Flash News

KRYESORE

Operacioni antidrogë në Greqi, arrestohen 21 shqiptarë dhe grekë

Policia e shtetit grek ka goditur një grup që mërrej me trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike nga Shqipëria në Greqi, përmes kufirit në Igumenicë. Lënda narkotike e tipit kishte destinacion Athinën. Gjatë operacionit janë arrestuar 21 shtetas shqiptarë e grekë, në qytete të ndryshme të Greqisë.

Janë sekuestruar 142.5 kg marijuanë, 3.3 kg kokainë, 1 pistoletë dhe 16.756 euro. Këtij grupi në operacione të mëparshme i janë sekuestruar edhe 140 kg marijuanë, 650 gramë kokainë dhe 400 gramë heroinë, ndërkohë llogaritet që prej shtatorit 2018 ky grup ka arritur të trafikojë e shesë rreth 500 kg marijuanë, 6 kg kokainë dhe 1 kg heroinë.

Nga fillimi i këtij viti, policia greke ka sekuestruar rreth 840 kg marijuanë që vinte nga Shqipëria.

Të fundit