Flash News

KRYESORE

Operacioni antidrogë godet 4 grupe, arrestohen 21 shqiptarë dhe 6 italianë

Operacioni antidrogë godet 4 grupe, arrestohen 21 shqiptarë dhe 6

Policia e Shqipërisë dhe Policia e Italisë kanë zhvilluar një operacion të gjerë antidrogë, ku janë goditur katër grupe kriminale. Sipas informacioneve paraprake raportohet se janë 27 persona të arrestuar, 21 shqiptarë dhe 6 italianë.

Operacioni raportohet se është shtrirë në disa qytete të Shqipërisë dhe të Italisë, ndërkohë që deri më tani në Vlorë mësohet se janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar: Bilbil Kabello, Luka Beqiraj, Arbnor Hoxhaj, Kujtim Elmazi, Denis Pashaj dhe Kristian Llanaj.

Të arrestuarit akuzohen për trafik ndërkombëtar droge, ndërkohë që detaje më të plota do të raportohen në vijim.

Operacioni/ I arrestuari sot në Vlorë, u ndalua vitin e kaluar në Itali për trafik droge

Të fundit