
Flash News
Dalin të tjera dëshmi rrëqethëse nga Covid2: Tirja më kërkoi 50 euro vetëm për t’i hequr mjekrën babait
Vdekjet globale nga Covid-19 i kalojnë dy milionë
“Memet e rrjeteve sociale i quan shpresa e re”, PD i përgjigjet Veliajt me shifra: Rinia zuri vetëm 0.07% te buxheti i bashkisë Tiranë
OBSH e shqetësuar për shpërndarjen e vaksinave anti-Covid: 95% e tyre janë shpërndarë vetëm në 10 shtete
“Aplikoi për vilën e pestë në bashki”, kunati i Lulzim Bashës padit për shpifje Erion Veliajn

nga Eduard Zaloshnja
Me ndryshimin e sistemit zgjedhor, llogaritë elektorale do të jenë të ngjashme me zgjedhjet e 2017-ës, kur koalicionet paraelektorale u pamundësuan nga marrëveshja Rama-Basha e 17 majit. Sidoqoftë, llogaritë nuk do të jenë identike si atëherë. Dhe ja përse.
Së pari, le të theksojmë se Shqipëria ka një sistem zgjedhor rajonal proporcional, dhe jo kombëtar. Që do të thotë se një subjekt zgjedhor mund të marrë 48% të votës popullore e të sigurojë 74 mandate parlamentare (siç qe rasti i PS-së në zgjedhjet e 2017-ës), ndërkoh që mund të marrë 52% të votës popullore e të sigurojë vetëm 70 mandate parlamentare. Gjithçka varet nga shpërndarja e votave nëpër qarqe dhe nga numri i mandateve në secilin qark.
Krahasimisht me 2017-ën, do të ndryshojnë numrat e mandateve në 3 qarqe, si rrjedhojë e ndryshimit të numrit të shtetasve të regjistruar në gjendjen civile (pavarsisht nëse jetojnë në Shqipëri apo jashtë). Kështu, qarku i Dibrës dhe i Gjirokastrës do të kenë nga një mandat më pak, ndërkohë që qarkut Tiranë do t’i shtohen dy.
Vetëm nga këto ndryshime, PS-së i pakësohen 2 mandate, krahasuar me 2017-ën (PS-ja mori mandatet e fundit në shpërndarjen e tyre në Dibër e Gjirokastër). Dhe pyetja është nëse PS-ja do të jetë në gjendje të marrë 20 mandate në Tiranë (për të rikuperuar humbjen e 2 mandateve në Dibër e Gjirokastër). Gjasat për këtë duken të vogla, për faktin se edhe mandatin e 18-të PS-ja e mori falë vetëm 34 votave që “i munguan” PDIU-së, për ta marrë atë mandat. Për këtë arsye, qarku i Tiranës do të shohë edhe betejën më të fortë, ku opozita është më e favorizuar në bashkitë periferike (Kamëz, Vorë, Kavajë e Rrogozhinë), ndërsa PS-ja në kryeqytet.
Qark tjetër ku PS-ja mund të humbasë një mandat është qarku i Durrësit, ku mandati i diskutueshëm i Agron Dukës nuk ka gjasa të ridiskutohet, pas largimit të Vangjush Dakos nga shtabi elektoral i PS-së. Sidoqoftë një plus për PS-në në garën e fortë të Durrësit do të jetë largimi i Lefter Kokës nga LSI e afrimi i tij me PS-në…
Në qarkun e Elbasanit, situata ka ndryshuar me kalimin e Aqif Rakipit nga PDIU-ja tek PS-ja (Rakipi ishte gjeneratori kryesor i votave të PDIU-së më 2017). Për këtë arsye gjasat e humbjes së një mandati nga PS-ja në qarkun e Elbasanit janë më të vogla se në dy qarqet e tjera të Shqipërisë së Mesme.
Në qarqet nën Shkumbin, gjasat janë të vogla që PS-ja të humbasë ndonjë mandat (përveç atij të Gjirokatrës, i cili është pasojë e ndryshimeve demografike). Ndërsa në qarqet mbi lumin Mat, vetëm Shkodra ka mjaftueshëm mandate (11), për të patur ndryshime. Edhe pse PS-ja do të bashkëpunojë taktikisht me deputetin e PSD-së (Tom Doshi) në atë qark, historia elektorale na tregon se PS-ja mund ta humbasë një mandat në Shkodër.
Si përfundim, mund të thuhet se, pavarsisht luhatjeve në sondazhe të PS-së (pak më sipër apo pak më poshtë 50-përqindëshit), ajo që ka rëndësi do të jetë beteja territoriale gjatë fushatës në qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan e Shkodër. Në qarqet e tjera, numri i mandateve të PS-së ka fare pak gjasa të ndryshojë…
Ditari politik









Të fundit






Vdekjet globale nga Covid-19 i kalojnë dy milionë
15 Janar 2021, 21:16
Akullorja del pozitive ndaj Covid-19 në Kinë
15 Janar 2021, 20:51

"Sanremo është Sanremo", Amadeus po bën të pamundurën që të ketë publik në festival
15 Janar 2021, 20:28

Partneri turk i Genta Ismajlit bën tatuazh shqiponjën dykrenore
15 Janar 2021, 19:54


"Na vodhe zemrën"
15 Janar 2021, 19:16


Cili është pozicioni i shenjës suaj të horoskopit për muajin janar sipas Meri Shehut
15 Janar 2021, 18:49



Fitorja e Faktoje.al, triumf i medias dhe gjykatave
15 Janar 2021, 17:39
Covid-i ndikoi në distancimin e Meghan Markle e Princit Harry me familjen mbretërore
15 Janar 2021, 17:38
