan ndonjë prej kolegjarëve).
Kujtesa duhet t’ju shërbejë verën e para dy viteve, kur Lulzim Basha përdorte të njëjtën skemë për të mbytur disidencën, për të pamundësuar analizën/reflektimin dhe për të mumifikuar veten në krye të PD: fuste partinë e dalë nga humbja e 25 prillit në zgjedhje. Një paralele me atë që, një plagë plumbi e mbulon me leukoplast.
Kështuqë, pas KK është LB, i cili nuk ndryshon dhe sillet njësoj-sepse njeriu është karakteri i vet-si kur është shumicë, si kur pakicë, po ashtu edhe kur bën fërgesë në shtëpi dhe i kërkon së shoqes të mos ia hedhë në Instagram (edhe pse po e bëjnë pikërisht për ta hedhur në Instagram).
Kështuqë, kur e dëgjoni Lulin të flasë për Republikën e Re (2) kujtoni huqet e së Parës dhe qeshuni.
Te e Para e morëm të gjithë seriozisht, e përjetuam si dramë, futëm emocione në të dhe nxorëm emocione prej saj.
Tani, kur Luli do të na e fusë për herë të dytë nën rrogoz gjarprin e gjatë të lumit të hiles, le të na kujtohet Herakliti. Lumi nuk është i njëjti, se nuk ka si të jetë, por Luli është ai i pari, dhe i përhershmi, një çelës që nuk hap asnjë bravë dhe një bravë që i gënjen të gjithë çelësat.
Në anë tjetër, ky është çasti kur grupi parlamentar që udhëhiqet nga Gaz Bardhi, të dëshmojë se është trupë politike dhe ka fibër politike. Nëse vendimet në PDv do t’i marrë një organizëm jostatutor dhe trupa politike kryesore do të ndjekë ata, është më mirë të dorëzojnë mandatet dhe të lënë ndonjë prej atyre që i kemi parë njëherë të na vërdallisen nën logon e qëndisur nga Rama ‘opozita e re pro-amerikane’.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38