Flash News

KRYESORE

Operacioni anti-drogë në pesë qarqe të vendit, pranga 19 personave, mes tyre edhe dy punonjës policie

Operacioni anti-drogë në pesë qarqe të vendit, pranga 19

Policia ka zbardhur detaje mbi një operacion antidrogë të shtrirë në disa qarqe të vendit si Kukës, Lezhë, Shkodër, Tiranë dhe Gjirokastër, me mbështetjen e Forcave Lëvizëse Operacionale.

Sipas policisë, në orët e para të mëngjesit u finalizua operacioni policor i koduar "Shënmëri 2020", si rezultat i të cilit u bë ekzekutimi i masave të sigurisë për 19 persona, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike, në bashkëpunim” dhe konkretisht:

Sh. S., 29 vjeç, A. T., 50 vjeç, F. M., 20 vjeç, P. P., 61 vjeç, A. B., 36 vjeç, A. B., 52 vjeç, B. D., 27 vjeç, T. V., 40 vjeç, P. P. 46 vjeç, B. K., 36 vjeç, Sh. T., 46 vjeç, Z. M., 44 vjeç dhe R. T., 24 vjeç, nga këto 10 shtetas janë banorë të Kukësit, një shtetas banor i Lezhës, 1 i Pukës dhe 1 i Gjirokastrës.

“Për shtetasit S. K., 41 vjeç, K. M., 26 vjeç dhe A. H., 34 vjeç, u bë njoftimi i masës së sigurisë “Arrest në burg” në IEVP Tiranë, pasi janë arrestuar për vepra të tjera penale.

Gjithashtu në kuadër të operacionit u bë shpallja në kërkim e 3 shtetasve: B. K., Z. M. dhe B. C.

Nga strukturat e SHÇBA-së pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës janë arrestuar dy punonjës policie, shtetasi A. K., 49 vjeç dhe shtetasi R. C, 59 vjeç, për veprën penale " Shpërdorimi i detyrës"

Dokumentimi i këtij aktiviteti kriminal është bërë pas një hetimi disa mujor nga strukturat e DVP Kukës në bashkëpunim me SHÇBA-në, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, duke aplikuar format dhe metodat speciale të hetimit, në kuadër të procedimit penal të nisur në vitin 2018, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Ndërsa për oficerin e Policisë N. K, u mor masa e pezullimit nga detyra.

Po gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi S. V., 41 vjeç, banues në Shtanë, Kukës, për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Armëmbajtja pa leje", pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në banesën e tij u gjet dhe sekuestrua një armë zjarri tip automatik, si dhe në ambientet e jashtme u gjetën 54 kubikë me bimë të dyshuar narkotike kanabis”, sqaron policia.

Strukturat e DVP Kukës do të intensifikojnë masat për garantimin e rendit publik dhe për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në Qarkun Kukës, duke bashkëpunuar me të gjithë institucionet ligjzbatuese dhe aktorët e tjerë.

[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2020/05/WhatsApp-Video-2020-05-20-at-11.28.42-AM.mp4"][/video]

Të fundit