Flash News

KRYESORE

Operacion në mesnatë, sekuestrohet vila dhe 725 kg drogë, arrestohen dy persona

Operacion në mesnatë, sekuestrohet vila dhe  725 kg drogë,

Nga operacioni i policisë në mesnatë në lagjen '24 Maji'', Vlorë,  janë sekuestruar 725 kg drogë,  një vilë, dy automjete si dhe janë arrestuar 2 persona.

Operacioni u realizua nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me repartin "Delta Forcë".

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Planin Operacional Kombëtar për evidentimin dhe goditjen e rasteve të prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe për sekuestrimin e pasurive të përfituara në mënyrë të paligjshme, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë në bashkëpunim me repartin "Delta Forcë" kanë arritur të finalizojnë me sukses operacionin e koduar "Mesnata".

Policia bën me dije se operacioni është zhvilluar në lagjen ''24 Maji'', në një banesë 4 katëshe, në pronësi të shtetasit Artan Kalemi, ku në katin e dytë dhe të katërt të banesës është konstatuar dhe sekuestruar nga policia një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa me peshë totale prej 725 kg e 200 gr.

Gjithashtu janë sekuestruar dy automjete.

Si rezultat i operacionit janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

  1. K, 34 vjeç, banues në Vlorë,

Xh. K, 41 vjeç, banues në Vlorë, i cili në përfundim të hetimeve rezultoi i përfshirë në këtë vepër penale.

Njëkohësisht në bashkëpunim me Prokurorinë, Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në D.V.P.Vlorë po vijojnē verifikimet dhe veprimet, me qëllim sekuestrimin e vilës dhe një ambienti biznesi, për të cilat dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal në fushën e narkotikëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Të fundit