
Flash News
Korçë/ 40-vjeçari hidhet nga ballkoni i katit të pestë, në gjendje kritike
Kroacia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak
Ndërtimet pa leje në Theth, Manja kërkon procedim disiplinor për prokuroren Elsa Gjeli
Detaje nga vrasja e Renis Dobrës, autorët erdhën me 2 makina Range Rover nga Rrësheni
Gjykata e Lartë e la në burg, Meta i drejtohet 'Kushtetueses'

Alfred Lela
Fushata elektorale në Shqipëri është thuajse e patrajtë. Fizionomia e saj është e humbur në tri llogore betejash, ku rreshtohen krahë politikë që kërkojnë vëmendjen, besimin, hutimin apo votën e shqiptarëve më 11 maj.
Në njërën llogore, Edi Rama i vetëm, me 12 vite që i vijnë pas- dhe një pasaportë që e nxjerr para- është i munguari i madh i kësaj fushate. Kur sheh agjendën e tij në mëngjes, të bien në sy takimet e shumta, dhe mendon se një fushatë e marrë seriozisht po ndodh. Kur shëtit nga një aktivitet në tjetrin, e kupton se të gjithë janë njëlloj. Është Rama dhe pasaporta. Aty mungon përballja me 12 vitet e qeverisjes, në formë retrospektive apo perspektive. Rama nuk flet për ç'ka (s)ka bërë në një dekadë, por për atë që do të bëjë në vijuesen.
Rama e ka zbrazur fushën nga kundërshtari.
Në kuptimin që nuk del në debat me rivalin, nuk lejon ministrat të shkojnë në studio TV me kundërshtarët, nuk paraqet një bilanc qeverisjeje, nuk e balancon këtë bilanc me publikun apo grupet e interesit. Edhe faktin se ka deputetë, ministra e kryebashkiakë të arrestuar për korrupsion, e quan sukses të qeverisë së tij.
Edi Rama e ka zbrazur politikën dhe fushatën nga kuptimi.
Fushata e tij është atipike, e menduar si një serial NETFLIX, jo paraqitje e programit dhe përballje me rekordin e qeverisjes 12 vjeçare. Ajo mund të jetë argëtuese, por qytetari/a fillon kur e kupton se duhet ta ndajë gallatën nga menaxhimi, qeverisja, politika.
Në një bllok të dytë renditen minipartitë, apo partitë e vogla, që vetëquhen ‘të reja’, por demonstrojnë tipologji të vjetra. Edhe ato janë pa fushatë. Më së pari sepse nuk kanë muskujt për të përballuar fushatat e mëdha kombëtare. Së dyti, edhe pse ligjërojnë si formacione që janë ngritur për të përmbysur 'kultin e liderit', riformësojnë dhe riparaqesin pikërisht këtë kult. Kush njeh dikë tjetër te Mundësia e Agron Shehajt apo te Shqiperia behet e Lapajt. Veç kësaj, të ngecur në kurthin e vetëpërkufizimit si ‘ndryshe nga të vjetrit’, këto miniparti bëjnë gabimin e madh që paketojnë dy partitë e mëdha, në një kundërshtar të vetëm. Kjo amniston qeverinë 12 vjeçare dhe gërryen opozitën e barrikadave, atë që-mirë keq- i ka bërë rezistencën më të gjatë, më të kushtueshme, më produktive kësaj qeverisje. Nëse politikisht është miopi, intelektualisht është e pandershme. Në vend që të invstoheshin fort për një shumicë, edhe të brishtë, të opzoites, ku të bënin pjesë si kushtëzues edhe ata vetë, kontribuojnë në mbajtjen e një mazhorance e cila nuk dihet se ç’trajtë do të marrë, në raport me ta dhe as me shoqërinë. Në fakt, dihet: ashtu si Frankenshtajni i shkencëtarit, ashtu si çdo monster, ajo do të rritet dhe do të godasë të parët ata që që ndihmuan në prodhimin e saj, pra edhe liderët e minipartive.
Në një teatër politik me mazhorancë të forte, minipartinë minimizohen edhe më shumë, deri në humbje të kuptimit. Liderët e mëdhenj të partive të vogla të shohin vendet autoritare, apo demokracitë hibride në lindje të kontinentit tonë për këtë.
Për program të tyre nuk mund të flitet; më saktë as minipartitë nuk flasin, sepse paraqitja e një programi të evidenton si forcë qeverisëse. Duke qenë se u mungojnë muskujt dhe mbështetja, e vetmja formë që do i bënte parti qeverisëse është aleanca me një prej 2 partive të mëdha.
Për të ardhur te Partia Demokratike e Sali Berishës, që ngjan e çuditshme, sepse është e vetmja që operon si parti klasike e fushatave politike. Me program të qartë, me shtjellim të palodhur, me takime të drejtpërdrejta me qytetarët, në vende të hapura publike, Sali Berisha është rikthyer si politikani me idenë e shtetit, dhe etatizmin dhe seriozitetin e mjaftueshëm për ta bërë realitet.
Ai është i hapur për debat, merr disa herë në javë pyetje nga gazetarët në seli apo pas aktiviteteve të ndryshme në Tiranë dhe rrethe, dhe bashkëpunëtorët e tjerë në parti, e kërkojnë debatin me rivalët e PS.
Kundërshtari mungon.
Në këtë kuptim, Partia Demokratike është e vetmja që bën fushatë dhe ka fushatë. Dy blloqet e tjera nuk janë të interesuara për fushatë. PS sepse nuk ka çfarë të tregojë për të shkuarën, dhe minipartitë, sepse nuk kanë çfarë ofrojnë për të ardhmen.
Të fundit


Haxhi Qamil Rama dhe drejtorët e Bashkive!
11 Korrik 2025, 09:21
30 vite nga masakra e Srebrenicës në Bosnje – Hercegovinë
11 Korrik 2025, 09:10

Nga retorika te rakia, POLITICO: 9 gjëra që Nigel Farage mund të bëjë në Shqipëri
11 Korrik 2025, 08:53
Trump njofton 35% tarifa për mallrat kanadeze
11 Korrik 2025, 08:39
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
11 Korrik 2025, 08:24

Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
11 Korrik 2025, 07:59
Diell dhe temperatura të larta, parashikimi i motit
11 Korrik 2025, 07:41
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
11 Korrik 2025, 07:20
Zhupa: Në Theth, disa investitorë strategjikë austriakë e duan zonën të boshatisur
10 Korrik 2025, 22:57
Malltezi: SPAK e pranon, jemi në një proces që filloi me kallëzimin e rremë të Ballës
10 Korrik 2025, 22:34

Si të çliroheni nga bllokimet emocionale me anë të ushtrimeve
10 Korrik 2025, 21:57

Lala: Veliaj donte të rikthehej si kryebashkiak
10 Korrik 2025, 21:40
"Hajt t'i biem' se është i djathtë", Boçi: Në Theth synohen investitorët strategjikë
10 Korrik 2025, 21:33
VIDEO/ Sherr në parlamentin e Bolivisë, deputetët përplasen fizikisht
10 Korrik 2025, 21:20
Salianji: Çështja ime u nxor jashtë radhe, po goditen ata që shqetësojnë Ramën
10 Korrik 2025, 21:09
Salianji akuzon sistemin gjyqësor me emra: Më dënuan me dëshmi të rreme
10 Korrik 2025, 21:07
Shqipëria përjetoi një nga valët më të gjata të nxehtësisë së dekadës së fundit
10 Korrik 2025, 21:01

Qeveria miraton procedura të reja për deklarimin e vendbanimit në e-Albania
10 Korrik 2025, 20:39
“Mbretëresha e lumenjve të Evropës”, 7 bashki derdhin ujërat e zeza në lumin Vjosë
10 Korrik 2025, 20:21
Koka: Veriorët nuk kanë për t’ia harruar Edi Ramës operacionin racist në Theth
10 Korrik 2025, 20:18
3 shenjat e horoskopit që do të ndikohen më shumë nga ‘Hëna e Plotë’ e 10 Korrikut
10 Korrik 2025, 20:04
Emërohet drejtuesi i ri i Qendrёs Kombёtare tё Kinematografisё
10 Korrik 2025, 19:51
Korçë/ 40-vjeçari hidhet nga ballkoni i katit të pestë, në gjendje kritike
10 Korrik 2025, 19:40
‘Gruaja e lodhur’/ Sindroma që prek mijëra gra çdo ditë
10 Korrik 2025, 19:34
Çanta origjinale Hermès e Jane Birkin shitet për 10 milionë dollarë
10 Korrik 2025, 19:26

Nënshkruhet marrëveshja Britani-Ukrainë për 5 mijë raketa Thales
10 Korrik 2025, 19:00
Zjarr në Zvërnec, flakët rrezikojnë dy hotele
10 Korrik 2025, 18:57
Kroacia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak
10 Korrik 2025, 18:39
Spahia: E vërteta e madhe e akuzës së fortë të banorëve të Thethit
10 Korrik 2025, 18:35
Ndërtimet pa leje në Theth, Manja kërkon procedim disiplinor për prokuroren Elsa Gjeli
10 Korrik 2025, 18:15
Detaje nga vrasja e Renis Dobrës, autorët erdhën me 2 makina Range Rover nga Rrësheni
10 Korrik 2025, 18:10
Gjykata e Lartë e la në burg, Meta i drejtohet 'Kushtetueses'
10 Korrik 2025, 17:57
Dënim i ri me rregullore të 're'
10 Korrik 2025, 17:54
Përkthyesi i BE-së pushohet nga puna për shkak të frikës për sigurinë e Zelenskyy
10 Korrik 2025, 17:45
'Ti je polic, por jo Zot me ma marrë shpirtin', protestë për Agon Zejnullahun
10 Korrik 2025, 17:41

Ekspozimi i drejtpërdrejtë ndaj ajrit të kondicionuar mund të shkaktojë infeksion
10 Korrik 2025, 17:10
Video/ Rama përsërit skenarin, ulet sërish në gjunjë para Melonit
10 Korrik 2025, 16:56
I vuri zjarrin parcelës me ullinj, arrestohet 50-vjeçari në Shijak
10 Korrik 2025, 16:46

Rubio: SHBA-ja dhe Rusia kanë shkëmbyer ide të reja për bisedimet për paqe në Ukrainë
10 Korrik 2025, 16:36
Vdekja e 27-vjeçarit, dorëhiqet komandanti i Policisë së Lipjanit
10 Korrik 2025, 16:21
Video/ Digjet një banesë në Tiranë pranë Pazarit të Ri
10 Korrik 2025, 16:09

Trafik droge dhe grup kriminal, GJKKO lë në burg tre të pandehurit (EMRAT)
10 Korrik 2025, 15:51
Xhensila ndez rrjetin me urimin e saj për ditëlindjen e Ledrit
10 Korrik 2025, 15:42
Janë plot me pesticide! Lista me 12 produktet që duhet të kemi kujdes
10 Korrik 2025, 15:31

Aksident në Shëngjin, përfundon te Trauma 49-vjeçari
10 Korrik 2025, 15:11
Malltezi: Brenda një dite më sekuestruan llogaritë, pronat dhe aksionet
10 Korrik 2025, 15:01
BE: Izraeli është pajtuar për më shumë ndihma në Gaza
10 Korrik 2025, 14:55


Vrasja e Renis Dobrës, nxirret nga uji mjeti i 23-vjeçarit
10 Korrik 2025, 14:29
Tarifat e Trump ndaj Brazilit rrisin çmimin e kafes
10 Korrik 2025, 14:16
Ursula von der Leyen i mbijeton votëbesimit
10 Korrik 2025, 14:04
Gjyqi për "Plumbin e Artë”/ Debate të forta në GJKKO, shtyhet sërish seanca
10 Korrik 2025, 13:55
Vrau efektivin e Shqiponjave, Prokuroria e Fierit kërkon burg përjetë për Azgan Mërnicën
10 Korrik 2025, 13:46
Zjarr në Lezhë, flakët pranë nënstacionit elektrik
10 Korrik 2025, 13:32
Banorët përplasen me policinë në Theth, një gruaje i bie të fikët
10 Korrik 2025, 13:24
“Ramë i xanun”
10 Korrik 2025, 13:15

Tre shenjat e horoskopit që kanë gjasa të divorcohen në muajin korrik
10 Korrik 2025, 12:45
Kokë turku për një Republikë pa leje
10 Korrik 2025, 12:35
“Ka shkretuar kombin e vet”/ Berisha: Rama burgos kundërshtarët!
10 Korrik 2025, 12:26

Plagoset me thikë shqiptari në Itali
10 Korrik 2025, 12:08



Inaugurimi i shtatores së Josif Budos, Berisha: Frymëzim dhe dritë për mbarë shqiptarët
10 Korrik 2025, 11:33

Vijon "turi i pastrimeve"/ Drejtorët e Bashkisë së Durrësit dorëzojnë sot dorëheqjet
10 Korrik 2025, 11:11
23-vjeçari në Mat u mbyt me litar, shoqërohen 4 të dyshuar
10 Korrik 2025, 10:58
35-vjetori i rënies së dëshmorit Josif Budo, Berisha i pranishëm në ceremoni
10 Korrik 2025, 10:49
Pas shkarkimeve, komandohet drejtori i ri i Policisë së Shkodrës
10 Korrik 2025, 10:30
BIRN: Aksioni i Ramës për hapësirat publike, një shfaqje e përsëritur
10 Korrik 2025, 10:29
Aksioni në Theth, shkarkohen drejtuesit e Policisë së Shkodrës
10 Korrik 2025, 10:16
Aksident me vdekje në autostradën Tiranë-Durrës
10 Korrik 2025, 10:01
Inceneratori nuk ekziston, por qeveria vijon te shtojë fondet
10 Korrik 2025, 09:51
Shqipëria po plaket me ritme të shpejta! 30% e popullsisë mbi 60 vjeç
10 Korrik 2025, 09:46
Fundi i një epoke, Modric i thotë 'lamtumirë' Real Madridit
10 Korrik 2025, 09:36
Mali i Dukatit prej 6 ditësh në flakë, banorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri
10 Korrik 2025, 09:27

“Varfëria në rritje”/ DW: Shumë njerëzve në Gjermani nuk u del rroga
10 Korrik 2025, 09:08
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Korrik 2025, 08:51
Këmbimi valutor 10 Korrik, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja
10 Korrik 2025, 08:51

Foto/ Shkrumbohet gjatë natës restoranti në Theth, zjarri vihet nën kontroll nga banorët
10 Korrik 2025, 08:21

Rikthehet e nxehta përvëluese, termometri ngjitet deri në 40°C
10 Korrik 2025, 07:58
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Korrik 2025, 07:46