Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Alfred Lela
Marshimi i policisë në orët e para të mëngjesit në mjediset e News24, strehë edhe e disa mediave të tjera të të njëjtit grup, është rast i përsëritur i një qeverie që është tashmë regjim personal.
Edhe sikur të ishte hera e parë, në një vend me aspirata europiane, do të ishte shumë. Fakti që është e disafishta herë, përbën një alarm të kuq për mënyrën se si Rama ka ndërmend të menaxhojë pushtetin, dhe ta personalizojë atë, në mandatin e katërt.
Në të gjitha kuptimet, Edi Rama është nje përsëritës, dhe ky brutalitet i radhës nuk duhet të shkaktojë habi, as te kundërshtarët më të flaktë as te ata që gojën e kanë të mbushur plot me fjalor demokratik… për këdo tjetër, hiq Ramën.
Duhet ta kemi të qartë se fortafolësit e KM do të bërtasin për ‘interesin publik’ dhe për dritëhijet e Irfanit, por jo për thelbin. Thelbi për ta është intersi që i mban të lidhur me pushtetin, dhe ata nuk mund ta presin degën ku varen.
Sido që të jetë, demokracinë e dallon nga format e tjera të qeverisjes politike ligji dhe procedura.
Në këtë manifestim të mungesës së saj, një reagim të vërtetë, të fortë, duhet ta marrin përsipër të parët ata që bredhin, sa në Bruksel e sa në Tiranë me një Larousse të trashë demokracie, që nga delegacioni i BE në Tiranë, dhe varg të gjithë organizmat që bëjnë monitorimin e ecurisë së Shqipërisë në raport me integrimin.
Gjuha e mefshtë, dyjare, e pështjelluar, dhe jo pak herë skuthe, i bën ata bashkëfajtorë.
Aq më keq nëse ata banojnë në nevojtoren e idesë se Shqipëria dhe shqiptarët duan të futen në Europë, sikur le ta themi, të fitonin Eurovizionin, pra si një biçim trofeu për turmat, jo si një ide ku përputhen meritokracia me nevojën për një përvojë të përbashkët europiane.
Edi Rama është për herë të tretë te portat e medias, edhe sot e gjithë ditën, kur thotë se ka gjetur portën e BE. Edhe nëse shkojmë me idenë se, si mediat ashtu dhe veprimi i qeverisë, kanë qenë banditeske dhe mes dy bandave zgjedhim me të fortën- se me atë kryejmë punë- ky është një standard banditësh.
Si i tillë duhet përçmuar dhe hedhur poshtë.
Edi Rama dhe pronari i News24 kanë qenë miq dikur. Si të tillë të dy kanë mbyllur sytë për njëri-tjetrin: I pari për shkeljet që ia pretendon sot e prej disa vitesh të dytit, dhe i dyti për shumë mbrapshti të të parit.
Kjo nuk e amniston Kryeministrin, madje e bën më shumë përgjegjës.
Lufta e pabarabartë me pronarët e medias, e shndërron Edi Ramën nga kryeredaktor të Republikës në pronar të saj. Kjo pronësi mbi Shqipërinë dallohet kudo, nga ndërhyrja në Theth, nga drafti i Kodit të ri Penal, që shenjtëron ‘burrështetasit’ e Republikës, dhe deri te cirku me drejtorët e bashkive.
Të njëjtët me të cilët futi në thes zgjedhjet e vjedhura të 11 majit.
Kjo është instanca e fundit për shqiptarët që të të bëjnë zë, të mbajnë një qëndrim. Jo për Fanen, por për interesin publik të përbashkët.
Në mos, shqiptarët nuk janë më individë dhe as komunitet, por ajo turma laramane e fillimviteve ’90 që kapërceu detin për në Itali apo malet për në Greqi, dhe që fliste për punëdhënësin si ‘pronari’.
Jemi kthyer, me sa duket, te konceptet bazike: a jeni pronë e dikujt, apo zotër të vetvetes.
Shqipërisë mund t’i ketë dalë pronari, por individi dhe komunitetet përbëjnë vendet dhe kombet.
Në këtë kuptim, pyetja që vlen sot është: a je individ apo ke pronar?
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38