Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Veliaj si outsider në PS e Ramës (Bllokut) dhe lufta për trashëgiminë
Alfred Lela
Rezistenca e grupit parlamentar socialist për të mos e dorëzuar Olta Xhaçkën, është një ndër shenjat e qarta se në Rilindje ka disa shtresëzime politike që flejnë gjumin e trazuar të miteve të tyre të krijimit. Të gjitha janë nën mbikqyrjen e Edi Ramës, kryeministër fuqiplotë, dhe impostimi politik ndaj tyre vjen pikërisht prej pozicionit që shefi i qeverisë mban perkunder njërit apo tjetrës.
Rrethi i parë dhe më i përkëdheluri janë grupi që përbën ‘njohje të vjetra’ të Ramës, personale apo intime, të lidhur me kryeministrin nëpërmjet qytetit, dmth Tiranës, apo edhe shtresëzimve politike që dalin nga blloku dhe anash tij.
Në këtë grup mund të futen Olta Xhaçka/Artan Gaçi, Ilir Beqja, Belinda Balluku, Bledi Çuçi/Delina Fico apo ndonjë tjetër.
Rrethi i fundit përbëhet nga Arben Ahmetaj, Fatmir Xhafa, Ditmir Bushati dhe Erion Veliaj. Çka i bashkon këta është mospërkatësia urbane me ‘rrethin e parë’ të udhëheqjes; ata janë ose nga provincat ose tiranas të brezit të parë. Ata nuk janë shokë të Ramës; ndonjë syresh ka edhe theks jotirons. Mund të thuhet për këta të dytët se vijnë nga Zonat Operative Partizane, që kanë qenë zemra e së majtës, por në njëfarë mënyrë kanë mbetur ende aty, nuk e kanë kapur urbanizimin politik që të licenson Blloku, dhe përkatësia në të e Partisë Socialiste e ardhur nga Partia e Punës.
Mes këtyre dy grupeve të mëdha ka edhe të tjerë satelitë, gjysmë të lire, ku bien në sy të fortët e Veriut, që Rama i përdor si cuba për të joshur apo nënshtruar zona tradicionalisht të djathta, apo gjysmë biznesmenët dhe gjysmë banditët e Jugut, zona ku bëjnë më shumë punë hiletë se trimëritë, dhe ku nëpërmjet përfitimeve kontraktuale mund të zotërosh territor.
Për synime të këtij editoriali sot na interesojnë dy grupet e para dhe sjellja e ndryshme ndaj tyre e Edi Ramës.
Grupin e pare, që sintetizon sjelljen politike dhe shoqërore të Edi Ramës, e përmbledh më mirë se çdo gjë fraza përçmuese e ministres Xhaçka: të mos vijnë ata nga mali me çadër në plazh (dmth në resortin e të shoqit investitor strategjik”. Frazë që sikur ka dalë nga fjalori dhe goja e Ramës. Është të vetëndjerit tipik të një personazhi urban që mendon se ka një vend të posaçëm dhe të patjetërsueshm në botë. Kjo shtrihet nën dikotominë përjashtuese ‘unë’ dhe ‘ai’, ‘ne’ dhe ‘ata’.
Të parët që sakrifikohen janë ‘të tjerët e panjohur’ dhe ‘të padëshiruar’, pra ata ‘nga mali’, jo nga Tirana etj. Të dytët janë edhe ata brenda grupit, që ndoshta nuk janë nga mali, janë nga një qytet tjetër, por jo nga Tirana, dhe sidomos jo në dy rrathët qendrorë të ish-Bllokut. Bash për këtë Fatmir Xhafa nuk ishte ndonjëherë i favorizuari i Ramës. Ai mund të ishte komunisti i origjinës dok, por jo progresisti cool (ai që në këngë e bën xhiron nga Qemal Stafa te Petro Nini), pra ‘xhaketë e vjetër’. Kjo mospërkitje duket se e lidh Xhafën me Veliajn.
Rama kupton vetëm ata personazhe politikë në PS që, në një mënyrë a tjetër, janë enfant terrible, që vijnë nga familje si e tija, me dhjetra fije të lidhura me nomenklaturën e lartë të PPSh, apo që e kanë furnizuar atë me mendim apo propagandë, siç është rasti i Hamit Beqjes, të atit të Ilirit.
Për Arben Ahmetajn, e ardhur në qendër të PS nga provinca, Rama, dhe grupi parlamentar nuk lëvizën as gishtin. E hodhën menjëherë në kthetrat e SPAK, madje duke e lënë në rënien e lirë të turpërimit, me publikimin deri edhe të sendeve intime nga kontrolli në banesa.
Edi Rama, psikologjikisht, mesa duket zgjedh t’i çnderojë ata me të cilët nuk ndan momente ekzaltimesh çnderuese apo trangresioni. Ai i sheh si të tepërt, si jopërkitës. Këtë bëri psh edhe me Ditmir Bushatin, që vinte nga Shkodra, një qytet me stof të mjaftueshëm politik dhe intelektual, por sërish jo mjatueshëm in.
Në këtë ngushticë luhet edhe fati i Erion Veliajt, një politikani të ri dhe aktiv të së majtës progresiste, por që ka defektin e atij që e ka nisur duke shitur fiq.
Shikojeni kontrastin e madh me Ramën: ai edhe nëse shet diçka, nuk është më pak se ikona, piktura apo libra, pra vepra arti.
Me ç’duket, pakti për trashëgiminë e Partisë Socialiste do të vendoset nën tablonë e kësaj natyre të paqetë psikologjike.
Lufta për Tebën në mitologjinë greke, ku mori jetë edhe kompleksi i Edipit, fillon herët dhe mbyllet më një episod tragjik, atvrasjen dhe flligështinë me nënën. Edhe në PS, gjërat mund të jenë vendosur më herët se gjithë të përfshirëve u ka shkuar në mendje. Sepse, në fund, vendimet janë gjithmonë psiko-mitologjike.
Gjë që mund të përmbyset vetëm me një vrasje, me ose pa thonjëza.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38