Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Opera me PPP? Flasin artistët Ylber Gjini dhe Aleksandër Peçi: Pasi ministrja e tha me zë e figurë, ne të “keqkuptuarve” tani na ofendon
Një deklaratë e ministres së Kulturës, Elva Margariti se Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit i sapo rikonstruktuar të shkëputet nga varësia e shtetit ka ngjallur reagime të ashpra në radhët e artistëve.
Baritoni i njohur, Ylber Gjini duke folur për Politiko.al thotë se teatri nuk mund të kalojë dot me koncesion, ndërsa e krahason rastin në fjalë me uzinën e Ballshit.
Ai insiston që ministria duhet të marrë shembull një ligj nga teatrot evropiane dhe ta përshtasë, pasi sipas tij sot mungon ende statusi i artistit, ligji për artin dhe reforma e pensionit.
Ju ishit në mbledhjen e organizuar nga ministria e Kulturës, kur u prezantua edhe bilanci 4-vjeçar i operës dhe baletit, kur ministrja Elva Margariti propozoi se Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit i sapo rikonstruktuar të shkëputet nga varësia e shtetit. Çfarë ndodhi atë ditë?
Unë isha prezent në mbledhje me artistët. Ajo e tha në fund këtë propozim me zë dhe figurë dhe nuk pyeti nëse kishim ndonjë paqartësi sepse ishte bilanci i 4-vjecarit të operës. Ndërkohë, më pas ne na nxori sikur nuk e kuptuam se çfarë tha.
Më pas me reagimin e saj, pra nga ministria, nuk e di se ku e kanë bërë këtë shkollë, ajo është shumë e vogël që të na tregojë ne se ku i kemi arat. Kështu që nuk e shpjegonte fare, por në një farë mënyre na ofendoi ne të “keqkuptuarit”, por u keqkuptuam se kur më gënjen 5 herë, edhe për herë të 6 nuk të besoj se ka thënë të vërtetën.
Ish-ministrja Kumbaro që në fillim fare na tha se do bëhet statusi i artistit, ligji për artin dhe reforma e pensionit. U bë gjë?
Me koncesion teatrin nuk e kalojnë dot se ka status kombëtar.
U bë edhe uzina e Ballshit, kur e kishte shteti punëtorët merrnin pagën, pasi ia dhanë privatit ku i ke punëtorët e Ballshit sot? Ata s’morën rrogat, privati doli me humbje e shteti s’mori asnjë taksë.
Pas kundërshtimit të artistëve, Ministria e Kulturës reagoi në një deklaratë për mediat. Si e lexuat ju këtë reagim?
Ishte një gjysmë tërheqjeje. S’e di nga kanë lindur kaq të zgjuar ata që e sjellin rrotull e rrotull dhe në fund nuk thonë asgjë. Mund të sqarohej me dy fjali ai keqinformimi ynë.
Si duhet të funksionojë për ju TKOB?
Të marrin ligjin sic është ku të donë në Europë, të një teatri nacional kombëtar dhe ta vënë, por do të çedojë vetëm në pagesat e artistëve me standardet që kemi ne.
Në Europën Perëndimore të drejtat e njeriut janë primare, në fillim shikojnë artistin, njeriun.
Më pas kur i krijon kushte të favorshme për të punuar, artisti do shikojë vetëm punën, jo kush vjen drejtor e kush ikën. Ndaj, kushdo që vjen drejtor i ka ligjet e përcaktuara dhe atij do t’i referohet.
Nëse marrim një shembull, kam një shok në korin e Frankfurtit. Ai ka bërë kontratën e përhershme, i kanë caktuar datën kur merr pensionin dhe njeriun që do i japë lulet kur të dalë në pension, por edhe një njeri tjetër nëse ky që i jep lulet ndërron jetë. Ja ku ka arritur bota.
Kemi një jetë në teatër, po pi një grusht me ilaçe dhe s’u kujtuan të na respektojnë të paktën nga ana morale. Se rroga, me tre kosë 1 mijë lekë e kemi filluar, e ashtu po e mbarojmë. Se rroga ima aq është.
As parking s’na kanë lënë në teatër. Kur u takuam te Turbina me lali Erin dhe Edi Ramën, pasi ia shtruam këtë problem tha se do caktohet parkimi i TOB, për artistët dhe spektatorë. Deri tani asgjë nuk ka ndodhur. Le të më gjejë një teatër në botë pa parking dhe tërhiqem unë që nuk e paskemi kuptuar me qëllim.
Kompozitori Aleksandër Peçi: Ministria nuk i jep asnjë fond TOB
Edhe kompozitori Aleksandër Peçi thotë në një reagim për Politiko.al se Ministria nuk i ofron asnjë fond TOB.
“Me mbështetje të plotë nga ministria e kulturës, por edhe për të shkruar opera e balete shqiptare premierë boterore. Ministria nuk i jep asnjë fond Teatrit të Operës dhe Baletit, për këtë që është thelbi i thelbit të zhvillimit të muzikës së modernizimit të kompozicionit”, tha Peçi, i cili më herët në një status në rrjetet sociale shkruante se kalimi i operës te një privat biletat do jenë mjaft të shtrenjta.
“Nëse TKOB supozojmë del privat, cili minister parlamentar qeveritar ne 20 premiera e shfaqje gjate 1 viti do presë një bilete 150 euro dhe ti japë nga xhepi tij operës 3000 euro çdo vit e per 20 vjet ai ti japë operës 60 000 euro?
Si mendoni psh ministrja e kultures do i japë 60 000 euro nga xhepi i saj per operen??
A do kete ndonjëherë një strategji si kjo p.sh e zhvillimit te madh ekonomik te vendit. Zhvillimi ekonomik eshte super zgjidhja edhe per operen, artin e stop emigrimit e gjithçka”.
Politiko.al/ S.Gj
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38