Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Rasti ‘Rudina Voda’ si ‘drejtësi kundër pakicave’. Nën hundën euro-amerikane
Alfred Lela
Drejtësia e re, një dizajn amerikan me mbështetje të gjerë europiane, po jep shenjat e sëmundjeve lufta ndaj të cilave është pjesë themelore e ‘kryqëzatave’ për të drejtat e njeriut në Perëndim: gratë dhe pakicat.
Si në Amerikë ashtu dhe Europë, sidomos nën qeveri liberale të krahut të majtë, por gjithnjë e më shumë edhe të qendrës apo të së djathtës, aksesi dhe barazia në sistem e grave dhe pakicave, qofshin këto etnike apo llojesh të tjera, është pjesë zotëruese e retorikës. Aksionet politike, gjuha e fushatave, aktet publike apo edhe nismat qeverisese, ato që njihen si policy i mëshojnë kësaj konstantje.
Të drejtat e grave dhe pakicave janë tashmë aksioni, gjuha dhe mendimi. Të jesh në anën e kundërt të kësaj balance të re shoqërore do të thotë të jesh kundër kohës.
Ka një ironi këmbëngulëse të gjërave në çdo gjë, ama. Në një nga kolonadat e National Archives në Washington DC, të godet një maksimë e gdhendur në gur: e shkuara është parathënie (what is past is prologue). Fraza i përket poetit anglez Shekspirit, dhe në kuptimin modern të saj përdoret për të nënkuptuar se është historia që e jep kontekstin apo shtratin për të sotmen.
E shkuara pra, është përcaktuese. A mund të thuhet kjo edhe në rasin e një refome në drejtësi euro-amerikane apo oksidentale, e dizajnuar për një Shqipëri që është kryesisht e shkuar, dhe është pikërisht ky prolog i saj në kohë që përcakton sjelljet e së tashmes dhe projeksionin te e nesërmja?
Shihni pak përtej reflektimit lëbyrës që don të lëshojë politika dhe media, te ‘viktimat e shkëlqyera’ të drejtësisë shqiptare (asaj kryesisht të re). Dy të goditurit më të zëshëm të saj janë një ministër që përfaqësonte pakicën etnike greke në Shqipëri dhe një zv/ministre grua. Spiro Ksera dhe Rudina Voda. Të dy, si për të thelluar paradoksin që don të theksojë ky editorial, janë dënuar për shkelje, të cilat në regjistrin e korrupsionit shqiptar mund të marrin gradën e tetarit. Ksera është dënuar për një projekt që përfshinte kryesisht trajnime, konferenca dhe seminare. Voda po hetohe për ndërhyrje për një vend pune dhe ‘çikërrima të tjera. Të kuptohemi, çdo shkelje, sado e vogël, përbën kundravajtje dhe meriton ndëshkim, por jemi duke përdorur aparatin matës të kontekstit, që është korrupsioni në Shqipëri dhe shkalla e tij.
Ka dy momente ku meriton të ndalemi. A janë gratë dhe minoritarët më të ngathët, më pak inteligjentë se të tjerët, pra se burrat, dhe sidomos ata të etnisë dominuese, shqiptares? Të pranonim këtë do të thotë të biem në një humnerë të thellë të gjuhës politikisht jokorrekte, për të cilën e majta liberale ka një aversion shekspirian.
Më e frytshme do të qe pranimi i trajektores tjetër. Të prerit e litarit aty ku është më i hollë. Implikimet politike dhe shoqërore në këtë rast janë më të pakta. Në kuptimin se Ksera dhe Voda nuk janë pjesë e tribuve të mëdha politike apo rretheve të gjera shoqërore. Duke qenë të tillë ata bartin më pak ngatërresa të mundshme për sistemin. Ata janë ‘të shkëlqyer’ edhe si ‘koka turku’, dhe sidomos si ‘vitrina të luftës kundër korrupsionit’. Në këtë të fundit, si drejtësia ashtu dhe qeveria, krijojnë iluzionin e mobilitetit, pra të një kryqëzate sistemike kundër korrupsionit, ndërkohë që sistemi vetë nuk prekt. Ai thjesht përcakton ‘thërrimet njerëzore’ që i hidhen makinës së propagandës dhe retorikës, duke ruajtur për vete të njëjtat pozicione, të njëjtin oreks, të njëjtin transgresion etik dhe shoqëror.
Nën hundën e amerikanëve, europianëve, por edhe të skotës së organizatave të mbrojtjes së grave dhe pakicave, kjo fyerje olimpike ndaj agjendës dhe retorikës, kalon me shpejtësinë dhe hutinë e aeroplanit të Richard Branson-it drejt hapësirës.
Sepse, të dashur miq dhe armiq, e shkuara është parathënie.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38