Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
nga Rea Nepravishta
Do të ketë qenë vera e vitit ´93 e fiksuar në kujtesën time të fëmijërisë si skenat e një filmi të vjetër me ngjyra të zbehura në linjën e urbanit Kombinat – Bankë (qendër). Barqet e autobusëve të pluhurosur zvarriten avash-avash nëpër rrugë e autobusi im gjysmë i zbrazur me njerëz të ulur rastësishëm tek-tuk nëpër karrige dukej gati i mendueshëm… Lëkurët e pasagjerëve ndrijnë nga djersa, fatorinoja tërheq ngeshëm këmbët duke zgjatur dorën me përtesë tek çdo pasagjer për t’i marrë lekët, tek-tuk dikush nxjerr një abone. Shoferi lëviz shtruar timonin, barku i tij duket si ai i autobusit, poshtë kanatieres së bardhë me këmishën përsipër me kopsa zbërthyer e mëngët nga ku zgjatojnë duart e trasha me qime të zbardhura nga dielli. Jeta nën këtë vapë mbështjellëse rrjedh kaq ngeshëm ndërkohë që lëmë mbrapa Parkun e Autobusëve duke u drejtuar tek 21-shi. Papritur autobusi frenon ngultas dhe shkund pasagjerët si nga gjumi i pasdrekës, me një dridhje që ata e përçojnë njëherazi ndër trupa. Fatorinoja ngre kokën si struc, ndërsa nga xhami shquhet një burrë trupmadh, ezmer, me një pamje krejt të shpenguar që anon herë si arush babaxhan e herë si fëmijë me trup burri, e i afrohet dritares së shoferit i cili sikur zgjohet nga gjumi tek ia beh:
“ O Vero, po ku je o ‘lla” – ndërsa disa pasagjerë ngrenë kokën për të parë kush është.
Veri qesh, me buzët e lagura dhe një buzëqeshje që ia shndrin krejt fytyrën e regjur. Papritur nxjerr gjuhën e tij gjigante dhe shoferi e fatorinoja zgërdheshen me zë të lartë, fillimisht me shpërthimin e talljes të përzier me poshtërim që ua zhvat tiparet, duke e përmbyllur me një tis dashamirësie gati lakmitare për botën e paprekur të cilën banon Veri. Pastaj dora e fatorinos futet në xhep e dalin monedhat që ky i fundit ja zgjat Verit nga dritarja e autobusit. Veri kënaqet e qesh teksa merr i lumtur monedhat. Pastaj shoferi i tregon me dorë diçka mbi xhamin e përparmë të autobusit, Veri e sheh me kureshtje dhe qesh përsëri i vetëkënaqur ndërkohë që diçka të pakuptueshme bluan ndër dhëmbë. Është pikërisht fotoja e Verit të cilën shoferi e mban me vete tek streha e vogël e diellit mbi xham, kushedi si fatsjellës apo shenjt mbrojtës i shoferit në udhëtim.
Nuk e kam qarë asnjëherë Tiranën time të fëmijërisë si tani kur dëgjova se Veri nuk është më tek kryqëzimi i 21-shit. Nëse ka një imazh më të butë për ikjen e dikujt mes engjëjve, ky i shkon Verit më shumë se gjithkujt, e ndaj ikja e këtij personazhi të Tiranës tonë të dikurshme shkakton melankoli, por të butë dhe të lehtë si krahë engjëjsh.
Prek ikja e tij sepse me të ikën një pjesë Tirane e ´90-ës, e vjetër, e dashur, një kujtim i trishtë i dikujt që rrinte në një kryqëzim rrugësh të një qyteti duke kërkuar para për të nxjerrë gjuhën e tij të stërmadhe. Gjuha e Verit ishte në fëmijërinë time simbol i diçkaje tmerrësisht të turpshme e cila papritur, me zhvatjen e saj, derdhej mbi surretërit e atyre që zgërdhiheshin me të. Dhe në këtë derdhje linte mbrapa një ndjenjë pafajësie që të trondiste. Të trondiste aq shumë sa doje t´i jepje gaz makinës sa më shpejt që mos ta shihje për më shumë se dy sekonda, ta zhdukje, ta harroje. E nuk e di nëse doje t’i zhdukeshe talljes, apo t’i zhdukeshe pafajësisë. Ndoshta të dyjave.
Ja përse Veri të trondiste, të trondiste aq sa doje t’i ikje. T’i ikje edhe skenës kur sheh se si zbaviteshin të tjerët me atë gjuhë të stërmadhe jashtë, sepse nuk e di kush po tallej më shumë, ata që paguanin për të, apo përkundrazi Veri me ta, nga maja e pafajësisë së tij.
Jetojmë në një qytet të ndërtuar tashmë për supremacinë e inteligjencës, sepse janë të gjithë inteligjentë, pa përjashtim, fodullë të inteligjencës shterpë, cinike, tallëse, arrogante, lineare, llogaritëse, stratege, dinake, shfrytëzuese, përfituese, meskine, e kështu me radhë. Veri këtu ishte si thyerje. Thyerje pa hyrë në garë. Thyerje duke ta hequr terrenin poshtë këmbëve. Veri ishte një boshllëk, një hapësirë ku nuk hyje dot, përveçse i çarmatosur. Ndaj në jetë mund të njohësh pafund inteligjentë sepse inteligjentët teprojnë, e janë të vetëmbushur, e nuk të japin asgjë që ti nuk e kishe. A ju ka ndodhur ndonjëherë të ndaloni dikë në rrugë e ta pyesni “A je inteligjent ti?” e ai të të përgjigjet “Jo”? Nuk ndodh kurrë.
Ka edhe një shprehje që qarkullon nëpër rrjete, “problemi i botës është se inteligjentët janë plot me dyshime, ndërsa budallenjtë janë të sigurt”. Të vetmit të sigurt që shoh vërdallë janë ata që u duket vetja inteligjentë e përbuzin “të tjerët” se janë budallenj. Gjuha e shqyer e Verit të shkund sepse nuk i njeh ligjet e pushtetit që do të gllabërojë e të dominojë gjithë çfarë ka vërdallë. Një pushtet që të përthith, të transformon, dhe të ri-vjell pa e kuptuar ç’po ndodh me ty. Gjuha e Verit shpërfill deri në përqeshje çdo logjikë mirëbërëse e false të këtij qyteti, çdo logjikë dominuese e pushteti. Gjuha e Verit është një territor simbolik ku zhbëhet dyfytyrësia.
Inteligjentët kanë edhe një zakon: ata janë të trishtë dhe të mërzitur ngaqë kuptojnë më tepër se ç’duhet sepse janë shumë inteligjentë. Inteligjenca shkon si brand i trishtimit dekadent dhe dëshpërues. A thua se moçali që kemi rrotull është për shkak të inteligjencës së tepërt… Gjuha e Verit nuk i njeh deliret boshe. Gjuha e Verit të përplaset në fytyrë me lakuriqësinë e saj, me vërtetësinë e saj.
E dimë, çdo qytet ka të brishtët e tij, dhe në mënyrën si ata trajtohen, manifestohet edhe shpirti i një qyteti. E ndërkohë që shumë herë më të brishtët në një qytet dhunohen, përjashtohen, harrohen apo neglizhohen, Tirana e atyre viteve të tallte nëse ishe i brishtë, por nuk të harronte, nuk të tëhuajsonte. Edhe “i marri” e kishte vendin e vet të pranuar nga të gjithë. E pikërisht vendi i Verit tek kryqëzimi i 21-shit do më mungojë tani që ai nuk është më.
(c) Rea Nepravishta. Botuar fillimisht te Peizazhe të fjalës. Ribotohet me lejen e autores.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38