Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Tre dekada më pas, Shqipëria vijon të mbetet peng i të shkuarës komuniste
nga Altin Gjeta
Sot shënohet 30-të vjetori i fillimit të Lëvizjes Studentore që i hapi rrugë rënies së regjimit komunist hoxhist, i cili sipas studiusit Neil Kritz i Institutit Amerikan për Paqen ishte një nga regjimet më staliniste dhe më të mbyllura në botë. Për rreth gjysëm shekulli, regjimi komunist në Shqipëri ndërtoi Sigurimin e Shtetit, një nga aparatet më shtypëse në botë i cili në fund të viteve 1980-të numëronte rreth dhjetë mijë persona të rekrutuar zyrtarisht me dosje, ndërsa më shumë se 1/3-ta e popullsisë së rritur ishte pjesë e rrjetit informativ të shërbimit famëkeq. Nën drejtimin politik të elitës komuniste, ky mekanizëm terrori llogaritet se ka ekzekutuar më shumë se 6000 persona, ka investiguar, përndjekur, burgosur dhe internuar në burgje dhe kampe ç’njerëzore me dhjetra dhe qindra mijëra të tjerë, si dhe ka mbjellë frikë dhe terror në çdo cep të Shqipërisë. Gjatë 45 viteve sundim të hekurt, e gjithë Shqipëria u shëndërrua në një kamp masiv përqëndrimi, një Birkenau shqiptar.
Në këtë kuadër, me daljen nga kjo humbëtirë antihumane, Shqipëria kishte të gjitha kredencialet politike dhe historike për të ndjekur një model radikal dhe tranformues ndaj të shkuarës kriminale komuniste. Ruti Teitel, një nga studiuesit prominentë të drejtësisë tranzitore, argumenton se dënimi i krimeve të regjimeve totalitare, vendosja e drejtësisë, zbardhja e të vërtetës dhe pranimi i abuzimeve të së shkuarës janë kushte paraprake të rëndësishme për pajtimin dhe tranzicionin e shpejtë të një shoqërie post-totalitare drejt demokracisë.
Ndërsa po përmbyllet dekada e tretë e fillimit të rënies së regjimit punist hoxhist, përkundër të gjitha pritshmërive dhe aspiratave të studentëve dhe qytetarëve që u derdhën në rrugët e Tiranës në ditët e ftohta të dhjetorit ‘90, Shqipëria është i vetmi vend pas perdes së dikurshme të hekurt që nuk ka arritur të shkëputet nga e kaluara komuniste. Ndryshe nga vendet ish-komuniste të Europës Qëndrore dhe Lindore, pamvarsisht se në harkun kohor të këtyre viteve Shqipëria ka iniciuar disa masa legale që kanë synuar zbardhjen dhe dënimin e të shkurës kriminale komuniste, ajo nuk ka arritur t’i implementojë këto masa. Siç edhe studiuesia Cynthia Horne pohon, Shqipëria është i vetmi vend në botën ish-komuniste që ka miratuar ligje në letër, por që ka dështuar totalisht në vënien e tyre në jetë. Gjykoj se kjo ka ardhur si pasojë e një kompleksi faktorësh.
Së pari, tranzicioni i Shqipërisë nga regjimi diktatorial hoxhist në sistemin pluralist mund të klasifikohet si një model mes atij çka Samuel Huntingon i quan ‘me negocim dhe transferim’. Shqipëria në fund të viteve ‘80 ishte i vetmi vend në botën ish-komuniste që nuk kishte një disidencë të organizuar. Kjo për shkak së regjimi i kishte larë hesapet herët me elitën intelektuale anti-komuniste dhe pjesa e mbetur dhe kleri fetar ose ishte burgosur ose internuar në kampe pune ç’njerëzore. Prandaj, praktikisht vendi e kishte të pamundur të bënte një përmbysje totale të nomenklaturës komuniste. Për rrjedhim, elita e re politike e pas ‘90 në një fare mënyre u detyrua të bashkëjetonte dhe bashkëndante pushtetin me zgjatimet e diktatuës. Janë pikërisht këto zgjatime që ia kanë pamundësuar Shqipërisë ndarjen me të shkuarën. ‘Ligji i Genocidit’ i miratuar në 1995-ën u amendua nga mazhoranca Socialiste, pasardhëse e Partisë së Punës, pas ardhjes së saj në pushtet në 1997-ën, dhe pak më vonë u rrëzua komplet nga Gjykata Kushtetuese. Po të njëjtin fat pati edhe ligji i Lustracionit në vitin 2009. Kështu, siç edhe Helga Welsh thekson, legacia komuniste luan rol vendimtar në qasjen e vendeve post-totalitare me të shkuarën e tyre abuzive.
Së dyti, shumë nga masat ligjore të ndërmarra në Shqipërinë post-komuniste ishin joserioze dhe të hartura keq ligjërisht. Dënimet e para të ish-nomenklaturës komuniste për abuzime ekonomike e diskredituan reputacionin e këtij procesi. Ndërkohë, një pjesë e legjislacionit është parë si e motivuar politikisht për të eleminuar kundërshtarët politikë, çka ka dobësuar mbështetjen bipartizane të nismave ligjore që synonin të adresonin të shkuarën komuniste. Pra, molepsja e politikës së të shkuarës me politikën e të tashmes në Shqipërinë post-komuniste e ka kthyer ndërmarrjen e qasjes ndaj të shkuarës komuniste në një betejë politike të pafrytshme për qëllimet transformuese të saj.
Për rrjedhim, e shkuara komuniste jo vetëm që nuk është prekur, por ajo vazhdon ta përndjekë shoqërinë shqiptare si një fantazëm. Mungesa e pastrimit të organeve të larta të shtetit nga eksponentë që i kanë shërbyer makinerisë shtypëse të regjimit komunist ka bërë që një pjesë e madhe e ‘elitës’ politike dhe administrative post-komuniste të jetë vazhdim i regjimit totalitar. Sot që flasim, disa nga institucionet më ta larta politike dhe juridike në vend drejtohen nga eksponentë të regjimit hoxhist me të shkuar të dyshimtë.
Sikur të mos mungonte kjo, paaftësia e Shqipërisë për të zbardhur abuzimet e regjimit të vjetër dhe vendosur drejtësi, ka çuar në relativizmin e abuzimeve të kohës së diktaturës dhe mbajtjen gjallë të narrativës së shtrembëruar historiografike komuniste që e portretizonte Shqipërinë socialiste si një shtet progresiv, që siguroi elektrifikimin e vendit, shërbim shëndetësor falas, arsim për të gjithë dhe të drejtën universale të votës (për të votuar vetëm PPSH-në), duke lënë kësisoj në hije krimet, mjerimin ekonomik, social dhe politik që prodhoi ai lloj regjimi për Shqipërinë. Ishte e habitshme të shikoje argumenta të tillë të parashtroheshin para pak muajsh në një artikull të gazetës britanikë ‘The Guardian’ të shkruar nga Lea Ypi, studiuese shqiptare e teorisë politike pranë London School of Economics and Political Science. Mbajtja gjallë e kësaj narrative ka pamundësuar ndërtimin e një memorie kolektive përbashkuese mbi të shkuarën komuniste në Shqipëri. Figura të tilla si ish-diktatori Enver Hoxha vazhdojnë të nderohen me portrete në duar me rastin e festve kombëtare, ndërkohë që në Europën perendimore figurave Honekerit apo Çausheskut u janë rezervuar vendet në koshin e errët të historisë.
Pafuqia e Shqipërisë për të vendosur një vijë të trashë ndarëse me diktaturën komunistë ka prodhuar pasoja të rënda në procesin e ndërtimit të një demokracie funksionale pas viteve ‘90. E shkuara e diskutueshme është përdorur politikisht për të manipuluar diskursin publik me teza antipolitike për përfitime elektorale dhe për t’i shpëtuar përgjegjësive reale për keq-qeverisjen e vendit. Kësisoj, 30-të vite më pas Shqipëria vijon të pluskojë në gjirizet e një tranzicioni të tejzagjatur drej askundit. Sipas historianit Alexander Etkind, nëse ne nuk arrijmë të vendosim drejtësi për krimet e kryera, të kuptojmë të shkuarën në dritën e të tashmes, nëse ne dështojmë të mbajmë zi për dramat kolektive të kombit, në mbesim në kohën e post-katastrofës. Në një shoqëri në post-katastrofë, e shkuara na përndjek, na përçan dhe na kufizon lirinë për të zgjedhur.
Kur janë mbushur tri dekada pas ngjarjeve të dhjetorit 1990-të, Shqipëria vijon të mbetet peng i fantazmave të së shkuarës komuniste, të cilat po i përndjekin të tashmen dhe të ardhmen e saj. Të njohësh të shkuarën është liberalizuese, ndërsa të reflektosh mbi të është përbashkuese dhe transformuese. Gjatë këtyre viteve tranzicion, shoqëria shqiptare nuk ia ka dalë të bëjë as njërën as tjetrën.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38