Flash News

KRYESORE

Operacion antidrogë në Shqipëri dhe Itali, "Shefi” godet 2 grupe kriminale, në pranga 43 persona    

Operacion antidrogë në Shqipëri dhe Itali, "Shefi”

Policia italiane në bashkëpunim me atë shqiptare kanë zhvilluar një operacion të madh antidrogë, duke goditur dy grupe të fuqishme kriminale.

Nga ky aksion, ku morën pjesë rreth 200 efektivë policie, janë vënë në pranga 43 persona, përfshirë edhe shqiptarë, të cilët vepronin në të dy anët e Adriatikut. 

Mësohet se 17 prej tyre ishin shqiptarë dhe në bashkëpunim me pjesnë tjetër të grupit, transportonin drogë nga Shqipëria drejt Puglia-s.  

Hetimi për këto dy grupe kriminale ka nisur që në vitin 2016 nga qendra operative Dia në Bari dhe ky operacion është koduar me emrin “Shefi”.  

Sipas medieve italiane bazuar në hetimet e policisë, këto persona akuzohen për trafik lënde narkotike, si hashash, marijuanë dhe kokainë, që e trafikonin me mjete lundruese përmes detit, kryesisht në zonën e Barit dhe Puglia-s.

Policia po vijon ende kërkimet në terren për arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet trafikimi.         

 

Të fundit