Flash News

KRYESORE

Operacion antidrogë në Greqi, 22 në pranga, mes tyre edhe shqiptarë

Operacion antidrogë në Greqi, 22 në pranga, mes tyre edhe

Autoritetet greke, që prej ditës së djeshme po zhvillojnë një operacion antidrogë në ishullin Zakynthos.

Nga ky aksion është goditur një bandë e trafikut ndërkombëtar të drogës, duke arrestuar 22 persona mes tyre edhe shqiptarë.

Sipas të dhënave të deritanishme, janë arrestuar 11 grekë dhe 11 të huaj, mes tyre edhe shqiptarë pjesëmarrës në një grup të strukturuar kriminal të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Arrestime si pjesë e këtij aksioni janë kryer edhe në Athinë dhe Pyrgo, ndërsa mësohet se kjo organizatë ka arritur të sjellë në ishull 700 kg marijuanë.

Operacioni vijon edhe për persona të tjerë të dyshuar të implikuar në këtë grup kriminal.

Të fundit