Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alfred Lela
Ironikisht, dy veprimet e fundit publike të Safet Gjicit kanë në thelb të përmbajtjes fjalën dorë. Ai masturboi me njërën, teksa me tjetrën fshinte hundët, dhe po me njërën nga shputat, orë më vonë, firmosi dorë-heqjen. Mund të thuhet se Gjicin e mori në qafë dora, jo në kuptimin e ngushtë të fjalës, por shumë më të gjerë. Në kuptimin që fjala dorë për-doret për të shenjuar një grusht njerëzish që i bashkon diçka, në logjikën ‘dora jonë’, ‘jemi dora jonë’ apo “është dora jonë”. Togfjalësh që nënkupton ngjashmëri, lidhje, që mund të jenë ideore, shpirtërore, klanore etj.
Safet Gjici është pjesë e ‘dora jonë’ e pu-shtetit të Kryeministrit Rama. Nuk është e drejtë, jo më të paktën, që Kryeministri del pa lagur nga rënia e atyre që ai vetë zgjedh. Të mos gënjehemi: nuk është struktura, pra Partia Socialiste-ajo e shkreta vetëm i pranon si fëmija gjinë e s’ëmës- që e zgjedh këtë dorë favoritësh të kryetarit. Në këtë kuptim, loja e Ramës, që bën Ponc Pilatin dhe lan duart nga ‘ekzekutimi’ i bashkëpunëtorëve të afërt, është një masturbim, qitja e të cilit bie në tavolinën e përbashkët që thërrasim sferë e debatit publik.
Nëse Gjici jep dorë-heqjen Rama nuk mund të konsiderohet dorë-jashtë. Kur të zgjedhurit e tij, në administratë qendore apo vendore, bien një e nga një, në numra kaq domethënës për nga sasia, e gjitha flet, sadopak, edhe për atë që zgjedh, dorasin. Ai që e fut dorën për të pikasur mishin me të cilin bëhet sallami, nuk mund të thotë në fund se sallami i dalë nuk ka të bëjë me të.
Nuk ka nevojë këtu për enumeracion të emrave, sepse të gjithë i dini, me kryebashkiakë, deputetë, ministra, drejtorë të lartë. Të gjithë këtë varg të çnderuarish publikisht i bashkojnë dy gjëra: janë –handpicked- të zgjedhur me dorën e Ramës, dhe po ata janë dorë-zuar nga Rama. Rama ka dalë dhe, ftohtë, ka thënë se nuk ka punë me ta pas çnderimit. Kur i ka kurorëzuar në poste ka thënë gjëra nga më të ngrohtat. Sigurisht, nuk e akuzojmë dot se ka patur dorë në korrupsionin e tyre, apo se gishtat në dorën masturbuese të Gjicit kanë qenë të tijët. Por ama, dorën në zemër, mund ta dyshojmë për filozofinë e përzgjedhjeve, të tij dhe të qeverisjes. Rama, do apo nuk do, duan apo nuk duan socialistët, po e ndihmon PS me pushtet dhe në të njëjtën kohë po i ngre një wall of shame (mur turpi). Njerëzit mund të pyesin: si ka mundësi që kjo dorë e pushtetarëve të Ramës është e inkriminuar, në një mënyrë a tjetër? E di, Rama e ka prodhuar përgjigjen, por ajo dëshmon një gjysmë të vërtetë e cila është edhe më e dëmshme se një gënjeshtër e plotë. Kryeministri pretendon: në qeverinë tonë të padenjët kapen dhe dënohen. Mund të jetë kështu, por shteti është diçka më e gjerë dhe më e thellë. Shteti nuk është vetëm ligji mekanik, por edhe shpirti i tij, jo vetëm gërma e qeverisjes, por edhe fryma.
A dëshmon sasia e të çnderuarve se cilësia (pra fryma apo filozofia) e qeverisjes Rama po ia merr shpirtin shtetit dhe shtetbërjes, në të njëjtën kohë që pretendon se po e çliron prej së keqes?
Secili këtu përgjigjet sipas logjikës dhe interesit. Por, ajo që duket, interesi nuk e fsheh dot dhe logjika e shpall, është fakti se të zgjedhurit e Ramës kanë dorë. Dhe, duam s’duam, kur ai që i zgjedh, shkon e kap, në thesin e PS dhe të shoqërisë, këta të erektuarit nga babëzia (financiare a seksuale), mund të themi: edhe dora ka dorë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38