Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alfred Lela
Sali Berisha ka të metat e veta të cilat ia kemi parë përgjatë gjithë gjeografisë dhe historisë politike të këtyre 30 viteve. Një gjë duhet thënë për të: ai është njeriu politik më i fuqishëm, ende edhe sot, në Shqipëri! Ata që flasin për përkulje dhe dobësi të tij, do donin që të shihnin këto te ai, por ngaqë nuk i gjejnë, i fantazojnë.
Imagjinoni për një moment secilin politikan tjetër shqiptar në konjukturën politike të Sali Berishës: I shpallur non grata nga shteti më i fuqishëm i botës, me partinë zyrtare kundër, me një kundërshtar politik, Partinë Socialiste, që e do ‘të vdekur’ prej 30 vitesh, dhe me një botë, agjenda e së cilës është qartësisht jo konservatore, qartësisht nën sindomën e cancel culture.
Pasë thënë këto nuk duhet anashkaluar as merimanga e fijeve që Berisha ka ngritur rreth vetes përgjatë tranzicionit; aleancat, si në botën e biznesit, të medias, drejtësisë etj.
Ai ka ‘botën’, si me thënë, kundër, por ‘fisin’ e ka me vete. Paradoksalisht, në një vend si Shqipëria, fisi peshon më shumë se bota. Te të kuptuarit e kësaj qëndron edhe talenti politik i Sali Berishës, të cilin Lulzim Basha nuk ia ‘vodhi’ dot kurrë, edhe pse u rrit nën sqetullën e tij; si kur e kishte shef edhe kur u bë vetë kryetar. Nga nocion i fisit, dalin edhe pesë grupet mbështetëse në betejën mes Berishës dhe Bashës.
Grupi i parë: Përdoruesit e betejave politike për motive personale
Ky është edhe grupi më i madh dhe shtrihet në të dy krahët, si në kampin e Berishës, ashtu edhe të Bashës. Këtu futen aktorë politikë, të mëdhenj apo të vegjël, që urrejnë njërin apo tjetrin kryetar të PD, për atë që quajnë ndërprerje të karrierës politike. Këta janë edhe më të zjarrtit ndër zërat publikë, që debatojnë kundër njërit apo pro tjetrit. Mes tyre ka edhe të hutuar, të kapur në rrjetën e pasigurisë që buron prej shenjave që marrin, si nga Berisha ashtu nga Basha, që u thonë se nuk ka qenë njëri por tjetri që u ka vënë stërkëmbëshin politik. Kjo lidhet, sigurisht, me tetë vjetëshin e udhëheqjes së PD nga Basha, dhe me pandehmën se, në fakt, këtë rol e luante në prapaskenë Berisha. Në këtë grup bëjnë pjesë edhe aspirantë politikë të rinj, që janë kryesisht në shpurën e Bashës, pjesë e listave me rifreskim, sa herë i është dashur të bëjë spastrime nga të vjetrit apo të padashurit në parti.
Grupi i dytë: Oportunistët politikë në PD
Këta janë një grup më shumë i heshtur se aktiv, që presin të mbledhin të korrat e tyre nga çdo të lëshojë përtokë stuhia e Berishës. Heshtja është politika e tyre ‘e mesme me pak’, në pritje për të parë se nga merr beteja. Këta aktorë futen gjithmonë në fushë aty nga fundi, dhe në fillim të ndarjes së thelave të triumfit bërtasin dhe kërkojnë më shumë se të gjithë. Ata nuk janë besnikë të kauzave, por oportunistë të çasteve.
Grupi i tretë: Oportunistët jashtë PD
Këtu futen kryesisht berishëurryesit profesionistë të cilët e kanë pritur këtë ditë për 30 vjet. Gjen mes tyre sa eksponentë të Partisë Socialiste, aq edhe të majtë ideologjikë, gazetarë dhe analistë të lidhur me të majtën, apo që ranë gjatë rrugës nga favori i Berishës apo Bashës, nostalgjikë të komunizmit edhe sot gjithë patos anti-Berishë, i cili me sa duket, vinte nga fakti se, meqë ata nuk e linin dot komunizmën, pse duhet ta lëshonte dikush tjetër. Këta fërkojnë duart sepse e majta, më në fund, përfiton nga përçarja dhe rrëmuja në kampin tjetër. Sidomos për faktin se Berisha, me diabolizëm, ka arritur të gjenerojë pushtet dhe të jetë qendër pushteti ndër vite edhe si përçarës i së majtës.
Ky grup pret prej Berishës që, si ngritës i peshës së të djathtës të jetë edhe fundosësi i saj. Kjo do të qe për ta hakmarrja më e ëmbël.
Grupi i katërt: Vuajeristët
Këtu futen qënie që, as marrin vesh nga politika, dhe as e kuptojnë dinamikën e saj prodhuese dhe ndryshuese. Për ta përplasja në PD i përket momentit klasik të kënaqësisë që vjen prej të qenit spektator i spektaklit dhe dhunës. Veç dëshmitarë okularë të dyluftimit, ata përfitojnë edhe indirekt prej tij, sepse u jepet mundësia të kthehen edhe vetë në gladiatorë nëpër kafenetë e lagjeve të qyteteve dhe fshatrave të Shqipërisë, apo në rrjetet sociale online, ku bëhen me njërin dhe shajnë tjetrin dhe kërdisin me llafe të gjithë ata që nuk e shohin ngjarjen nga vrima e çelësit të tyre.
Grupi i pestë: Anti-amerikanët
Ky është grupi më i rrezikshëm. Ata nuk e durojnë Berishën por, pa e ditur, e adhurojnë atë. Sidomos ata që e kanë për vete një problem me amerikanët. Duke qenë se vetë nuk e bëjnë dot këtë betejë, ata shpresojnë dhe luten që Berisha të fitojë. Triumfi i tij do të thotë zhvlerësim i instrumentit të non grata-s amerikane dhe një përqeshje e Departamentit të Shtetit. Duke mos gëzuar as mbështetjen popullore dhe konjukturale të Doktorit, dhe duke mos pasur as qetësinë e tij në lidhje me dosjen non grata, ata në heshtje investohen që kali i Berishës ta kalojë, në çdo formë, më të pamundurin e kalimeve, Atlantikun.
Këtu futen, ja edhe një paradoks tjetër, nostalgjikët e kohës së Enverit, ata që janë në asht anti-amerikanë dhe filo-rusë. Të gjendur nën krusmën e të qenit politikisht korrektë, ata nuk guxojnë të pipëtijnë sentimente anti-amerikane, por veshët i kanë pipëz për një ‘enver’ të dytë që ia bën fora. Sigurisht, Berisha i zhgënjen kur nga njëra anë çon në gjyq Sekretarin Blinken, dhe në tjetrën poston pareshtur foto me Presidentë dhe Sekretarë shteti amerikanë. Këtu zbulojnë se ai nuk e ka programatike, por etike përballjen me amerikanët. Por, për ta kjo nuk ka shumë rëndësi. Ata e urrejnë Berishën, sigurisht, por Amerikën janë mësuar ta urrejnë më gjatë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38