Flash News

KRYESORE

Operacioni anti-drogë në Krujë, Lleshaj: Historia e kanabisit në Shqipëri ka mbaruar

Operacioni anti-drogë në Krujë, Lleshaj: Historia e kanabisit

Ministri i Bredshëm Sandër Lleshaj në një postim në “Facebook” shkruan se operacioni policor anti-kanabis sot në Krujë i jep fund historisë së kanabisit në Shqipëri.

Kujtojmë se ditën e sotme në Krujë u arrestuan 19 persona ndërsa 7 u shpallën në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike.

Reagimi i plotë i Sandër Lleshajt

Operacioni i madh policor kundër kanabisit sot në Krujë është një tjetër goditje e fortë që shpreh vullnet të palëkundur politik dhe kapacitete të plota operacionale.

Për ata që ende s’e kanë kuptuar: ka mbaruar historia e kanabisit në Shqipëri. E ardhmja jonë janë vlerat europiane. Jo kanabisi!

Respekt për angazhimin e Policisë së Shtetit

Kultivonin drogë në zonat e pyllëzuara të Krujës, arrestohen 19 persona, shtatë në kërkim

 

Të fundit