Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Për trampistët e Tiranës dhe të djathtët që lajnë pjata në Detroit
nga Ilir Babaramo
Kurrë nuk kemi dëgjuar marrëzi më të mëdha në hapësirën shqiptare se tani kur në Shtetet e Bashkuara po numërohen votat për zgjedhjen e presidentit të 46 të fuqisë botërore më dashamirëse në historinë e shqiptarëve. Panorama kurrë nuk ka qenë ndonjëherë më e qartë. E megjithatë ne shqiptarët kurrë nuk kemi qenë më iracionalë, a thua se po luhet finalja e futbollit mes Brazilit dhe Gjermanisë. Në garë është Biden, një nga zërat më të fuqishëm të lirisë së Kosovës për dekada me rradhë në skenën globale dhe një aksident politik, që të vetmen përvojë shqiptare ka një foto të tij elektorale me kryeministrin e Kosovës që e flaku më pas si një prezervativ njëpërdorimsh duke qenë i pari president amerikan që barazoi viktimat me xhelatët dhe mbi të gjitha duke vënë në diskutim subjektivitetin ndërkombëtar të shtetit që vetë Shtetet e Bashkuara krijuan.
Cili është argumenti i shqipfolësve që dalin çdo mbrëmje në ekranet e Tiranës për të bërë tifo për Trump? Biden përbën një rrezik për Amerikën sepse fitorja e atij është një fitore e komunizmit, sipas tyre. Përgjithësisht në këtë kategori janë njerëz që si flamur të anti-komunizmit të tyre në Tiranë kanë një ish-sekretar Byroje të PPSH. Janë ata që besojnë se komunizmin në Shqipëri e rrëzoi një djalë që u formua si antikomunist në dyqanin e dikurshëm të rrypave të lëkurës në qytezën e Bajram Currit.
Kjo kategori njerëzish ndoshta nuk duhet paragjykuar. Jeta nuk është treguar shumë bujare me ta. Duhet respektuar antikomunizmi i tyre i mbrujtur nga represioni gjysëm shekullor i diktaturës komuniste më kriminale në Europë. Shumë prej tyre janë të painformuar ndonëse jetojnë në vendin më të lirë në botë. Për të ndërtuar një jetë nga e para janë detyruar të bëjnë punët më të vështira dhe meritojnë empatinë më maksimale. Puna e ndershme, djersa e ballit dhe paratë e gjakut meritojnë respektin më maksimal. Nuk është faji i grigjës, por i barinjve. Dhe barinjtë janë në Tiranë.
Barinjtë e grigjës shqiptare të trampistëve e dinë si buka që hanë se Amerika kurrë nuk ka qenë dhe kurrë nuk do kontrollohet nga ekstremi i majtë, se krejt bota i mbylli njëherë e mirë llogaritë me komunizmin 31 vjet më parë.
Barinjtë e grigjës shqiptare antikomuniste e dinë se komunizmi në Shqipëri nuk u shemb duke thyer xhama e duke djegur godina në Shqipëri. Ai kapitulloi në anijen Maksim Gorki në portin e Lavaletas në Maltë. Shefi i atëhershëm i Kremlinit, Gorbaçovi u takua me shefin e Shtëpisë së Bardhë për të bërë formalitetet e fundit, 45 vjet nga takimi i Jaltës kur gjysma e Europës u fut me dhunë në Perandorinë e së keqes. Pas samitit të Maltës, brenda pak muajsh të gjithë shefat e vendeve komuniste lanë zyrat njëri pas tjetrit. Të njëjtën gjë bënë Ramiz Alia e Nexhmija Hoxha. Instinkti i ruajtjes së kokës mbizotëroi. Patën intuitën se nëse nuk do merrnin masat e duhura për të kaluar pushtetit paqësisht do përfundonin si dy qen të vrarë rrugësh. Pamjet e ekzekutimit të çiftit Çaushesku natën e Krishtlindjes ka lënë pa gjumë shumë vetë dhe në Tiranë.
Asnjë politikan nuk ka luftuar komunizmin më shumë se presidentët e SHBA, Republikanë dhe Demokratë bashkë. I pari president që i bie këmbanave të alarmit në SHBA, 3 dekada pasi ai është varrosur është pikërisht Trump. Vërtet për të vënë duart në kokë. Në të njëjtën kohë kur të gjithë presidentët e mëparshëm, në rininë e tyre, kanë luftuar dhe me armë në dorë kundër komunizmit në xhunglat e Vietnamit, Trump zdërhallej me haremin e bleonave të tij në kazinotë e Atlantic City apo fushat e golfit në Florida.
Trump nuk është aksident vetëm për politkën amerikane, por dhe për vetë Republikanët. Kjo është dhe një nga arsyet përse po humbet zgjedhjet. Shikoni se çfarë ndodh në Arizona, shteti që për dekada me rradhë ka patur senator një amerikan të madh, një hero të luftës kundër komunizmit në Vietnam, një figurë drithëruese emblematike e politikës amerikane, për të cilin dhe kundërshtari i tij politik Barak Obama, kur mësoi lajmin se McCain ishte prekur nga sëmundja e rëndë u shpreh me trishtim e admirim: kanceri nuk e di se me cilin është duke luftuar. E pra Trump është duke humbur bastionin e Republikanëve pikërisht sepse ka sulmuar pafundësisht, pacipësisht dhe pas vdekjes ikonën e Republikanëve në Senat. Nuk do shumë mend për të kuptuar se kush mund të jetë më antikomunist: klienti i burgjeve çnjerëzore në Vietnam apo klienti i resortit Maralago në Florida.
Këta kapso të djathtë e kinse Republikanë edhe për ideologji duhet të jenë pragmatistë. Në të gjitha vendet, në të gjithë rruzullin të gjithë mbajnë frymën. Të gjithë bëjnë llogaritë se cila është konjuktura më e mirë për kombin e tyre nga rezultati i zgjedhjeve të 3 nëntorit. Për shqiptarët kurrë kur nuk ka qenë me e qartë. Nuk është si në zgjedhjet e mëparshme. Në garë janë dy ekstremet e mundshme të interesave të tyre.
Joe Biden për shqiptarët është “mohikani i fundit”. Eshtë familjar me dosjen e Ballkanit që në vitet ‘70, që kur erdhi në Beograd për t’u takuar me Titon në funeralin e Kardelit në përbërje të një delegacioni të Senatit. Eshtë i fundit që ka ngelur në skenën politike amerikane prej asaj plejade senatorësh, burrash të mëdhenj shteti të cilët shqiptarët duhet t’u jenë përjetësisht mirënjohës. Bashkë me Bob Dole, Jonh McCain, Eliot Engel ka qenë ndër më të ashprit kundër rregjimit të Milosheviçit dhe avokatët më të zjarrtë të lirisë së Kosovës. Kjo plejadë senatorësh tashmë është larguar nga skena politike amerikane veç për shkak të ciklit jetësor. I vetmi që ka ngelur është pikërisht Biden.
Këta burra të mëdhenj shteti, mes tyre Biden, pritën në një zyrë në Senatin amerikan delegacionin shqiptar që ishin ftuar në SHBA për të marrë pjesë pak ditë më pas në samitin e NATO-s në Chicago. Ishte koha e luftës në Kosovë. Zoti President, mos besoni tek ajo godina atje, ju drejtua McCain Meidanit duke treguar me gisht nga dritarja ku dallohej Shtëpia e Bardhë. Një ditë më pas, këtë qëdrim të përbashkët e shqiptoi Biden në emisionin e famshëm “Meet the Press”. Biden me McCain në krah, kritikoi publikisht hezitimin e presidentit Klinton dhe kërkoi invazionin, futjen e trupave tokësore amerikane në Kosovë pasi bombardimet i konsideronte të pamjaftueshme. Kjo deklaratë është virale në rrjetet sociale. Biden është më i qartë se kushdo për Kosovën. Eshtë shprehur qartë mëse një herë se Beogradi duhet të heqë dorë nga taktika e viktimizimit, se pavarësia e Kosovës dhe integriteti i saj janë tashmë një çështje e mbyllur.
As Adem Demaçi nuk mund të thoshte më shumë. Çfarë mund të pritet më shumë nga një president amerikan, o të mjerë? Dhe për më tepër imagjinoni se cilin ka përballë. Dëgjoni të paktën se çfarë Vuçiçit i doli nga shpirti: Trump është i vetmi prej të cilit mund të përfitojnë diçka në Kosovë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38