Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Alfred Lela
Titulli është metaforik. Nuk se kam vënë lente (jeshile!!!) për të përmirësuar veten, duke mbetur edhe këtë verë, kokë-e-këmbë, jashtë modave të parisë së Tiranës, plot me implante folikulash dhe meremetime vulvash. Kam bërë ato që unë quaj pushime pa pushuar, duke u shtrirë, jo plazheve por hapësirave, duke takuar disa fshatra dhe qytete të Amerikës, nga Bar Harbor në Maine në Niagara Falls të New York-ut. Përgjatë këtyre dy javëve të paharrueshme, më ka mbetur në sy një e gjelbër tundimi i së cilës gjendet, ndoshta, vetëm në vargjet e Lorkës Verde que te quiero verde (e gjelbër, sa të dua, e gjelbër). Si për ta përmbyllur këtë ode të së gjelbrës, mbesa ime 4 vjeçare, Abigail, kalendarin e ditëve të javës e kishte zëvendësuar me ngjyra: e enjtja ishte e gjelbra. Një fëmijë në Boston mund ta shenjojë një ditë të javës me të gjelbër, a mundet një në Tiranë?
Nuk është kjo apak një përpjekje tjetër për t’i gjetur Ramës dhe pushtetit, një brinjë të ekspozuar ku mund të goditet. Është një monolog i bërë me zë të lartë. Është thirrja e brendshme kundër katrahurës dhe murrëtimit, që na parqiten si dritë dhe përparim. Ndoshta nuk do të mund të ndryshojmë asgjë, por të paktën të mos i lëmë të na ndryshojnë projeksionet kundrejt dritës dhe errësirës.
Kur zbret në Rinas, e gjelbra që të ka veshur sytë në Amerikë, goditet nga e murrta dhe grija. Rruga nga aeroporti në Tiranë i ngjan një skene filmi post-apokaliptik, kurora e ndonjë tufe pemësh apo shkurresh është vetëm shëmbëlltyra e botës para se të shndërrohej në shkretëtirë. Hekur, beton e xham, një ndërthurje vrastare e arkitekturës brutale me shkujdesjen arkitektonike të shqiptarit, ndërto ku dhe si të mundesh, xhixhat i kemi dhënë, inshallah nuk e prishin, me kismet e rregullojmë me shtetin. Ky i fundit shtrihet te këmbët tona. Në anë të rrugës janë ato kurrizet e breshkave, që vetëm fantazia e Edi Ramës mund t’i pjellë. Të panevojshme po e po, por edhe të rrezikshme. Shenja se si, huqet estetike bëhen standard shtetëror. Palmat e ngrata, krahëthata si simotrat e tyre në Bagdad pas sulmit amerikan të korrikut ‘90, simbolizojnë humbjen. Gjithë çka humbèt kur kryeministri del nga zona e vet dhe e sheh atdheun si kopësht eksperimental, kur shfaqet sa tre Kim Yong Unër bashkë në çdo ceremoni, nga satelitët te ndërzimet.
Tirana vetë është një Gotham City ballkanik. Ngaqë përpjekjet estetizuese nuk kanë qenë strategjike por sporadike, të del para syve jo laryshia, por laramania e një pune të pambaruar të Jackson Pollock-ut. Rrugëve u duhet të durojnë pluhurin e një qyteti afrikan që e bën të duket më shumë i tillë vapa. Hedhurina ke në çdo cep. Korsitë e biçikletave, me ndarëset plastike të shkalafitura dhe pastelin e ringjyrosur nga pluhuri, i ngjajnë një koride ku janë ndeshur qen të tërbuar. Pemët nuk mungojnë në disa pjesë të qytetit, por ato zvogëlohen nga pluhuri, trotuaret e ngushtuara (është një i tillë në Rrugën Pashko Vasa, sa të duhet të ecësh brinjazi), zdrala e pallateve të vjetra dhe prepotenca e të rejave.
Sa për parqet, ato jetojnë vetëm si publicity stunt i pyllit orbital. Në vendin tonë, kryesisht malor, as Puka që dikur mbulohej nga pyjet nuk i ka më. Aspak paradoksalisht, biznesmenët pukjanë që i bënë paratë duke prere dhë shitur pyjet e Pukës në Tiranë, tani ndërtojnë rrugë dhe kulla, nga kryeqyteti e deri në tunelin e Llogarasë.
Nuk e di ç’vend do linte Dantja për ta në ferrin e tij, unë do imagjinoja një gropë të murrme rrethuar me trungje të tharë, në degët e të cilëve varen stalaktite betoni. Një pamje e përjetshme e vdekjes.
Dua të pyes: Pse Tirana nuk është një qytet për njerëzit, siç është psh Bostoni, apo pse Dhërmiu, nuk është më një fshat turistik, siç është për shembull Bar Harbor-i në kufi me Kanadanë?
Më kujtohet Kadarjesa, dritë paste!, kur thoshte se shqiptari e urren gjelbërimin. Imagjinarja na thotë se, ndoshta, duke patur kaq shumë kontakt me turqit, të cilët nga ana e tyre kishin afinitet me arabët, popuj që vinin nga shkretëtirat, në sytë e tyre, të ushtarëve të një perandorie që vinte nga viset e zhveshura, mbiu anti-gjelbërimi.
Mund të jetë antropologjikisht kështu, por politikat dalin mbi kulturat me vullnetin e duhur. Sidoqë të jetë, përmbi këtë murrëtirë, armiqtë e gjelbërimit, na flasin përditë pikërisht mbi gjelbërimin. Me një krekosje të pashoqe, me vetëbesim mefistofelian. Natyra i përgënjeshtron sa herë shkrimet tona dështojnë. Era që fryu dje, tek shpaloste qese, lecka e mbeturina, këta flamuj të babëzisë e keq-qeverisjes, nën kupën e qiellit të Shqipërisë, u tregoi të gjithëve, edhe patronazhistëve të marrëzisë, se mjafton një turr ere dhe shiu për ta nxjerrë lakuriq atdheun e propagandës.
Le të shndrijnë puplat dhe të krekosin gjokset, por grumbulli mbi të cilin janë nuk është piedestal, por pleh.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38