Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Mitet mediatike të Najadës dhe Luljetës në përdorimin prej spin doctor-i të Ramës
All - Paragraf - 1Alfred Lela
E majta, në botë dhe në Shqipëri, ka qenë dhe mbetet instrumentale në krijimin e miteve. Individë, që më shumë se luftëtarë të lirisë ishin vrasës, si Che Guevara apo Myslym Shyri për shembull, i sheh të himnizuar në t-shirte dhe këngë, apo në emra rrugësh kryesore.
Ndryshe nga e djathta që e ka mitologjinë në thelb të mendimit ideologjik, e majta e përdor vetëm si instrument. Të majtët, traditën dhe mitologjinë i konsiderojnë trillime (shih 'Shpikja e traditës' nga Eric Hobsbawm), por janë të pareshtur në përdorimin e tyre politik.
Mitet e së majtës, ngritur mbi një flu të përgjithshme ideali, sundojnë sot ligjërimin kryesor të botës intelektuale-popullore. Shumë prej kësaj e majta e ka arritur me anë të medias, kanalet më të shumta të së cilës i zotëron, këtu dhe në botë.
Dhurata të tilla mediatike janë edhe mjekja Najada Çomo dhe inxhinierja Luljeta Bozo. Të dyja janë prodhime të krizës, apo më saktë të reagimit kundër saj, anti-krizës. Bozo u gjet si 'recetë e gatshme popullore' për ‘kurimin’ nga tërmeti dhe pasojat e tij, kurse Çomo si një prizë ku njerëzit fusnin spinën e tyre të frikës nga Covid-19 dhe vdekja.
Kësisoj të dyja janë prodhime jashtë serie të një spazme shoqërore, dhe si të tilla nuk mund ta kenë vlerën që u mvishet. Nëse profilet e tyre i nxjerr nga konteksti i madh i krizës dhe panikut, të dy zonjat (megjithë respektin dhe asgjë kundër tyre) bëhen një nga qindra Luljetat dhe Najadat e Shqipërisë.
Manteli i posaçëm që u mveshi media lidhet edhe me atë që ajo bën më mirë: inxhinjerimi dhe spini i personazheve që e afrojnë me audiencat. Thënë këtë, dhe ndoshta duke rënë në cinizëm, Luljeta dhe Najada janë dy banore të ‘Big brotherit’ të madh mediatik, që e hap syrin vuajerist çdo ditë prej nevojës për të krijuar prenë e vet në masën amorfe të audiencës. Media postmoderne (moderniteti ka pasë operuar me narrativat e mëdha, të cilat postmoderniteti i rrëzoi) është thika e madhe që ndan më dysh viktimat nga qytetarët. Këta të fundit kanë mbetur pak, fatkeqësisht.
Media bën edhe një gabim tjetër teksa ka vrarë figurën e ekspertit në favor të ‘gjithologut’, apo edhe ka paraqitur si ekspertë njerëz që nuk janë të tillë. Duke pasë krijuar vetë këtë vakuum, ajo e ka më të lehtë ta mbushë po vetë me figura ekspertizën e të cilave as nuk e gjykon dot.
Dyshoj se redaktorët e medias e kanë ftuar Luljeta Bozon nëpër studio apo riqarkulluar në portale, sepse ia kuptonin thellësinë inxhinjerike. E kundërta, ata ranë pre e një kërkese popullore për të, duke parë te ajo një ‘gjyshe të mirë’ që mund të fliste (pa shih?!) edhe për inxhinjeri. Shtoji kësaj thinjat dhe vitet e largëta që e çonin me nënndërgjegje shqiptarin mbi 40 vjeç, që është edhe konsumtatori më i madh i televizonit, te një periudhë që ende shihet si e sigurt, koha e diktaturës.
Zonja Bozo erdhi në skenë për të shpjeguar inxhinjeri dhe sizmiologji, por u bë vetë bullon në ingranazhin e madh të inxhinjerimit mediatiko-social.
Kryeministri, që ka antenat e Ari Gould, talent agent-it të famshëm të serialit hollivudian Entourage, i pikasi këto dy mundësi spini dhe, me guximin e zakonshëm të dikujt që merr vendime vetë dhe i sigurt, e mori mitologjinë e tyre për emblemën e stërpikur me mosbesim të qeverisë.
Duke i dyshuar heroinat e tij, nuk mund të dyshojmë te veprimi efikas i marketingut politik. Nuk është debati këtu nëse e shpëtojnë ose jo Rilindjen e Ramës Bozo dhe Çomo. Ndoshta asgjë nuk e shpëton këtë propozim tashmë tetë vjeçar mitesh të rremë, por rënia në debatin moral për dy zonjat është huqje e thelbit dhe nuk i shërben demontimit të Ramës dhe qeverisë. Madje shkon në të kundërtën.
Rama, edhe njëherë, ka arritur ta lexojë kulturalisht hapësirën e komunikimit publik në Shqipëri dhe vepron në përshtatje me këtë lexim. Antistrofa nuk është përgjigja.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38