Flash News

KRYESORE

Operacion i beftë në lokal te “Ali Demi”, arrestohet i riu nga Tirana, çfarë i gjeti policia  

Operacion i beftë në lokal te “Ali Demi”, arrestohet i riu

Një person i shpallur në kërkim nga policia është vënë në pranga në sajë të një operacioni të koduar “Befasia”.

Në pranga ra Gentjan Kërcyku, 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit në një lokal te “Ali Demi” iu gjet një armë zjarri pa leje dhe 11 fishekë.

Njoftimi i plotë:

Operacion nga shërbimet e policisë të Komisariatit nr.1 dhe Forca e Operacioneve Speciale dhe Kërkimit. Arrestohet një shtetas për armëmbajtje pa leje, një tjetër shpallet në kërkim, si dhe 3 shtetas të tjerë procedohen në gjendje të lirë.

Sekuestrohet një armë zjarri e llojit pistoletë me një krehër me 11 fishekë.

Më datë 22.05.2018 shërbimet e policisë të komisariatit nr.1, në bashkëpunim me forcën e operacioneve speciale dhe kërkimit, në kuadër të operacionit policor “Befasia”, arrestuan shtetasin :

– Gentjan Kërcyku, 35 vjeç, banues në Tiranë ( i dënuar më parë për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”)

Ky shtetas u arrestua pasi gjatë kontrolleve të ushtruara në një lokal në zonën e “Ali Demit” iu gjet një armë zjarri e llojit pistoletë me një krehër me 11 fishekë.

U shpall në kërkim shtetasi:

– A. V., 53 vjeç, banues në Tiranë ( i dënuar më parë për veprën penale “Transportim dhe tregtim i mallrave që janë kontrabandë), pasi ky shtetas i kishte dhënë armën e zjarrit dhe krehrin me 11 fishekë, shtetasit Gentjan Kërcyku.

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë shtetasit e mëposhtëm, të cilët ishin prezent gjatë kohës kur Gentjan Kërcyku u kap me armë zjarri :

– B. Gj., 44 vjeç, banues në Tiranë

– A. M., 24 vjeç, banues në Tiranë

– F. P., 45 vjeç, banues në Tiranë

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit e llojit pistoletë me 11 fishekë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasve G. K., dhe A. V., për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal, për veprën penale “Moskallëzim krimi”, në ngarkim të shtetasve B. Gj., F. P., dhe A. M., parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

[9:30 AM, 5/23/2018] +355 69 411 4292: Tiranë

Nga specialistët për hetimin e krimit ekonomik dhe financiar u ndalua shtetasi në kërkim :

– Lefter Sulkaj, 50 vjeç, banues në Tiranë.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal.

 

 

Të fundit