Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Si përkthehet, elektoralisht, targa ‘Partner i Ramës dhe zar i të huajve’
Alfred Lela
Vendimi i Lulzim Bashës për të shtyrë para vetes ndërkombëtarët, ndërkohë që nxjerr kokën nga pas duke parë i trembur ç’ndodh në skenën e politikës, nuk mund të jetë lajm i mirë për të dhe PD-në e selisë.
Më së pari, sepse publiku nuk resht ta shohë, dhe nuk arrin ta çpikturojë atë, nga roli i vasalit, mëkëmbësit apo numrit 2. Një herë u pa si i dyti i Berishës, një herë si partner i vogël dhe humbës i Ramës dhe tani si ‘zar’ i të huajve. Mallkimi i numrit 2, ndërkohë që shoqëria shqiptare, për të mirë apo për të keq, ecën me hundë drejt simbolikës së mashkullit alfa, është vetëvrasëse politikisht.
Së dyti, duke votuar pro zgjatjes së mandatit të organeve të vetingut, Basha shpërfill ndjenjën e përgjithshme popullore për refomën në drejtësi, e cila me sa duket është mosbesimi. Një sondazh i fundit i Euronews Albania tregoi se, vetëm rreth 25 përqind e të pyeturve besojnë se reforma në drejtësi ka shkuar mirë. Edhe pse sondazhi është bërë para arrestimeve të dy ish-ministrave të Ramës, Tahiri dhe Koka, lëvizje që të bëjnë të mendosh se besimi duhet të jetë rikthyer, nuk është kështu. Kjo, sepse reforma në drejtësi ka prodhuar dy realitete apo rrafshe. I pari ka të bëjë me përmasën elitare të drejtësisë së re, pra funksionimi i saj si aparat për ‘fundin e pandëshkueshmërisë’, rrjetë për peshqit e mëdhenj, apo siç njihet ndryshe “krimin e jakave të bardha”. Rrafshi i dytë ka të bëjë me drejtësinë ‘për të zakonshmit’ apo të ‘përditshmit’. Imazhi i drejtësisë së re apo i reformës së saj, te këta të fundit është thuajse i venitur. Koha e pritjes dhe dosjet në gjykata konkurojnë tani me vargmalet e Shqipërisë për nga lartësia. Klisheja e një drejtësië të vonuar që është drejtësi e mohuar, bëhet fizike dhe e dhimbshme. Sa i takon peshqve të mëdhenj, njerëzit e kanë kuptuar se, në pjesën më të madhe, rrjeta e përfolur në politikë, në media, por edhe ndër të huaj është e thurur me fije që të çojnë te ‘fabrikimi i bindjes’ për t’iu referuar një termi të Chomsky-t. Fakti se aktorët në skenë e dinë se drejtësia po pushon së funksionuari për ‘të përditshmit’, i shtyn ata të himnizojnë drejtësinë tjetër, atë që po ‘i jep fund pandëshkueshmërisë’. Për këtë ka unison dhe brohorima për arrestimin e Kokës dhe dënimin e Tahirit. Për këtë emri i SPAK ka filluar të rrotullohet në gojë si karamele që mund të kthehet në granatë për dikë, siç dëshmoi rasti i përgjimeve të kryebashkiakut të Tiranës. Përpjekja për të futur në listën e SPAK Dukën, dhe të tjerë të fuqishëm si ai, funksionon vetëm deri ditën kur ‘të përditshmëve’ u duhet të shkojnë vet në gjykatë, apo kur ndërkohë kanë një proces gjyqësor në transportierin e ngecur të drejtësisë.
Së treti, Basha harron të nxjerrë mësime nga pësimi i vitit 2017, kur vendosi ‘të kënaqë’ ndërkombëtarët dhe Ramën. Madje me këtë të fundit bënë edhe një aleancë të çuditshme, ku ngjanin me një duet gjithë stonaturë tek këndonin karaoken e një himni anti-LSI. Rezultati: Partia e tretë, edhe pse me dy të parët kundër, arriti të marrë 19 ulëse në Kuvend duke thyer rekordin e saj. Rama fitoi i vetëm, ndërsa Bashës i mbeti gishti mitik në gojë.
Të bëhesh përsëri me Ramën kundër ‘së keqes më të madhe-LSI’ (tani edhe me Berishën kundër), dhe të shpresosh për rezultate pozitive një muaj para një testi elektoral, është naivitet. I një shkalle edhe më të madhe se naiviteti i disa prej deputetëve të ‘opozitës së re’ që me 6 muajt e lavdisë dhe dy takime me Ambasadoren Kim padehën se i kishin bërë një vend vetes në politikë.
Ku janë ata sot?
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38