Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Rezoluta e Berishës si triumf në piar politik (një territor ku Rama mbahet i pamposhtur)
Alfred Lela
Sali Berisha ka qenë pas Rezolutës për dënimn e krimeve serbe në Srebrenicë të Bosnjës, dhe cilësimin e tyre si genocid, edhe pse nisma është maskuar pas emërtimit ‘një grup deputetësh demokratë’.
Në pamje të parë Rezoluta nuk përkon me kontesktin përkujtimor të Srebrenicës, një ngjarje që përkujtohet në fillim të korrikut çdo vit. Berisha e nxori si as nga mënga politike, duke e lidhur me mjeshtëri me kontekstin politik të brendshëm. Ai ka nevojë që t’i japë nerv aksionit politik opozitar, i cili ishte kthyer në Netflix denoncimesh nga selia blu, në kohën që partinë e drejtonte Basha. Edhe ato pak nisma të marra jashtë denoncaturës, si për shembull një ligj për dekomunistëzimin, të fushatuara pak para ikjes, nuk arritën të krijonin fushë magnetike në vëmendjen publike dhe u harruan siç edhe u nisën.
Kjo ka të bëjë si me karizmën e ish-kryetarit ashtu edhe me zgjedhjen e temave. Srebrenica dhe krimet serbe janë tema që rezonojnë fuqishëm, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë. Edhe pse nuk thuhet, nënkuptohet se viktimat e masakrës janë boshnjakë, por njëkohësisht ekskluzivisht muslimanë. Një një Shqipëri ku është ringjallur besimi, si ai i krishterë edhe muhamedan, fijet e feve nuk është se nuk i emocionojnë ndjekësit e tyre. Në Kosovë është më e thjeshtë, dhe nuk ka të bëjë me fenë, por direkt me etninë dhe tragjedinë. Kosovarët e kanë provuar në shpinë dhunën serbe dhe plagët e saj fizike e shpirtërore janë ende të hapura.
Kështuqë, një temë që i kap të dyja këto sentimente është një opsion fitues në fushën e mbingarkuar me mesazhe të piar-it politik.
Por, nuk është vetëm i këtij rrafshi ngarkesa që bartin të gjitha gjërat serbe në hapësirën shqiptare. Beogradi, Tirana dhe Shkupi janë prej vitesh pjesë e një nisme rajonale të quajtur Ballkani i hapur (ndonjëherë edhe Shengeni i vogël). Kryeministri shqiptar është bërë një promovues i pandërprerë i kësaj ideje hapjeje, sipas tij. Por nuk e shohin kështu as kosovarët dhe as malazezët, siç e dyshojnë jo pak edhe këtu në Tiranë. Rezoluta e Berishës këtu e ka pasur shënjestrën më të madhe. Ai e ka ditur se një rezolutë për gjenocid serb në Srebrenicë do të ngrinte valë pakënaqësie në Beograd, dhe kjo do të acaronte marrdhëniet mes ‘vëllamëve’ Rama e Vuçiç. Vetë Berisha ka qenë një kundërshtar i fortë dhe i zëshëm i Open Balkan dhe ndryshimit të kufijve. Kjo e fundit, pretendon ai, ka qenë edhe baza e non grata-s amerikane ndaj tij. Por, në mënyrë fantastike, siç vetëm skakiera politike e lejon, te Rezoluta, Berisha bashkohet me amerikanët. Kongresi amerikan e ka tashmë në arkiva një Rezolutë të vitit 2005 ku Srebrencia nuk cilësohet masakër, por genocid.
Në finale, ish-kryeministri e ka kapur kryeministrin mu në cepin ku ka dashur. Kartonat e kuq të deputetëve të tij kundër një Rezolute për Srebrenicën, një njollë në ndërgjegjen europiane të shekullit XX, janë një goditje e pamshërishme në imazh. Por nuk është vetëm ky problem. Rama ka një problem piari me Berishën. Një deklaratë e fortë e ditëve të fundit lidhur me hetimet që duhet të nisë SPAK (në fillim arrestimet), shumë komentatorë e kanë cilësuar si presion i KM që pason frikën se mos hetimet po i afrohen rrethit të tij të ngushtë. Po aq mirë sa kjo të jetë e vërtetë, deklarata e Ramës ka të bëjë pashmangshëm edhe me një realitet tjetër. Edhe pse aktori i parë politik në vend, prej muajsh dhe sidomos pas marrjes së selisë së PD, Berisha është zëri më i lartë politik në vend. Ramës dhe shumicës së tij i duhet të dominojë mesazhin politik të ditës, përndryshe ata do të duken si shtojcë e një opozite që konsumon kohë, hapësirë dhe debat publik.
Kjo nuk mund të jetë mirë për një politikan dhe një forcë politike që synon qendrën e debatit dhe përcaktimin e agjendave politike. Dhe kjo është shenja e parë e forcës që Sali Berisha i ka ofruar kundërshtarti të tij klasik, Edi Ramës. Duket se është vetëm fillimi.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38