Flash News

KRYESORE

Operacionet e policisë, Artan Hoxha analizon situatën: Çfarë u bë me Klement Balilin?

Operacionet e policisë, Artan Hoxha analizon situatën:

Gazetari Artan Hoxha flet për operacionet e imtësishme të Policisë së Shtetit në qytetin e Vlorës dhe të Elbasanit. Ai deklaron se operacionet e policisë duhet të kalojnë në një nivel tjetër, pasi aty lufta mes bandave bëhet për kontrollin e linjës së heroinës që vjen nga Afgaistani.

Hoxha deklaronë se shteti sot po kontrollohet nga banda kriminale, duke sjellë në kujtesë çështjen e Klement Balilit.

 “Pse Klement Balli u la në harresë? Pasi u shpall në kërkim nga policia nuk u mor më asnjë informacion në lidhje me të, nëse nuk është më në listën e të kërkuarve, atëherë lë të dal policia dhe ta  deklarojë këtë gjë. Sot operacionet e policisë për kapjen e trafikantëve të narkotikes regjistrojnë vetëm shpërndarës, prodhues, shoferë apo edhe përdorues, si ka mundësi që nuk kapet asnjë nga shefat e mëdhenj të drogës?” – deklaroi ai.

Të fundit