Flash News

KRYESORE

‘Opera In Canto’, dy dirigjentë të mirënjohur spanjollë drejtojnë koncertin gala në Tiranë

Ambasada e Spanjës në Shqipëri ka njoftuar pjesëmarrjen spanjolle në projektin ‘Opera In Canto’, i cili do të prezantohet përmes Koncertit Gala, që do të mbahet më 16 shkurt, ora 19:00, në sallën e koncerteve të Katedrales Ortodokse në Tiranë.

Koncerti do të dirigjohet nga dy dirigjentë të mirënjohur, Germano Neri nga njëra anë dhe nga nga mjeshtri Ricardo Casero Garrigues. Ky projekt ka gjithashtu mbështetjen e Orkestrës së Mbretërisë së Aragonit, titullar dhe drejtor artistik i të cilit është Ricardo Casero.

Casero, i cili ka bashkëpunuar me disa prej dirigjentëve më të rëndësishëm botërorë (mes të tjerëve Zubin Mehta, Lorin Maazel, Riccardo Chailly dhe Valery Gergiev) do të drejtojë këtë projekt, objektivi kryesor i të cilit është të krijojë një audiencë të re, duke edukuar brezat e rinj për të njohur dhe vlerësuar më mirë artet skenike, me vëmendje të veçantë ndaj Operës.

Opera e zgjedhur është ‘Turandot’. Gjatë Koncertit Gala do të përzgjidhen figurat kryesore për një turne të gjatë përgjatë viteve 2019 dhe 2020. Spanja i bashkohet për herë të parë, përmes Orkestrës së Mbretërisë së Aragonit dhe me mbështetjen e Ambasadës së Spanjës në Shqipëri, grupit të vendeve evropiane që marrin pjesë në këtë projekt, dhe që janë: Opera e Lajpcigut (Gjermani), Opera Kombëtare e Splitit (Kroaci), Konservatori Superior i Brukselit (Belgjikë), Ópera e Romës (Itali), dhe Neë Generation (Shqipëri).

Të fundit