Flash News

KRYESORE

Operacion në det të hapur, 7 mjete detare në ndjekje të një gomoneje, dyshohet për drogë në bord

Operacion në det të hapur, 7 mjete detare në ndjekje të

Një gomone e dyshuar me drogë po ndiqet në ujërat e detit të Vlorës. Aksioni ka nisur nga Guarda di Financa italiane. Ka dyshime se gomonia është ngarkuar me drogë në bregdetin e Vlorës dhe më pas është nisur drejt Italisë, atje ku thuhet se ka dhe destinacionin.

News 24 raporton se 7 mjete detare të policisë i janë vënë në ndjekje në det të hapur, ndërsa u ka ardhur në ndihmë edhe një dron.

Gomonia është pikasur nga GDF dhe menjëherë janë vënë në ndjekje të mjetit.

Gomonia u sekuestrua ndërsa për fat të keq, nuk u gjet asnjë sasi droge siç pritej. Dyshohet se trafikantët me t’u pikasur nga Policia e kanë hedhur në det lëndën narkotike. Kërkimi për të arrestuar dy skafistët vazhdon.

Të fundit