Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Shënimi i javës nga Genc Pollo/ Kanabisi vret! Po ashtu edhe politika e keqe!!

Dy të rinj u vranë para një jave pranë Razmës në Malësinë e Madhe për shkak të kanabisit të mbjellur e tregtuar dhe mosmarrëveshjve nga ky "biznes".
Kjo fjalë e fundit lipset të nënvizohet pasi prej gjashtë vitesh dëgjoj nga zëra privatë por edhe publikë se tregtia me kanabisin e legalizuar do të ishte një minierë ari për ekonominë shqiptare të anemizuar në ekstrem. I pari zë publik ishte deputeti KK, mik i ngushtë e i hershëm i kryeministrit Rama, i cili në 2014 vazhdimisht i referohej praktikave të ndryshme, përgjithësisht eksperimentale në Amerikën e Veriut. Askush nga partia e tij nuk i doli kundra deputetit: as Rama, të cilit kjo thirrje dukej se i vinte për osh dhe as deputetët e tjerë të cilët druanin se kolegu kanabist fliste me leje nga lart. Vetëm një zë e kundërshtoi atëhere dhe ky ishte ministri i brendshëm Saimir Tahiri, i cili foli kundra një ligji të tillë pa shprehje ironie a nënqeshjeje në fytyrë.
I fundit person publik që foli pro kësaj ideje ishte vetë Edi Rama, i cili në maj të këtij viti premtoi legalizimin e kanabisit (mjekësor) brenda sesionit parlamentar (dmth. brenda korrikut 2020).
Vrasje pa fund
Me vrasjen e dy të rinjve kumboi për herë të fundit një këmbanë që bie prej kohësh. Një këmbanë që apelon se biznesi i drogës nuk është një biznes thjesht shumë më fitimpruës se ai i bimëve bujqësore të zakonshme. Biznesi i drogës është thjesht vdekjeprurës! Kjo jo vetëm sepse dimë që nuk vritet kështu robi për parcela me domate e kastravecë apo për zetorë të ngarkuar me këto zarzavate. Por sepse marrëdheniet që krijohen me "biznesin" e kanabisit nën legjislacionin penal shqiptar dhe Europian (BE mbetet tregu primar për "biznesin") janë banditeske, kriminale e mafioze dhe herët a vonë çojnë në vrasje si ajo mësipër që tragjikisht u konsumua edhe mes dy kushërinjve. Këmbana ka rënë edhe më herët për këdo që ka veshë e nuk don t'i dyllosë ato si Uliksi homerian: numri i vrasjeve për çështje droge është shumëfishuar që nga viti 2016 kur ministri i brendshëm krijoi e menaxhoi tok me një grup të strukturuar policësh rilindistë Kanabistanin në Shqipëri. Mjafton të kujtojmë se sipas prokurorit të Vlorës në qytet gjatë këtyre katër viteve janë regjistruar disa dyzina persona të zhdukur, shumica syresh të rinj në moshë. Më së shumti vrasjet lidhen me drogat e rënda si kokaina, në biznesin ndërkombëtar të së cilës bandat shqiptare u futën pasi kryen shkollën e Kanabistanit dhe investuan paratë e bëra në 2016.
Oligarki edhe në paranë e zezë
Ata që mendojnë sinqerisht se paraja nuk mban erë (pecunia non olet) dhe se shumat e mëdha nga shitja e drogës në Europe do të rigjallërojnë ekonominë e drobitur nëse investohen në Shqipëri, do të duhet të konsiderojnë dy gjera: së pari përvoja e ngjashmë në shtetet e Amerikës Latine jo vetëm nuk çoi në lulëzim të ekonomisë e shoqërisë por thelloi më tej dallimet sociale dhe avancoi më tej paligjshmërinë e kriminalizmin në shoqëri; së dyti milionat e drogës që po investohen në ndërtime në Tiranën e Lali Erit dhe gjetiu janë përqëndruar në pak duar; ato janë një lloj pasqyre e strukturës oligarkike të përfituesve nga buxheti i shtetit. Ndërtimet me euro të pista përgjithësisht mbeten pa shitur ndërsa cfarë nuk investohet në këtë fushë shkon për të blerë, zaptuar apo nxjerrë nga tregu sipërmarrje legjitime duke rënduar edhe më keq ekonominë aktive.
Pa shtet ligjor legalizimi është humor (i zi)
Ata që mendojnë se legalizimi i kanabisit si drogë (disa përfshijnë këtu edhe kokainën, heroinën etj.) e zgjidh problemin e vrasjeve dhe të krimit, duhet të kenë parasysh se në ato pak vende perëndimore ku është tentuar ky legalizim industria e kanabisit realizohet me proçedura strikte. Zbatimi strikt i këtyre proçedurave strikte garantohet nga një shtet ligjor funksional, i cili atje ekziston. Në Shqipëri edhe rilindisti më i paepur nuk e nxjerr më nga goja një llaf të tillë.
Shëndeti mbi të gjitha
Avokatët e legalizimit të kanabisit kanë pretenduar se kanabisi i konsumuar lirshëm nuk dëmton shëndetin, madje në disa raste mund të jetë edhe kurativ. Këto pohime ishin empirike madje edhe hamendje pasi janë bërë në kushtet e kanabisit të paligjshëm. Autori amerikan Alex Berenson në librin e tij Marijuana, Mental Illness, and Violence (janar 2019) pasi studion të dhënat nga shtetet e ShBA ku ishte legalizuar kanabisi, konkludon se përdorimi i lirshëm e i pakufizuar i kësaj droge të lehtë i ka bërë konsumuesit të vuajnë nga psikoza deri në skizofreni si dhe të dhunshëm deri në vrasje. Po ashtu i ka shtyrë ata drejt drogave të rënda me pasoja të ditura si tragjike e fatale.
Damka ndërkombëtare
Në kulmin e Kanabistanit 2016 e mbaj mend Edi Ramën në foltoren e Kuvendit, afro 15 metra larg meje, tek i mohonte me të madhe parcelat me kanabis anembanë Atdheut, e fajësonte opozitën si shpifëse e denigruese. Ai solli edhe një "argument" shtesë: "po të kishte kanabis si thoni ju do të kishte folur ambasadorja e BE-së!". Zonja ambasadore vërtet heshti për motive që nuk i di, e kam siklet t'i hamendësoj; por Rama ja doli t'a paraqesë atë para publikut shqiptar si "shahite të rreme" që flet me heshtje. Gjithësesi tentativa e dytë për të lënë kopilin e drogës në derë të Europës duke lançuar legalizimin e kanabisit më 9 maj (festa e Europës) gjatë një fjalimi në krah të ambasadorit tjetër ju kthye në bumerang: pak orë më vonë delegacioni i BE njoftoi publikun se nuk kishte asnjë lidhje me nismën kanabiste.
Përtej episodeve anekdotike kushti për të luftuar drogën ka qenë një refren i qartë nga BE, veçanërisht katër vitet e fundit. Këtij ju shtua në mars 2020 edhe pastrimi i parave (kushti nr. 4 nga 15 syresh).
Le të shtojmë këtu edhe diçka që nuk matet e blihet me para por që vlen më shumë se miliona: imazhin e reputacionin e vendit! Mund të mos na pëlqejë kur Shqipërinë e quajnë shtet mafioz narkotrafikatësh siç bëri të martën një eurodeputet identitar ekstremist në takimin me Komisionerin e Zgjerimit, apo siç ka bërë rëndom një segment i medias në Serbi e vende të tjera. Por para se t'u hakërrehemi atyre të shtyrë nga lëndimi i krenarisë kombëtare, do të ishte më e dobishme të kuptojmë se atyre ju a kemi lëvruar ne vetë argumentat. Përmes qeverisë që kemi! E cila ndryshohet me votë!
*Ish ministër e deputet
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38