Flash News

KRYESORE

Operacion i gjerë anti-drogë, arrestohet Flamur Avdyli me prona në Shqipëri dhe Gjermani

Operacion i gjerë anti-drogë, arrestohet Flamur Avdyli me prona

Policia e Durrësit ka arrestuar shtetasin Flamur Avdylin, i cili dyshohet se drejton një grup të madh kriminal qe merret më trafikun ndërkombëtar të lëndëve të forta narkotike.

Ai është prangosur pasditen e sotme në një operacion të zhvilluar nga FNSH dhe RENEA. Avdyli është pronar i disa bizneseve në Shijak, por edhe një hoteli në Gjermani,  ndërsa akuzohet për trafik ndërkombëtar heroine.

Sipas Report Tv, ende nuk dihet nëse arrestimi i Avdylit ka lidhje me laboratorin e heroinës që është zbuluar në fshatin Brenog në Has para dy ditësh. Së bashku me Avdylin, me urdhër të Krimeve të Rënda janë arrestuar edhe dy persona të tjerë.

Të fundit