Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Zoti i atyre që nuk shkruajnë letra nuk ka si beson te postierët
Miljenko Jergoviç
Është i pështirë ky zemërimi i Donald Trampit me postën dhe postierët. Filloi disa muaj para zgjedhjeve, në kohën kur u bëri thirrje votuesve të tij- të cilët as nuk shkruajnë letra dhe as votojnë nëpërmjet postës- të mos kenë frikë, por të dalin lirisht nëpër qendrat zgjedhore, sepse koronavirusi gjithsesi nuk ekziston. Ata votuesit e tjerë, demokratët, të cilët ishin të bindur se korona ekziston akoma më shumë edhe për faktin se te ajo nuk besonte Trampi, evituan grumbullimet masive, dhe, në një masë të madhe, madje në një numur të paparë deri tani, votat e tyre i dërguan me postë. Natyrisht që respektuan edhe procedurën, e cila në Amerikë ndryshon nga shteti në shtet, siç ndryshon nga shteti në shtet edhe mënyra e numërimit të votave. Por një rregull është i përjetshëm dhe i pandryshueshëm, ai rregulli i hekurt i postës në komunikimin zyrtar dhe në komunikimin me administratën kudo në botë- se nuk ka rëndësi kur arrin dërgesa zyrtare, por ka rëndësi kur ajo është dërguar. Donald Trampi vendosi ta eleminojë këtë rregull kur, menjëherë pas mbylljes së qendrave zgjedhore, në fundin e ditës së parë të zgjedhjeve shpalli fitoren, duke kërkuar që votat e panumëruara, që vazhdonin të vinin me postë, të ndërpriten së numëruari. Ishin të gatsëm të eleminonin postën, të thonin se posta nuk ekziston dhe se posta, dhe jo përshembull loja e fatit apo kazinoja, është mjet mashtrimi i njerëzve.
I’u thaftë dora atij që në të ardhmen shkruan adresë në një zarf!
Nën nenin 1, paragrafin 4, të Kushtetutës amerikane, shkruhet se është e drejtë e çdo shteti të përcaktojë “kohën, vendin dhe mënyrën“ e mbajtjes së zgjedhjeve. Më parë, me t’u themeluar Shtetet Bashkuara, votohej duke ua thirrur emrin kandidatëve, ndërsa në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë u futën në lojë fletët e votimit. Fletët e para të shtypura datojnë në vitin 1888. Por posta, dhe votimi me postë, është traditë amerikane, jo vetëm më e vjetër edhe se vetë fletët e votimit, por, me shumë mundësi, edhe më e vjetër se fletët e para të shtypura. Në bazën e kësaj qëndronte e drejta e votës për të gjithë, përfshirë këtu edhe qytetarët përkohësisht në mungesë. Dhe jo vetëm kjo: posta është në vetë themelin e procesit demokratik amerikan dhe për këtë dëshmon anekdota si më poshtë:
Para zgjedhjeve që duhej të mbaheshin në vitin 1864, në prag të Luftës Civile, Abraham Linkolni iu drejtua njerëzve të mbledhur para Shtëpisë së Bardhë me fjalët: „Nëse kryengritja do të na detyrojë të heqim dorë nga zgjedhjet, apo t’i shtyjmë ato, mund të thuhet se kryengritësit kanë fituar dhe na kanë asgjësuar“. Atëbotë, duke u nisur nga precedenti i Pensilvanisë, nga lufta kundër anglezëve në vitin 1812, në dymbëdhjetë shtete të Unionit u miratuan ligje sipas të cilëve ushtarëve u lejohej të votonin në mungesë. Atëherë njëqind e pesëdhjetë mijë ndër një milion ushtarët e Unionit votuan, thënë në mënyrë simbolike, nëpërmjet postës. Ishte ky precedenti i parë i madh, i cili do ta shenjonte në mënyrë domethënëse historinë dhe traditën e votimit në mungesë.
Në këto zgjedhje pati fituar kandidati republikan Abraham Linkolni.
Në njëqind e pesëdhjetë vitet në vazhdim rregullat u amenduan, u saktësuan dhe u adoptuan me ndryshimet e mënyrës së jetesës. Ishte zakon që krahas votës të dërgohej edhe justifikimi përse votuesi nuk mund të paraqitej në zyrën zgjedhore. Bëhej fjalë zakonisht për sëmundje, ose për atë që qytetari gjendej larg shtëpisë. Pastaj erdhën zgjedhjet mitike të vitit 1944. Amerika kishte tre vite që ishte në luftë, atë më të madhen në histori, në të cilën tre vite më parë e kishte futur presidenti i zgjedhur Franklin Delano Ruzvelt. Atëbotë votuan në mungesë rreth tre milionë e dyqind mijë ushtarë, kryesisht të stacionuar në Europë, dhe për pasojë pati fituar kandidati demokrat Ruzvelt.
Pas gjithë këtyre, përsëri pas tetëdhjetë vjetësh, në frymën e shpirtit konservator, të respektimit të traditave, është vazhduar me votimin në mungesë, qoftë për rastet e luftërave, qoftë për arsye të tjera. Disa herë, në frymën e tëhuajsimit të përgjithshëm dhe të demokracisë pa kontakt, është ideuar edhe parimi i procesit zgjedhor i cili të mund të kryhet tërësisht në largësi, kësisoj askush nuk do të ketë nevojë të shkojë te kutitë e votimit, por gjithçka do të bëhet nëpërmjet postës. Kuptohet elektronike. Por deri atëherë do të duhet të kalojë shumë kohë, ose ajo kohë ndoshta edhe nuk ka për të ardhur kurrë. A ka kuptim demokracia pa kontakt? Ose shoqëria në të cilën gjithçka funksionon në largësi dhe virtualisht? Nëse ka, atëherë kuptimi i saj për neve që jetojmë sot është i pakapshëm.
Donald Trampi është prej atyre njerëzve, siç ka gjithandej përreth nesh, të cilët avancimin e shkencës dhe përparimin teknologjik e përdorin kundër dijes dhe përparimit. Në frymën e gjithëdijes së përgjithshme, kamerave monitoruese dhe oqeanit të informacionit për të gjithë dhe për gjithçka, ata pak a shumë arrijnë me shkathtësi, jo vetëm të promovojnë padijen, mitin dhe legjendën, por gjithçka që është kundër tyre ta paraqesin si komplot të madh dhe mashtrim. Trampi është mjeshtër i madh për kësi punësh, udhëheqës dhe lider i të gjithë të paditurve të kësaj bote, të cilët edhe e adhurojnë, respektojnë dhe e ngrenë në qiell, si ai që është në gjendje të asgjësojë të gjithë ligjet dhe rregullat, përfshirë këtu edhe ligjin e gravitetit. Ai ka një instinkt të përkryer që e ndihmon të ndjekë interesat e tij duke refuzuar çdo gjë normale, të shpallë të paarsyeshme gjithçka që ka arritur arsyeja njerzore, të shndërrojë në gënjeshtër çdo të vërtetë, e për pasojë edhe postën ta shpallë ‘shtëpi të djallit’. Megjithëse në atdheun e tij e ndjekin dhe i besojnë, nëpër botë e adhurojnë kryesisht ata që e konsiderojnë veten konservatorë dhe nacionalistë, besimtarët e të gjithë besimeve fetare dhe jofetare, ndjekësit e traditave të shkruara në pllaka guri. Donald Trampi për nga mënyra dhe lloji i veprimtarisë së tij është minues i çdo tradite dhe çdo këndvështrimi dhe ideali konservator. Në sistemin e tij të vlerave, jo vetëm që nuk ka vend për Zotin dhe sistemin religjioz, me lutje, rrëfime dhe besime, por aty nuk ka vend as për postën dhe postierët.
Ai është njeri i kohës kur ende nuk ishte shpikur shkrimi.
*Përktheu për Politiko.al: Xhelal Fejza
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38