Flash News

KRYESORE

Operacioni antidrogë Shqipëri-Itali, zbardhen emrat e shqiptarëve të arrestuar në Tiranë

Operacioni antidrogë Shqipëri-Itali, zbardhen emrat e shqiptarëve

Policia italiane në bashkëpunim me policinë e vendit tonë, arritën nëpërmjet një operacioni të pëbashkët të godasin një grup kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike.

Ndërkohë, shqiptarët e arrestuarve në kuadër të këtij operacioni janë Elison Hysenbelliun, 40 vjeç, banues në Bathore si dhe Jurgen Duka (Mëziri), 38 vjeç, banues në Kamzë.

Operacioni “Riviera”, i iniciuar nga Prokuroria Rajonale Antimafia në Bolonja, në bashkëpunim me Grupin e Operacioneve Speciale (ROS) të Karabinierisë në Bolonja, Itali, pati si qëllim goditjen e një grupi të organizuar kriminal, të përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë, me aktivitet trafikimin e narkotikëve në rajonin e Emilia Romagna në Itali.

Kujtojmë se në këtë aksion që ka nisur që prej mbrëmjes së djeshme ku është goditur një grup kriminal me shtetas shqiptar dhe italianë, u arrestuan 16 persona.

Të fundit