Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Përurohet Muzeu i viktimave të komunizmit në botë. A do të këtë dhomë të Shqipërisë?

Nga Visar Zhiti
I hap dyert për të gjithë, për kujtesën e popujve, Muzeu i ri i Fondacionit VOC (Victims of Communism) në Washington DC, mu në qendër të kryeqytetit, në Sheshin McPherson (900 St, 15 NW),
të hënën, në 13 qershor…



Është ngjarje, shenjon një hap përpara, nuk është thjeshtë një muzeum më shumë në muzeumet e mrekullueshme që ka SHBA, por në këtë kohë revanshesh nga e kaluara andej, është jo vetëm kujtesë e njerëzimit, por qendrim dhe të kuptuar i madh, përballje, shpresë e fortë dhe të vazhdosh të prish…



SHBA nuk e ka vuajtur komunizmin vetë, dihet, por puna dhe lufta që ka bërë për shëmbjen e diktaturave komuniste, është historike dhe aktuale, vendimtare dhe ja, tani dhe muzeu i kujtesës si asgjekundi tjerër…
Përkujtohen kështu më shumë se 100 milionët e vrarë nga regjimet komuniste, më tepër se ç’vranë dy luftrat botërore së bashku. Çfarë tragjedie botërore! Teksa sot 1,5 miliardë njerëz janë ende nën qeveritë komuniste, armike ndaj demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Të tilla janë kumtet që na vijnë nga ky muze i ri.
Po vendi ynë që po kalon një tranzicion postkomunist të zgjatur e të mundimshëm? Ç’thotë dhe ç’do të bëjë?
“Hapja e këtij muzeu në një kohë kaq të rëndësishme është kulmi i më shumë se tre dekadave të punës dhe donacioneve”, tha Ambasadori Andrew Bremberg, President dhe CEO i VOC. “Ekipi i historianëve, arkitektëve dhe artistëve që kontribuan, kanë qenë të klasit botëror dhe besimi ynë është që muzeu do të shërbejë si një vend, ku të gjitha viktimat e komunizmit mendojnë se historia e tyre po dëgjohet.”
Të dëgjohemi! Këtu fillon…
…është muzeu i parë në botë, qê përshkruan historinë e komunizmit si dhe shtrirjen e tij aktuale globale në Evropë, Azi dhe Amerikën e Jugut. Vizitorët mund të shikojnë filma dhe të marrin pjesë në ekspozita interaktive moderne që sjellin në jetë historitë e viktimave dhe të të mbijetuarve, informohemi.
A do të këtë dhomë të Shqipërisë, një stendë për vuajtjen e saj të madhe nën diktaturën më të egër të Europës Lindore, qoftë dhe një relike a një libër?
Di që në përurim mes të ftuarve të shumtë ishin nga miqtë tanë shqiptarë, që e kanë ndjerë në lëkurë të tyre atë vuajtje, znj. Merita McCormack si dhe zz. Cesar Ndreu me Haxhi Dautin, shqiptar nga Maqedonia, ndërkaq dhe donatorë të muzeut, tani qytetarë amerikanë ashtu si mijëra bashkatdhetarë tanët në SHBA, ku gjetën ëndrrën e tyre të lirisë dhe të mirëqenies, bashkë dhe me nga ata që ishin në anën tjetër, atë të persekutorëve. Kujtesa, aq sa na ndan, edhe na bashkon, muzeun mund ta vizitojmë së bashku dhe ta gjykojmë të kaluarën, ta dënojmë të keqen.
Për të kujtuar! - është shkruar dhe shqip në muze krahas gjuhëve të tjera, që vuajtën, se edhe gjuha vuan.
A do të këtë dhomë të Shqipërisë, stendë a një relike, pyes sërish?
Shtetet si Polonia apo Hungaria, kanë investuar në ngritjen e këtij muzeu, madje dhe me miliona dollarë, ndërsa ne, ish të burgosurit shqiptarë nuk paguajmë dot, as nga dëmshpërblimi ynë, që nuk mjafton. Me vuajtjen tonë s’bëjmë tregti, por shoqëria shqiptare, shteti vetë duhet të kujdeset, që ta njoha bota vuajtjen dhe qëndresën e të burgosurve shqiptarë nën diktaturë, kundërshtitë dhe martirizimin e tyre, sepse dhe shqiptarët farkëtojnë bashkë me kujtesën e tyre dhe ndërgjegjen dhe pêrpjekjet për të mbrojtur të ardhmen e tyre. Të përftohen vlerat e larta dhe aftësitë për t’u përballur me të kaluarën duke e njohur thellë dhe drejt atë, që të mos përsëritet, - e thënë shpesh kjo.
Shqipëria të bëje muzeun e saj, burgjet e Spaçit, Qafë-Barit, etj, se BunkArt 1 apo 2 apo “Shtëpia me gjethe” a ndonjë shtëpi tjetër në qendër nuk mjaftojnë, aq më tepër që ato tregojnë diktaturën, forcën dhe inteligjencën e saj, por ende jo qendresën dhe përballjen me të, qoftë dhe e një apartamenti të thjeshtë, ku fshehurazi dëgjonin “Zërin e Amerikës”. Dhe pastaj do të dinte të lidhej më mirë e më sinqerisht e të bëhej partner besimplotë me botën euroatlantike, do ta kuptonin e do ta pranonin krahëhapur, edhe nëse dhe në diplomacinë e saj do të kishte gjithnjë e më pak nga persekutorët e bijtë e tyre dhe të vinin gjithnjë e më shumë nga të persekutuarit e bijtë e tyre. Gjithsesi Muzeu i Viktimave të Komunizmit në Washington DC na pret së bashku. Edhe Kujtesa e së Ardhmes. Ta ndërtojmë mirë të gjithë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38