
Flash News
Riatdhesohen 13 shqiptarë nga kampi i ISIS në Siri
Përfaqësues të ‘Rithemelimit’ në PPE, Berisha: Nuk ka pasur ftesë, do shkojnë 4 deputetë
Nesër zgjidhet Kryesia, Berisha mbledh sot ‘Rithemelimin’: Shqyrtojmë kandidaturat
Grekët bëjnë ‘kurban’ çamët për integrimin, për detin ‘heqin qafe’ Metën. Rama aprovon në heshtje
Konflikti në familje përfundon në vrasje, ndërrojnë jetë babë e bir në Kosovë

Alfred Lela
Lulzim Basha ka pasë gjëmuar dikur platformave e foltoreve për PD si shtëpi të lirisë. Aq shumë i ngjiti shprehja, sa e kishte edhe në hartën e Shqipërisë në mjediset e PD. E bëri, praktikisht, një prej sloganve të forcës që drejton, që prej vitit 2013.
Sot ka printuar në ballë të selisë, dikur SHQUP-i i famshëm i oficerëve të Hoxhës, një slogan të ri: Zgjedhim të ardhmen! Me këtë nënkupton se e ardhmja e partisë dhe Shqipërisë janë ai dhe mbështetësit e tij.
Nëse slogani i sheh drejt së ardhmes, sjellja politike shkon e i ndalet në Abbottabad të Pakistanit. Ky është qyteti në lagjet e të cilit Osama bin Laden pat ngritur ‘selinë’ e tij të fundit, atë që amerikanët e quanin compound. Kur sheh dyer të vrazhda e të rënda hekuri, thonë që janë të blinduara, të instaluara për të mbajtur jashtë njerëzit, nuk mund të mos e asociosh selinë e së shkretës PD me strofullën e fundit të terroristit nr. 1 në botë.
Sigurisht, ka një paradoks të përmbysur këtu, (paradoksi vetë është një përmbysje, imagjinojeni tani në përmbysje të dyfishtë) sepse Basha pretendon se ai është ‘i amerikanëve’, ndërsa sulmuesi i tij, anti-amerikan.
Skenografia e re e selisë blu, megjithatë, duhet t’i ketë vënë, o në mëdyshje, o në nënqeshje cinike miqtë e mi amerikanë. Syri i të gjithë punonjësve të Shërbimit të Jashtëm apo CIA-s i ka familjare copëzat e puzzle-it të Abbottabad-it. Ato dyer, ai maskim i ‘selisë’, teknologjia to hide in plain sight janë kaq binladeniane sa, sado që u duhet të jenë kundër Berishës këtë herë, ata nuk mund të mos e bëjnë me vete asosacionin se një bin ladenth, si ai i fundviteve ’80, po rritet në oborrin e pakujdesisë së tyre.
Të gjithë e kanë të qartë teknologjinë pas vendimit për ta blinduar PD. E para është frika që ka Lulzim Basha prej Sali Berishës. E dyta, ama është përpjekja diabolike e të parit për ta pikturuar të dytin, dhe mbështetësit e tij si jeniçerë të dhunës.
Sidoqoftë, skenat flasin më shumë për atë që i krijon se për atë që i përdor, pra më shumë për skenografin se sa për aktorin që ngjitet në platformë. Basha, me vijimësinë e vendimeve prej fëmije të djallëzuar është duke e profilizuar veten si politikanin më joadekuat, njeriun më jopolitik, kryetarin më inkoherent në historinë e Shqipërisë. Sigurisht, mund ta bëjë këtë garë me Fan Nolin, por peshkopi i iluminuar të paktën ishte gjeni në artet liberale.
Vendim pas vendimi, Basha po dëmton jo vetëm veten, jo vetëm mbështetësit në parti, por edhe aleatët e tij të jashtëm, amerikanët. Në Rrugën e Elbasanit do të jetë ulur tashmë perdja e errët e vendimit shkel-e-shko dhe nxitimit të pakualifikuar to go 'all in' for this guy.
Së brendshmi, dhe politikisht, Basha e mori PD një parti të tkurrur, pas humbjes në vitin 2013, dhe premtoi hapjen ndaj shoqërisë dhe shndërrimin në 'shtëpi të lirisë’. Tetë vjet më vonë e keni para syve rezultatin. Ai i ka përjashtuar me radhë rivalët, ka përzënë kritikët, ka heshtur mbështetësit dhe ka tentuar të vrasë politikisht dhe moralisht njeriun që e krijoi politikisht në vitin 2004.
Në proces ai ka humbur mbështetje në parti dhe në shoqëri, duke e shndërruar forcën që u ngrit në stuhitë më të pagjasa të historisë në dhjetor ’90, në një cirk ku demokratët nuk lejohen të hyjnë pa biletë, ndërsa shoqëria nuk i bie më asaj rruge. Nuk mjafton mbajtja e hundëve mbyllur dhe koka mënjanë: Në të majtë ke Lanën, në të djathtë PD e Bashës.
Të fundit



Gratë në median shqiptare: Nga riviktimizimi tek stigmatizimi si imorale
27 Maj 2022, 14:14
Reja nis grumbullimin e Kombëtares, mungon Broja, Laçi dhe Bare të dëmtuar
27 Maj 2022, 14:10
Riatdhesohen 13 shqiptarë nga kampi i ISIS në Siri
27 Maj 2022, 14:09





Rriten sërish çmimet e karburanteve, sa do të kushtojë nafta
27 Maj 2022, 12:48





Pezullohen nga detyra dy prokurorët e SPAK-ut
27 Maj 2022, 11:34

Ukraina: Rusia ka vendosur deri në 500 mina në Detin e Zi
27 Maj 2022, 11:11





Shkullaku: Alibeaj me probleme mendore, sillet në delir si kryetar i PD
27 Maj 2022, 09:49





Zelensky: Rusia po kryen gjenocid në lindje, rajoni mund të bëhet i pabanuar
27 Maj 2022, 08:22
Kredia për shtëpi arriti rekord të ri në tremujorin e parë të vitit
27 Maj 2022, 08:14
Temperatura të larta, parashikimi i motit për ditën e sotme
27 Maj 2022, 08:13
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ditën e sotme
27 Maj 2022, 08:04
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë
27 Maj 2022, 07:12
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
27 Maj 2022, 07:05
Sa i pranojnë shqiptarët besimet e ndryshme fetare?
26 Maj 2022, 23:00




Andi Bushati: Berisha e shpëtoi opozitën nga të qenit kukull
26 Maj 2022, 21:53

Anëtarësimi në BE, Milo: Me propozimin e Macron kthehemi mbrapa në proces
26 Maj 2022, 21:37

Sa shqiptarë e praktikojnë besimin e tyre fetar?
26 Maj 2022, 21:20

Bylykbashi: Do garoj për nënkryetar të Partisë Demokratike
26 Maj 2022, 21:11
Presidenti i ri, Vokshi: Nuk e bojkotojmë, do marrim pjesë në votim
26 Maj 2022, 20:43
Tirana shpallet kampione e Shqipërisë, ‘rrëmben’ trofeun për herë të 26-të
26 Maj 2022, 20:43



Ristani: Kriza në PD drejt fundit, Alibeaj është vënë në shërbim të Ramës
26 Maj 2022, 20:00

Ndërron jetë në moshën 67-vjeçare, ylli i “Goodfellas” Ray Liotta
26 Maj 2022, 19:37






Konventa e BE-së dënon gjuhën ofenduese të Vulin ndaj shqiptarëve
26 Maj 2022, 17:19



Plagoset me armë zjarri një 11-vjeçar në Pukë
26 Maj 2022, 16:40





Fituesi i "Sanremos" në Tiranë, Blanco ndoqi dje ndeshjen nga "Air Albania"
26 Maj 2022, 15:13
Balla-Alibeajt: Kemi legjitimitet ta zgjedhim vetë Presidentin
26 Maj 2022, 15:06
Vrasja e nxënësve në Amerikë, Dalina Buzi: Çfarë më tmerron mua nga ai vend
26 Maj 2022, 14:44
Smith: NATO e shqetësuar për paqen dhe stabilitetin e Ballkanit
26 Maj 2022, 14:43


Qeveria ul mesataren për disa degë, a preket mësuesia
26 Maj 2022, 14:23
Billie Eilish flet për sindromën e rrallë nga e cila vuan
26 Maj 2022, 14:04
Goditën me sende të forta shqiptarin, arrestohen dy të rinj holandezë
26 Maj 2022, 13:36
E dashura e re shpreh publikisht dashurinë për Robertin
26 Maj 2022, 13:12

Flor Binaj flet për largimin nga Portokallia: Duhet të ruaja dinjitetin tim
26 Maj 2022, 12:30
Marjana Kondi shpërthen në lot: Pse ma bëtë këtë pyetje
26 Maj 2022, 11:55

Mungesa e urimeve nga ambasadorët, si përgjigjet këtë herë Berisha
26 Maj 2022, 11:41
Vrau kolegun me armën e shërbimit, lihet në burg efektivi Ludian Zaimi
26 Maj 2022, 11:35

José Mourinho, trajneri i parë në histori që fiton të gjitha garat evropiane
26 Maj 2022, 11:16
Bie prodhimi vendas dhe eksporti i energjisë, me sa përqind rritet importi
26 Maj 2022, 11:03
Ndërron jetë ish-kryeministri italian Muere Ciriaco de Mita
26 Maj 2022, 10:54
Lufta në Ukrainë, Banka Botërore paralajmëron recesion global
26 Maj 2022, 10:44


Humbja e Feyenoord shkakton trazira në Roterdam, dhjetëra të arrestuar
26 Maj 2022, 10:14
Thyen rekorde me “One Kiss”, Dua Lipa dhe Calvin Harris sërish bashkë
26 Maj 2022, 10:07
"Pushime gocash", Rudina Dembacaj në Venecia me vajzën e saj dhe të Markut
26 Maj 2022, 09:25
BE “shuplakë” Ramës: Pagat s’mund të deklarohen, Shqipëria synon integrimin
26 Maj 2022, 09:21