Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Marsel Lela
Një nga elementët më efektivë për të çimentuar gjatë karrigen e pushtetit është frika. Për gati gjysëm shekulli Enver Hoxha e bëri këtë duke rrënjosur te shqiptarët frikën në mënyra nga më të ndryshmet. Frikë nga armiqtë e jashtëm dhe të brendshëm. Frikë nga imperializmi amerikan që përgjonte pas portës së çdo kooperativisti të varfër për t’u marrë “tokën e mjaltit dhe qumështit”. Frikë nga borgjezia. Frikë nga liria e mendimit dhe e shprehjes. Frikë edhe nga ideja e kapërcimit të kufirit. Frikë nga personi që kishe pranë. Madje frikë edhe nga vetvetja se mos nga pakujdesia mund të të shpëtonte dhe thoje se diçka mungon në këtë vend.
Ky tempull frike krijoi në mendjen e shqiptarit figurën e një lideri të plotfuqishëm dhe të pazëvendësueshëm, e një “luani që nuk kish të dytë në Europë”. Pjellë e kësaj frike është edhe nostalgjia që sot e kësaj dite prodhon mendime të tipit “atëhere nuk ishte edhe aq keq”.
Frika është edhe një nga dy mëkatet e para në historinë e njerëzimit. Pasi mëkatoi kundër Zotit, njeriu pati frikë dhe u fsheh, duke refuzuar të përballej me Krijuesin e tij. Kjo solli mbi njeriun një vazhdë mallkimi që kaloi nga etërit te bijtë.
Prej gati një dekade, Edi Rama është përpjekur ta përdorë më së miri këtë ‘armë’ për të siguaruar qëndrimin e tij sa më të gjatë në pushtet. Më shumë se atë të një Skënderbeu, siç e pat quajtur Elisa Spiropali, Rama po rilind figurën e Enver Hoxhës duke u sjellë para shqiptarëve si babai i tyre, si ai që di gjithçka dhe nuk i shpëton asgjë. E shohim këtë qysh te mënyra arrogante e qeverisjes dhe trajtimit të problemeve, tek “riedukimi” i gazetarëve që nuk thonë atë që i pëlqen atij, te mbytja e opozitarizmit, e deri te përpjekja për të krijuar figurën e një “luani” në Ballkan.
Duket se kjo e ka bërë efektin e vet te qytetarët, duke shkaktuar një mpirje të nervit të protestës ndaj keq-qeverisjes. Mendimi se kundër një figure të tilla nuk ka asnjë mundësi përballjeje, as me protestë dhe as me votë, i ka bërë të zgjedhin të vetmen rrugë që marrin ata që kanë frikë: Ikjen!
Duke e kuptuar se është pikërisht frika burimi i forcës së qeverisë Rama, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zgjedhur si një mënyrë opozitarizmi pikërisht zhveshjen e krye-qeveritarit nga kjo koracë. Në protestën e 7 korrikut Berisha e etiketon Ramën si “armikun e tij”, ndërsa në seancën parlamentare të 21 korrikut i avitet kryeministrit deri te hunda, siç bëjnë boksierët për t’i thënë njëri-tjetrit “unë nuk kam frikë prej teje”. Në Bibël, filistejt përdorin një përbindësh, Goliathin e stërmadh, që kishte mbjellë frikë dhe terror në zemrat e ushtarëve izraelitë, duke i bërë ata të mendonin se ai ishte i pamposhtuar dhe se përballë tij kishe vetëm një mundësi: Ikjen! Duke e kuptuar se ishte frika ajo që kishte mpirë bashkëkombasit e tij, Davidi, ai që do të bëhej mbreti i Izraelit i del përballë Goliathit dhe arrin ta mundë në duel. Bashkë me Goliathin, Davidi vrau një përbindësh edhe më të madh: frikën në zemrën e ushtrisë së Izraelit, të cilët duke marrë zemër nga akti i tij i mundën filistejt, anipse në radhët e tyre kishte të tjerë gjigandë.
Këto tentativa të Berishës nuk mund të lexohen ndryshe veçse si një përpjekje për të vrarë përbindëshin e madh të frikës te shqiptarët. Për t’u thënë atyre që kësaj qeverie mund t’i bëhet rezistencë, pavarësisht se mund të duken të plotfuqishëm. Pas luftës për votën kjo është shina e dytë e madhe politike e rikthimit të opozitës si alternativë – jo atë të ikjes, por të përballjes që sjell fitoren dhe rikthen shpresën!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38