All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Operacioni anti-drogë Shqipëri-Greqi, nën hetim edhe prokurori i Gjirokastrës

Operacioni anti-drogë Shqipëri-Greqi, nën hetim edhe prokurori i
All - Paragraf - 1

Policia shqiptare njoftoi sot përfundimin e një operacioni dhjetë-mujor, që solli ndalimin e 61 personave shqiptarë dhe të huaj në qytete të ndryshme të vendit dhe jashtë tij si dhe u sekuestrua mbi një ton kanabis e një kilogram heroinë e kokainë.

Mes personave te hetuar nga Prokuroria e Krimeve te Renda eshtë prokurori i Gjykatës së Shkallës së Parë të Gjirokastrës, Spartak Çoçoli, që aktualisht eshte pezulluar nga puna dhe eshte nën masën e sigurisë ‘Detyrim paraqitje'.

“Në datë 24 janar 2019 u ndaluan shtetasit E. H., banues në Tiranë dhe E. D., banues në Përmet, si dhe u procedua masa e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Pezullim i ushtrimit të detyrës publike” i shtetasit S. Ç., banues në Gjirokastër (Prokuror pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër)”, deklaroi policia, qe ben te ditur se ai akuzohet per dy vepra penale.

“Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, “Deklaratë e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.

Çoçoli ishte denoncuar më parë publikisht nga familja e një vajze të larguar nga shtëpia se kishte favorizuar personin që ata e akuzonin për rrëmbim ne kembim te 1 mije eurove.

Të fundit